Hape menynë kryesore

Changes

1.613 bytes added ,  11 muaj më parë
→‎Prejardhja dhe hapat e parë politik: rindertim i pjeses ne lidhje me austro-hungarezet konform burimit te ri
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit privat Hysen efendi Çekën nga [[Elbasani]] [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]] dhe Hafiz Muharremin nga [[Dibra]] për [[Gjuha turke|gjuhën turke]],<ref>{{Cite book|title=Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë (1912-1939)|last=Ushtelenca|first=Ilir|publisher=Ermir|year=1995|isbn=|location=Tiranë|pages=22|oclc=654712082}}</ref> deri në moshën 13 vjeçare. Më 1903, largohet për në [[Stambolli|Stamboll]] me vetëm një shoqërues,<ref>{{Cite web|url=http://www.albanianhistory.net/1933_Zogu/index.html|title=King Zog Tells his Story to Herman Bernstein, former United States Minister to Albania.|date=1933|accessdate=9 janar 2019|website=albanianhistory.net}}</ref> [[Abdurrahman Krosi|Lalë Krosin]],<ref>{{Cite book|title=A Biographical Dictionary of Albanian History|last=Elsie|first=Robert|authorlink=Robert Elsie|publisher=I.B.Tauris|year=2013|isbn=9781780764313|location=|pages=257}}</ref> dhe filloi studimet në "Numenu Tereki", dhe më pas vazhdoi shkollën e oficerëve.<ref name="Dervishi" /> Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj në kryeqytetin perandorak.<ref>{{Cite book|title=Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti|last=Ikonomi|first=Ilir|publisher=Uet press|year=2016|isbn=978-9928-190-91-8|location=Tiranë|pages=140|ref=harvnb}}</ref><ref>{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?id=wPOtzk-unJgC&printsec=frontcover&dq=The+crescent+and+the+eagle:+Ottoman+rule,+Islam+and+the+Albanians,+1874-1913+lexicon&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiT94zl8ebXAhWJT7wKHYRLADEQ6AEIJjAA#v=snippet&q=Isa%20Boletin&f=false|title=The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913|last=Gawrych|first=George|publisher=IB Tauris|year=2006|isbn=9781845112875|location=London|pages=34|ref=harv}}</ref> Kur u kthye në vendlindje më 17 gusht 1912, mënjanoi me ngadalë vëllain [[Xhelal bej Zogolli|Xhelal beun]] dhe i siguroi vetes parësinë e krahinës së Matit<ref name=":0" /> duke marrë titullin '''[[Myhtar]]'''.'''<ref name=":4">{{Cite book|title=Dokumente historike 1912-1918|last=Nosi|first=Lef|authorlink=Lef Nosi|publisher=ASH, Instituti i Historisë|year=2007|isbn=978-99956-10-04-3|location=Tiranë|pages=288|ref=harvnb}}</ref>''' Mbrojti krahinën nga ndërhyrjet serbe dhe më pas e përfaqësoi në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] bashkë me kushëririn e tij [[Dervish bej Biçakçiu|Dervish bej Biçakçiun]],<ref name=":0">{{Harvnb|Vlora|2003|pages=452-453}}.</ref> ku përfaqësoi Matin me Riza Beun dhe Kurt agë Kadiun.<ref>{{Harvnb|Nosi|2007|page=185}}.</ref> Gjatë [[Lufta e Parë Ballkanike|Luftës së Parë Ballkanike]] organizoi forcat e tij në [[Kakarriq]] kundër forcave serbo-malazeze.<ref name="Dervishi">{{Cite book|title=Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=259-260}}</ref>
 
Shtatorin e 1914 ndihmoi kushëririn e tij, [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanin]] me 1 mijë e 500 matjanë kryesuar nga i vëllai Xhelal beu, për të shtypur [[Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=367}}.</ref> Më 1916 ndërmori nismën që të organizonte një kongres kombëtar në Elbasan<ref name="Dervishi" /> me ndihmën e ushtrisë bullgare të vendosur në qytet me [[Aqif pashë Elbasani|Aqif pashë Elbasanin]]. Përhapi lajmin në parinë shqiptare, duke synuar të përtërinte punën e Kuvendit të Vlorës, të pohonte besnikërinë ndaj Princ Vidit dhe të rivendoste administratën shqiptare në shpresën që do t'i njihej autonomia nga autoritetet austro-hungareze që ishin vendosur në Shkodër. Nga karantina e vendosur në qytet për shkak të shpërthimit të murtajës, u tërhoq në Mat. Administrata austro-hungareze e bindi të rekrutonte dhe komandonte vullnetarë kundër italianëve me gradën e kolonelit të ushtrisë mbretërore e perandorake. Por Zogu vijoi planet e tij për ndezjen e fuqisë ushtarake dhe administrative për autonominë shqiptare, autoritetet austro-hungareze kësodore e mërguan në Austri janarin e 1917. Duke qenë pjesë e delegacionit ceremonial shqiptar si përfaqësues i Matit, i ofroi nderimet kurorëzimit të të perandorit Karli I; delegacioni shqiptar u prit në dëgjesë nga perandori i ri, Zogu u dekorua. Në pamundësi për të ikur nga kryeqyteti perandorak, sepse shihej si dezertim, mundi të kthehej në atdhe vetëm pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.<ref name=":6">{{Cite web|url=http://padis.uniroma1.it/bitstream/10805/964/1/Ahmet%20Zog%27s%20Foreign%20Policy.pdf|title=Foreign Policy of Ahmet Zog: The Independent State of Albania 1920-1926 (PhD)|date=shtator 2010|website=uniroma1.it|last=Hoxha|first=Donika|pages=29-30}}</ref> Qëndroi deri në dhjetor 1919 në [[Viena|Vienë]], ku fitoi përvojë të veçantë në oborrin perandorak austro-hungarez,<ref name="Dervishi" /> dhe u kthye duke zotëruar gjermanishten rrjedhshëm.<ref name=":6" />
Shtatorin e 1914 ndihmoi kushëririn e tij, [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanin]] me 1 mijë e 500 matjanë kryesuar nga i vëllai Xhelal beu, për të shtypur [[Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=367}}.</ref> Më 1916 ndërmori nismën që të organizonte një kongres kombëtar në Elbasan.<ref name="Dervishi" />
 
