Ndryshimi mes inspektimeve të "Mbreti Zogu I"

199 bytes added ,  1 vit më parë
v
Pasi Komiteti i Çlirimit të Kosovës doli nga Komiteti i Çlirimit Nacional më 1930, krerët e KÇK-së kthehen në atdhe dhe Zogu kërkoi të zgjedhë rrugën e marrëveshjes me ta. Nëpërmjet njerëzve të tij të besuar, si [[Salih Vuçitërni]] dhe Dom [[Gjon Bisaku]], Zogu e futi çështjen e Kosovës në tabanin kombëtar, përkrahu përkujtesën "Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi" që klerikët katolikë Bisaku, Dom Shtjefën Kurti dhe Luigj Gashi ua nisën sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drymund. Zogu përkrahu gjithashtu të përkohshmen ''Kosova'' me redaktor [[Gjergj Bubani|Gjergj Bubanin]], e që shtypej në Rumani, e që shërbente thuajse si organi zyrtar i Komitetit të Kosovës.<ref>{{Cite book|title=Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2016|isbn=978-9928-106-38-4|location=Tiranë|pages=62-63}}</ref>[[Skeda:Monument of Zog I of Albania in Burrel 01.jpg|parapamje|djathtas|Monumenti i Mbretit Zog në Burrel - foto nga dhjetori i vitit 2017.]]
=== Atentatet ===
Më [[23 shkurt]] [[1924]] për shkak se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset gjatë hyrjes së tij në parlament nga [[Beqir Valteri]] me [[24 shkurt]]. Tek po hynte në derë, Valteri qëlloi tri herë e Zogu mori dy plumba kalimthi, njëri në kofshë dhe tjetri në baqth. Plagët iu lidhën përkohësisht nga dr. [[Simon Simonidhi|Simonidhi]].<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|pages=503-504}}.</ref> Pasi atentatori mori garancinë personale, doli përzierja e [[Avni Rustemi|Avni Rustemit]] në atentat, komplotin e kishin organizuar 15-20 vetë dhe u burgosën ndër organizatorët Sali Hoxhë Elbasani (Hidri), [[Sejfulla Malëshova]], [[Omer Nishani]], etj.<ref name=":13">{{Cite book|title=Plumba politikës|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2010|isbn=978-99943-56-43-0|location=Tiranë|pages=222-223}}</ref>
 
I shoqëruar me një eskortë të fuqishme, kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej. Takoi atentatorin, të cilit iu premtua falje nëse rrëfente gërgasësin real, kësodore u implikua [[Avni Rustemi|Avni Rrustemi]]. Atentat në të cilin ishin implikuar edhe Sali Hidri (Hoxha), [[Sejfulla Malëshova]], [[Omer Nishani]], etj.<ref name=":02">Dervishi K., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. ISBN 978-9828-106-38-4</ref>
 
Më 20 shkurt 1931 në një vizitë në Vienë, pasi ndoqi operën "Der Bajazzo" ("Pagliacci") i bëhet një atentat nga [[Aziz Çami|A. Çami]] e [[Ndok Gjeloshi|N. Gjeloshi]]. Atentatorët qëlluan nëntë herë mbi mbretin dhe suitën e tij, duke vrarë majorin [[Llesh Topallaj]] dhe plagosur ministrin e oborrit [[Eqrem bej Libohova|Eqrem Libohovën]], të dy me pasaporta diplomatike jugosllave dhe që ndihmoheshin nga "[[Bashkimi Kombëtar (organizatë)|Bashkimi Kombëtar]]".<ref>Pearson O., ''Albania in the Twentieth Century, A History: Albania and King Zog, 1908-39'', I.B.Tauris, 2004, fq. 331. ISBN 9781845110130</ref>
Përkundër pasaktësive të përhapura nga lajkatarët e tij sikur Kongresi i Lushnjës qe fund e krye vepër e tij, Zogu u ftua thjesht si përfaqësues i Matit.{{sfn|Frashëri|2014|p=35-36}} Sipas historiografisë zyrtare shqiptare, Zogu nuk i shpalli luftë Italisë fashiste kur Shqipërisë u pushtua më 7 prill 1939 dhe grabiti arkën e financës shtetërore.{{sfn|Frashëri|2014|p=170}} Kërkimet arkivore kanë dëshmuar se është lëshuar urdhëresa që pushtuesi të pritej me armë,<ref name=":1" /> si dhe sasia e arit e tërhequr ishte e barazvlefshme vetëm me rrogën vjetore duke i shtuar përfitimin e shitjes së një pylli në vendlindje; ndërkohë, thesari i Shqipërisë ndodhej në Romë asokohe.<ref>{{Cite journal|last=Dervishi|first=Kastriot|date=2 shkurt 2003|title=Si u grabit ari shqiptar: [Në kohën e Mbretit Zog]|url=https://vargmal.org/dan5006|journal=55|volume=27|pages=12-13|via=}}</ref>
 
Në librin e autores angleze Margaret MacMillan ''Paris 1919: Six Months that Changed the World'' gjenden pohime të tilla të gabuara si "Esat Pasha ishte dajë i Ahmet Zogut". Në të vërtetë gjyshi i Zogut nga e ëma ishte kushëri i dytë me Esad Pashën.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=489}}.</ref> Nëpër librat e historiografisë komuniste do të përmendej vazhdimisht atentati i 23 shkurtit 1924, por pa u përmendur se kush e bëri sepse Valteri qe ndër të dënuarit me vdekje nga [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqi Special]].<ref>{{Harvnb|Dervishi|2010|page=224}}.</ref>
 
== Referencat ==
3.800

edits