Hape menynë kryesore

Changes

372 bytes added ,  11 muaj më parë
v
 
=== Arratisja dhe mërgimi ===
Kur mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë, Zogu shpalli urdhrit që të fillojë rezistenca me armë, sapo të zbresin armiqtë në tokën shqiptare. Sulmi i pritur nga italianët bëri që Zogu me familjen mbretërore dhe një numër të pasuesve të tij, të linin Shqipërinë.<ref name=":1">{{Cite book|title=Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit|last=Juka|first=Gëzim H.|publisher=Reklama|year=2018|isbn=9789928440358|location=Tiranë|pages=20-21}}</ref> Zogu u trajtua në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. U largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim.{{sfn|Frashëri|2014|p=123-124}} Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.{{sfn|Frashëri|2014|p=125}}
 
Në mesin e 1940 Mbreti Zog mbërriti në Britaninë e Madhe me eskortën e vet të përbërë nga 35 vetë, u vendos në hotelin "Ritz". Qe mjaftueshëm aktiv në shtypin perëndimor, në të cilin numëroheshin dhjetëra intervista dhe shkrime për të në gazetat më të njohura britanike. Në një intervistë për gazetën ''Manchester Guardian'' më 12 shtator 1942, lakoi mundësinë për një Federatë Ballkanike.<ref name="Kapri&Brits">{{cite web|last=Kapri|first=Erald|url=http://shqiptarja.com/kulture/2730/promovohet-libri-sekretet-e-luftes-i-studiuesit-erald-kapri-451519.html|title=''Sekretet e Luftës: Shqipëria tjetër në dokumentet britanike''|publisher=Instituti i Studimeve Historike "Lumo Skëndo"|date=2017|pages=491-498|isbn=978-9928-4416-3-8}}</ref> Njohja e tij si sovran në mërgim kundërshtohej nga Moska dhe Uashingtoni.{{sfn|Frashëri|2014|p=128}}
 
=== Politike ===
Xhandarmëria me të cilën kishte lidhje personale u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të Zogut. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimin brenda disa javëve të administratës shtetërore në gjithë vendin.{{sfn|Frashëri|2014|p=39}} Me një politikë të brendshme të karakterizuar nga intrigat politike dhe konfliktit të interesave të grupeve të ndryshme klasore, fetare e krahinore dhe me njerëzit ndërdyshës me çdo lloj pushteti të centralizuar, politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njëfarë stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shtetëror dhe luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.<ref>{{Cite book|title=Strategies of Symbolic Nation-building in South Eastern Europe|last=Kolstø|first=Pål|publisher=Routledge|year=2016|isbn=9781317049357|location=|pages=201}}</ref> Qershorin e 1925 organizoi në Namazgjah të Tiranës organizoi pritjen e 540 krerëve tradicionalë të bajrakëve e maleve, edhe armiq të betuar të Presidentit të ri, dhe u kërkoi besën që të rronin paqësisht me njëri-tjetrin, të dorëzonin armët, të mos bënin vetëgjyqësi, por t'ia linin shtetit tagret e së drejtës.<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|page=542}}.</ref> Zogu arriti stabilitetin duke u ujdisur me krerët vendorë, si bejlerë, bajraktarë dhe shehlerë;<ref>{{Cite book|title=Popular Movements and Democratization in the Islamic World|last=Clayer|first=Nathalie|publisher=Routledge|year=2007|isbn=9781134150618|editor-last=Kisaichi|editor-first=Masatoshi|location=London/New York|pages=34|chapter=Saints and Sufis in post-Communist Albania}}</ref> i përkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtës kundrejt bolshevizmit.<ref>{{Cite book|title=The Changing World Religion Map: Sacred Places, Identities, Practices and Politics|last=Jordan|first=Peter|publisher=Springer|year=2015|isbn=9789401793766|editor-last=Brunn|editor-first=Stanley|volume=1-5|location=|pages=1588|chapter=An Exception in the Balkans: Albania's Multiconfessional Identity}}</ref> Rikthimi i tij në pushtet dhjetorin e 1924 u bë pengesa më serioze për përhapjen e komunizmit në Shqipëri, simpatizantët e të cilit kishin qenë të afërt me [[Fan Noli|Nolin]].<ref>{{Cite book|title=Fillimet e Diktaturës Komuniste në Shqipëri 1944-1948|last=Hoxha|first=Çelo|publisher=Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit|year=2013|isbn=9789928168115|location=Tiranë|pages=8}}</ref>
 
==== Kosova ====
3.800

edits