Më 1917 vajti në Vjenë si delegat i Matit me rastin e kurorëzimit të perandorit Karli I.{{sfn|Frashëri|2014|p=34-35}} Atje u paraqit edhe si udhëheqës politik që kryesonte një forcë të armatosur prej disa mijëra vetësh. Mashtroi administratën ushtarake të Vjenës duke paraqitur lista sikur paguante rroga për 10.000 ushtarë kur nuk kishte as 5000. Vjena i lidhi rrogën e një koloneli rezervë derisa zbuloi mashtrimin me numrin e ushtarëve me ç'rast Zogu u internua.{{sfn|Frashëri|2014|p=35, 146}} Qëndroi deri në dhjetor 1919 në [[Viena|Vienë]], ku fitoi përvojë të veçantë në oborrin perandorak austro-hungarez.<ref name="Dervishi" />
 
Në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjës]] u ftua të merrte pjesë si delegat i Matit,{{sfn|Frashëri|2014|p=35-36}} ku mori me vete 100 matjanë kurse 200 të tjerë i la në Tiranë, aksion që rezultoi fatlum për Kongresin, meqë autoritetet italiane do të bënin çmos që ta pengonin mbarëvajtjen e tij.{{sfn|Frashëri|2014|p=36-37}} Kongresin e garantoi me matjanët e tij besnikë.<ref name="Dervishi" />{{sfn|Frashëri|2014|p=37}}
 
=== Historiografia ===
Marrëdhënia e tij me pushtim-administrimin austro-hungarez është cilësuar sikur i ka mashtruar në numrin e rekrutimeve - nga burimet shqiptare,{{sfn|Frashëri|2014|p=35, 146}} por studimet e reja tregojnë se mërgimi i tij në Vjenë erdhi si pasojë e cilësimit të tij si element i dëmshëm për politikën austro-hungareze në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore.<ref name=":6" />
 
Përkundër pasaktësive të përhapura nga lajkatarët e tij sikur Kongresi i Lushnjës qe fund e krye vepër e tij, Zogu u ftua thjesht si përfaqësues i Matit.{{sfn|Frashëri|2014|p=35-36}} Sipas historiografisë zyrtare shqiptare, Zogu nuk i shpalli luftë Italisë fashiste kur Shqipërisë u pushtua më 7 prill 1939 dhe grabiti arkën e financës shtetërore.{{sfn|Frashëri|2014|p=170}} Kërkimet arkivore kanë dëshmuar se është lëshuar urdhëresa që pushtuesi të pritej me armë,<ref name=":1" /> si dhe sasia e arit e tërhequr ishte e barazvlefshme vetëm me rrogën vjetore duke i shtuar përfitimin e shitjes së një pylli në vendlindje; ndërkohë, thesari i Shqipërisë ndodhej në Romë asokohe.<ref>{{Cite journal|last=Dervishi|first=Kastriot|date=2 shkurt 2003|title=Si u grabit ari shqiptar: [Në kohën e Mbretit Zog]|url=https://vargmal.org/dan5006|journal=55|volume=27|pages=12-13|via=}}</ref>
 
Në librin e autores angleze Margaret MacMillan ''Paris 1919: Six Months that Changed the World'' gjenden pohime të tilla të gabuara si "Esat Pasha ishte dajë i Ahmet Zogut". Në të vërtetë gjyshi i Zogut nga e ëma ishte kushëri i dytë me Esad Pashën.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=489}}.</ref> Nëpër librat e historiografisë komuniste do të përmendej vazhdimisht atentati i 23 shkurtit 1924, por pa u përmendur se kush e bëri sepse Valteri qe ndër të dënuarit me vdekje nga [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqi Special]].<ref>{{Harvnb|Dervishi|2010|page=224}}.</ref>
 
== Nderime ==
Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, u dekorua nga perandori Karli I me Kryqin e Komandantit të Urdhrit të Franc Jozefit I.<ref name=":6" />
 
== Referencat ==
3.800

edits