Mbreti Zogu I: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
1l2l3k (diskuto | kontribute) v →Prejardhja dhe hapat e parë politik: si mund te lindi dikush "bej"? Bejlerlleku nuk eshte titull i trashegueshem sipas ligjit te Shehriatit |
1l2l3k (diskuto | kontribute) v ca rregullime te vogla |
||
Rreshti 8:
U lind në 1895 me emrin Ahmet Zogolli në [[Kalaja e Burgajetit|kalanë e Burgajetit]], në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]], djali i dytë i [[Xhemal Zogolli|Xhemal pashë Zogollit]], dhe djali i parë nga gruaja e dytë e Xhemalit, [[Sadije Toptani|Sadije hanëm Toptani]]. Nga lisi i gjakut rrjedhte nga [[Familja Zogolli|oxhaku i bejlerëve]] të Matit, të njohur prej katër shekujsh si bajraktarë të fiseve të atjeshme dhe, prej tre shekujsh, edhe si kajmekamë të trashëguar si mëkëmbës vendorë të sanxhakbeut të [[Ohri|Ohrit]] dhe pas 1840 të valiut të [[Shkodra|Shkodrës]].<ref name=":03">{{Cite book|title=[[Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri : skicë historike|Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. II]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Amelie|publisher=55|year=2010|origyear=1955-56|isbn=978-99943-56-89-8|location=Tiranë|pages=208}}</ref> Nga ana e nënës vinte nga Toptanët e Pishës, degë e [[Toptanajt|Toptanve]], bejlerët e plotfuqishëm të [[Kruja|Krujës]] dhe [[Tirana|Tiranës]].<ref>{{Cite book|title=Nga notimet e Zogut I, mbretit të Shqiptarëve|last=Selmani|first=Hysen|publisher=Kristalina-KH|year=2008|isbn=9995665085|location=|pages=19-20}}</ref>
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit
Shtatorin e 1914 ndihmoi kushëririn e tij, [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanin]] me 1 mijë e 500 matjanë kryesuar nga i vëllai Xhelal beu, për të shtypur [[Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=367}}.</ref> Më 1916 ndërmori nismën që të organizonte një kongres kombëtar në Elbasan<ref name="Dervishi" /> me ndihmën e ushtrisë bullgare të vendosur në qytet me [[Aqif pashë Elbasani|Aqif pashë Elbasanin]]. Përhapi lajmin në parinë shqiptare, duke synuar të përtërinte punën e Kuvendit të Vlorës, të pohonte besnikërinë ndaj Princ Vidit dhe të rivendoste administratën shqiptare në shpresën që do t'i njihej autonomia nga autoritetet austro-hungareze që ishin vendosur në Shkodër. Nga karantina e vendosur në qytet për shkak të shpërthimit të murtajës, u tërhoq në Mat. Administrata austro-hungareze e bindi të rekrutonte dhe komandonte vullnetarë kundër italianëve me gradën e kolonelit të ushtrisë mbretërore e perandorake. Por Zogu vijoi planet e tij për ndezjen e fuqisë ushtarake dhe administrative për autonominë shqiptare, autoritetet austro-hungareze kësodore e mërguan në Austri janarin e 1917. Duke qenë pjesë e delegacionit ceremonial shqiptar si përfaqësues i Matit, i ofroi nderimet kurorëzimit të të perandorit Karli I; delegacioni shqiptar u prit në dëgjesë nga perandori i ri, Zogu u dekorua. Në pamundësi për të ikur nga kryeqyteti perandorak, sepse shihej si dezertim, mundi të kthehej në atdhe vetëm pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.<ref name=":6">{{Cite web|url=http://padis.uniroma1.it/bitstream/10805/964/1/Ahmet%20Zog%27s%20Foreign%20Policy.pdf|title=Foreign Policy of Ahmet Zog: The Independent State of Albania 1920-1926 (PhD)|date=shtator 2010|website=uniroma1.it|last=Hoxha|first=Donika|pages=29-30}}</ref> Qëndroi deri në dhjetor 1919 në [[Viena|Vienë]], ku fitoi përvojë të veçantë në oborrin perandorak austro-hungarez,<ref name="Dervishi" /> dhe u kthye duke zotëruar gjermanishten rrjedhshëm.<ref name=":6" />
|