[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 21:
== Jeta ==
I biri i Ndok Ilisë, dhe i një gruaje nga [[Malta]] të quajtur Korina, u shkollua në vendlindje (1825-1829) ndër shkollat e mbajtura nga familjet reshpere, si shkolla e [[Gegë Kodheli]]t, [[Gjon Shkrumi]]t, [[Zef Kamsi]]t, [[Jak Kraja|Jak Krajës]], etj. I ati i Zefit, Ndok Ilia qe dërguar në shërbime zyrtare prej anës së Vezirit të Shkodres, Mustafa Pashës, herë në Vjenë, herë në Serbi, herë në Trieste etj, në vende të huaja.
 
<3
Meqenëse dajat i kishte në Maltë, qe dërguar për studime atje, ku përfundoi shkollën e mesme tregtare (1830-1838). Gjatë studimeve mësoi italishten, frëngjishten, anglishten. Zefi me kohë, ra në kontakte tregtare me Anglezë dhe Italianë, i ndikuar nga idetë e kohës, nisen t'i ngjallen ndjenjat patriotike që me kohën ia forcuan dashurinë për vendin e dëshirën për lirinë e atdheut nga zgjedha e huaj. Mbasi iu vra i ati me 1840, Zefi në 1841 u kthye në atdhe dhe në Shkodër qe ngarkuar me dëtyra të ndryshme nga ana e qeverisë. Zuri vend në zyrën postare që çdo 10 ditë dërgonte një njeri të besuar me letra dhe lekë për në Smilova Uglica, që ishte pika e kufirit mes Perandorisë Austriake e asaj Otomane, në rrethinat e Kotorrit. Prej ku merrte në dorëzim postën tregtare drejtuar Shqipërisë nga qytetet austriake e italiane të Adriatikut Qednror e Verior. Përkrahë [[Hamza Kazazi|Hamz Kazazin]] në rrafshimin e seminarit jezuit t'etënve italianë, në Shkodër.<ref>Arkivi Qendror Historik, Fondi i Arqipeshkvisë së Shkodrë nr.8/68 Relacion i Ipeshkvit të Shkodrës dërgue kardinal G. Fransonit të Propaganda Fidae 29.VII.1851. Shkëputë nga monografia e Jup Kastratit: Zef Jubani, jeta dhe vepra, Tiranë 1987</ref> Më 1847 ngarkohet me ble 100 barrë drithë në tregjet e Tiranës, Kavajës e Durrësit me rastin e një zie buke në Shkodër.<ref>Dafrende-i bujrulldi, turqisht, 13 maj 1265 hixhri (1847)</ref> Më vonë qe ngarkuar me dëtyrën e krye-intendentit të nozullimeve të Rumelisë deri në Edrene. Për njohuritë e tij tregtare, Porta e Lartë i dha fuqi të pakufshme në kohë lufte. Në vitin 1848 Zef Jubani hyni në shërbim të konsullatës franceze. Konsulli Hecquard e kishte Zefin në patronazh. Të cilin Zefi e ndihmoi me materiale për vëllimin e tij «Historire et descripttion de la Haute Albanie ou Guégarie» Paris 1858. Ngaqë Zefi qysh me 1850, bashkë me mikun e vet shkodran, Halil Koplikun kishte nisë me mbledhë folklorin nga hinterlandi. Zefi do shkruajnë «''zoti Hekard e përshkroi Shqipninë e Veriut mbi gjurmët e veprës sime të pabotueme, e futi mbrendë disa kangë, që ia dhashë hua për nder, vetëm në përkthimin italisht. Tekstin shqip e rueja me zili për veprën time, që mendojshe ta botoj''»<ref>Giuseppe Jubani «Raccolta di canti e rapsodie di poemi albanesi» Trieste, 1871 f.4</ref>
Duhet të konsiderohet ndër të parët pararëndës të Rilindjes, personalitet i kulturuar dhe i pajisur me ide patriotike e përparimtare. Qe kurdoherë një kundërshtarë i klerit katolik të huaj.