Mbreti Zogu I: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Kryeministër: pajim me reference
Rreshti 98:
 
=== Historiografia ===
Marrëdhënia e tij me pushtim-administrimin austro-hungarez është cilësuar sikur i ka mashtruar në numrin e rekrutimeve - nga burimet shqiptare,{{sfn|Frashëri|2014|p=35, 146}} por studimet e reja tregojnë se mërgimi i tij në Vjenë erdhi si pasojë e cilësimit të tij si element i dëmshëm për politikën austro-hungareze në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore.<ref name=":6" /><ref>{{Cite web|url=https://encyclopedia.1914-1918-online.net/article/albania|title=Albania|date=8 tetor 2014|website=1914-1918-online|last=Blumi|first=Isa}}</ref>
 
Përkundër pasaktësive të përhapura nga lajkatarët e tij sikur Kongresi i Lushnjës qe fund e krye vepër e tij, Zogu u ftua thjesht si përfaqësues i Matit.{{sfn|Frashëri|2014|p=35-36}} Sipas historiografisë zyrtare shqiptare, Zogu nuk i shpalli luftë Italisë fashiste kur Shqipërisë u pushtua më 7 prill 1939 dhe grabiti arkën e financës shtetërore.{{sfn|Frashëri|2014|p=170}} Kërkimet arkivore kanë dëshmuar se është lëshuar urdhëresa që pushtuesi të pritej me armë,<ref name=":1" /> si dhe sasia e arit e tërhequr ishte e barazvlefshme vetëm me rrogën vjetore duke i shtuar përfitimin e shitjes së një pylli në vendlindje; ndërkohë, thesari i Shqipërisë ndodhej në Romë asokohe.<ref>{{Cite journal|last=Dervishi|first=Kastriot|date=2 shkurt 2003|title=Si u grabit ari shqiptar: [Në kohën e Mbretit Zog]|url=https://vargmal.org/dan5006|journal=55|volume=27|pages=12-13|via=}}</ref>