[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 27:
 
Më 1862 bashkëpunoi në organizmin e lëvizjes antiosmane të [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]]. Autor i veprave: "Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare", "Aktualiteti i popullit të Shqipërisë së Veriut", "Kundrime mbi gjendjen morale dhe intelektuale të popullit shqiptar", etj. Në shkurt të 1868 i kushton një poezi [[Elena Gjika|Elena Gjikës]], me titullin "Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë - Kangë lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora d'Istria", ku autori nënshkruan ''Sepi Ndokë Ilija-Jubani''. Përmend sesi princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë, duke ndihmuar Shqiptarë dhe Arbëresh. Ajo do të shkruajë për të në një artikull të "Revista Europea", numri gjegjës i të cilës s'ekziston, por njihet nga burime të tërthorta. Poezia e Jubanit u botua për herë të parë në veprën "Dora d'Istrias - Shqiptarët" me 1870, përmbledhje poetike. Përfaqësues të inteligjencës nga Shqipnia, arbëreshët e Italisë dhe Greqisë mblodhën në këtë vëllim disa poezi të tyre kësaj shkrimtareje të përmendur për përkrahjen e çështjes kombëtare. Vëllim që dëshmon gjërësinë që kishte marrë shkrimi i poezive në shqip, e ndokush kishte nusur me shkrue edhe vargje të mira. Manifest i parë, i përbashkët i lëvizjes letrare kombëtare, që po rritej në këto vise<ref>USHT, Historia e Shqipërisë, II fq. 13, Tiranë 1965 ─ marrë nga Jup Kastrati fq. 62-66 vepër e cituar</ref>. Në shenjë falenderimi, princesha Gjika i nisën një foto me autograf. Me 21 qershor 1870 i nisën një letër [[Jeronim de Rada|De Radës]], ku në fund shkruan: "''Nëse do të dëshironi të më përgjigjeni mund ta dërgoni letrën tuej të porositun në Trieshtë te zoti G. A. Moskem duke nisur në këtë adresë "À Monsieur Jiseph Chevalier Joubany, Trieste, récomandé à M. G.A. Moscheni"''». Me sa duket, me 1870 është kalorës. Po kush ia dha këtë titull nuk dihet. Periudhë kjo kur merrej me tregtinë e krimbit të mëndafshit, kulturë të cilën mendonte ta hapte edhe ndër arbëreshët e Italisë duke e menduar me përfitim me të dyja palët. Me 12 korrik 1870, shkroi në Shkodër «Aktualitet i popullit të Shqipnisë së Veriut». Më 1871, botoi në Trieste "Përmbledhje këngësh popullore dhe rrapsodish shqiptare": Rëndësia e këtij libri qëndron në atë se është përmbledhja e parë e folklorit nga një autor shqiptar brenda vendit. Këngët historike me temë patriotike e kanë vlerën e vet të veçantë, të cilat frymëzonin masat e gjëra popullore për çlirimin kombëtar. Në libër autori ka përfshi edhe disa krijime të autorëve tjerë, si dhe një poezi të bukur nga një autor anonim me titull "Zâni i kasnecëve", kjo vjershë ishte një kushtrim kundër pushtuesve turq, e ndërtuar bukur artistikisht dhe me porosi të qarta atdhetare. Ishte e përkthyer edhe frengjisht dhe kishte pasur ribotime. Prej saj u frymëzua edhe [[Pashko Vasa]] dhe shkroi poezinë "O moj Shqypni", Jubani shkroi edhe libra tjerë me tema historike e ekonomike, por edhe librin "Histori e Gjergj Kastriotit", që i mbeti i pa mbaruar dhe pa botuar. Me 1878 ne Venedik botoi vepren "Projekt lundrimi me avulloret italiane ne Adriatik, tregtia e [[Venediku]]t me Shqipërinë". Zef Jubani ishte për zhvillimin ekonomik të vendit, për ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave, për krijimin e shoqërive ekonomike, për themelimin e ndërmarrjeve publike, për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë së jashtme. Kërkoi që mësuesit të ishin vendës, që arsimi të kishte karakter kombëtar, demokratik e laik. Njihet si krijues i një alfabeti të posaçëm me bazë latine. Si atdhetar dhe mendimtar i dha një ndihmëse të vyer Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dhe pak para se të ndërronte jetë i jep testamentin e tij mikut [[Pjetër Gurakuqi]]t<ref>Kolec Çefa: Luigj Gurakuqi në një optikë të re, Instituti i Historisë, Prishtinë 2011</ref>. U nda nga jeta më 1 shkurt 1880 në Shkodër<ref>[http://www.nasergashi.com/gjuha-dhe-letersia-shqipetare-f10/zef-jubani-t699.htm Gjuha dhe letërsia shqipe]</ref><ref>[http://www.presheva.com/biografi/bio-zefjubani.html Biografi Z. Jubani]</ref>.
 
E.Elezi
 
==Galeria==