Ndryshimi mes inspektimeve të "Mbreti Zogu I"

21 bytes added ,  1 vit më parë
v
=== Politike ===
Xhandarmëria me të cilën kishte lidhje personale u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të Zogut. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimin brenda disa javëve të administratës shtetërore në gjithë vendin.{{sfn|Frashëri|2014|p=39}} Me një politikë të brendshme të karakterizuar nga intrigat politike dhe konfliktit të interesave të grupeve të ndryshme klasore, fetare e krahinore dhe me njerëzit ndërdyshës me çdo lloj pushteti të centralizuar, politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njëfarë stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shtetëror dhe luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.<ref>{{Cite book|title=Strategies of Symbolic Nation-building in South Eastern Europe|last=Kolstø|first=Pål|publisher=Routledge|year=2016|isbn=9781317049357|location=|pages=201}}</ref> Zogu arriti stabilitetin duke u ujdisur me krerët vendorë, si bejlerë, bajraktarë dhe shehlerë;<ref>{{Cite book|title=Popular Movements and Democratization in the Islamic World|last=Clayer|first=Nathalie|publisher=Routledge|year=2007|isbn=9781134150618|editor-last=Kisaichi|editor-first=Masatoshi|location=London/New York|pages=34|chapter=Saints and Sufis in post-Communist Albania}}</ref> i përkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtës kundrejt bolshevizmit.<ref>{{Cite book|title=The Changing World Religion Map: Sacred Places, Identities, Practices and Politics|last=Jordan|first=Peter|publisher=Springer|year=2015|isbn=9789401793766|editor-last=Brunn|editor-first=Stanley|volume=1-5|location=|pages=1588|chapter=An Exception in the Balkans: Albania's Multiconfessional Identity}}</ref> Rikthimi i tij në pushtet dhjetorin e 1924 u bë pengesa më serioze për përhapjen e komunizmit në Shqipëri, simpatizantët e të cilit kishin qenë të afërt me [[Fan Noli|Nolin]].<ref>{{Cite book|title=Fillimet e Diktaturës Komuniste në Shqipëri 1944-1948|last=Hoxha|first=Çelo|publisher=Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit|year=2013|isbn=9789928168115|location=Tiranë|pages=8}}</ref>
 
Nga 1932 u bënë përpjekje diplomatike disapalëshe për nisjen e strehimit të hebrenjve përpjestimisht me territorin dhe popullatën shqiptare. Qindra hebrenj hynë në territorin shqiptar gjatë periudhës 1932-1939 me viza të rregullta të lëshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administratës së Zogut vijoi edhe në mërgimin e tij përfundimtar, ku pati premtuar se, po të rikthehej në pushtet, në këmbim të mbështetjes dhe simpatisë britanike "''do të mundësonte strehimin e mbi 25 mijë familjeve hebraike në vendin e tij''".<ref name=":12">{{Cite book|title=Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi|last=Sinani|first=Shaban|authorlink=Shaban Sinani|publisher=Naimi|year=2009|isbn=978-99956-800-2-2|location=Tiranë|pages=93, 96-97}}</ref>
 
==== Kosova ====
Pasi Komiteti i Çlirimit të Kosovës doli nga Komiteti i Çlirimit Nacional më 1930, krerët e KÇK-së kthehen në atdhe dhe Zogu kërkoi të zgjedhë rrugën e marrëveshjes me ta. Nëpërmjet njerëzve të tij të besuar, si [[Salih Vuçitërni]] dhe Dom [[Gjon Bisaku]], Zogu e futi çështjen e Kosovës në tabanin kombëtar, përkrahu përkujtesën "Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi" që klerikët katolikë Bisaku, Dom Shtjefën Kurti dhe Luigj Gashi ua nisën sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drymund. Zogu përkrahu gjithashtu të përkohshmen ''Kosova'' me redaktor [[Gjergj Bubani|Gjergj Bubanin]], e që shtypej në Rumani, e që shërbente thuajse si organi zyrtar i Komitetit të Kosovës.<ref>{{Cite book|title=Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2016|isbn=978-9928-106-38-4|location=Tiranë|pages=62-63}}</ref>[[Skeda:Monument of Zog I of Albania in Burrel 01.jpg|parapamje|djathtas|Monumenti i Mbretit Zog në Burrel - foto nga dhjetori i vitit 2017.]]
 
==== Hebrenjtë ====
Nga 1932 u bënë përpjekje diplomatike disapalëshe për nisjen e strehimit të hebrenjve përpjestimisht me territorin dhe popullatën shqiptare. Qindra hebrenj hynë në territorin shqiptar gjatë periudhës 1932-1939 me viza të rregullta të lëshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administratës së Zogut vijoi edhe në mërgimin e tij përfundimtar, ku pati premtuar se, po të rikthehej në pushtet, në këmbim të mbështetjes dhe simpatisë britanike "''do të mundësonte strehimin e mbi 25 mijë familjeve hebraike në vendin e tij''".<ref name=":12">{{Cite book|title=Hebrenjtë në Shqipëri ─ Prania dhe shpëtimi|last=Sinani|first=Shaban|authorlink=Shaban Sinani|publisher=Naimi|year=2009|isbn=978-99956-800-2-2|location=Tiranë|pages=93, 96-97}}</ref>[[Skeda:Monument of Zog I of Albania in Burrel 01.jpg|parapamje|djathtas|Monumenti i Mbretit Zog në Burrel - foto nga dhjetori i vitit 2017.]]
=== Atentatet ===
Më [[23 shkurt]] [[1924]] për shkak se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues, ku gjatë hyrjes i bëri pritë [[Beqir Valteri]]. Dorasësi qëlloi tri herë e Zogu mori dy plumba kalimthi, njëri në kofshë dhe tjetri në baqth. Plagët iu lidhën përkohësisht nga dr. [[Simon Simonidhi|Simonidhi]].<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|pages=503-504}}.</ref> Pasi atentatori mori garancinë personale, doli përzierja e [[Avni Rustemi|Avni Rustemit]] në atentat, komplotin e kishin organizuar 15-20 vetë dhe u burgosën ndër organizatorët Sali Hoxhë Elbasani (Hidri), [[Sejfulla Malëshova]], [[Omer Nishani]], etj.<ref name=":13">{{Cite book|title=Plumba politikës|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2010|isbn=978-99943-56-43-0|location=Tiranë|pages=222-223}}</ref>
3.800

edits