Hape menynë kryesore

Changes

407 bytes added ,  11 muaj më parë
Pjesë e hequr në mënyrë të pajustifikuar, burimi akademik është në rregull. E përforcova edhe me një burim tjetër.
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit privatë Hysen efendi Çeka nga [[Elbasani]] për [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]] dhe nga Hafiz Muharremi nga [[Dibra]] për [[Gjuha turke|gjuhën turke]],<ref>{{Cite book|title=Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë (1912-1939)|last=Ushtelenca|first=Ilir|publisher=Ermir|year=1995|isbn=|location=Tiranë|pages=22|oclc=654712082}}</ref> deri në moshën 13 vjeçare. Më 1903, u largua për në [[Stambolli|Stamboll]] me vetëm një shoqërues,<ref>{{Cite web|url=http://www.albanianhistory.net/1933_Zogu/index.html|title=King Zog Tells his Story to Herman Bernstein, former United States Minister to Albania.|date=1933|accessdate=9 janar 2019|website=albanianhistory.net}}</ref> [[Abdurrahman Krosi|Lalë Krosin]],<ref>{{Cite book|title=A Biographical Dictionary of Albanian History|last=Elsie|first=Robert|authorlink=Robert Elsie|publisher=I.B.Tauris|year=2013|isbn=9781780764313|location=|pages=257}}</ref> dhe filloi studimet në "Numenu Tereki", e më pas vazhdoi shkollën e oficerëve.<ref name="Dervishi" /> Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj në kryeqytetin perandorak.<ref>{{Cite book|title=Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti|last=Ikonomi|first=Ilir|publisher=Uet press|year=2016|isbn=978-9928-190-91-8|location=Tiranë|pages=140|ref=harvnb}}</ref><ref>{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?id=wPOtzk-unJgC&printsec=frontcover&dq=The+crescent+and+the+eagle:+Ottoman+rule,+Islam+and+the+Albanians,+1874-1913+lexicon&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiT94zl8ebXAhWJT7wKHYRLADEQ6AEIJjAA#v=snippet&q=Isa%20Boletin&f=false|title=The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913|last=Gawrych|first=George|publisher=IB Tauris|year=2006|isbn=9781845112875|location=London|pages=34|ref=harv}}</ref> Kur u kthye në vendlindje, më 17 gusht 1912, mënjanoi me ngadalë vëllain, [[Xhelal bej Zogolli|Xhelal beun]], dhe i siguroi vetes parësinë e krahinës së Matit<ref name=":0" /> duke marrë titullin [[Myhtar]].<ref name=":4">{{Cite book|title=Dokumente historike 1912-1918|last=Nosi|first=Lef|authorlink=Lef Nosi|publisher=ASH, Instituti i Historisë|year=2007|isbn=978-99956-10-04-3|location=Tiranë|pages=288|ref=harvnb}}</ref> Mbrojti krahinën nga ndërhyrjet serbe dhe më pas e përfaqësoi në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] bashkë me kushëririn e tij [[Dervish bej Biçakçiu|Dervish bej Biçakçiun]],<ref name=":0">{{Harvnb|Vlora|2003|pages=452-453}}.</ref> ku përfaqësoi Matin me Riza Beun dhe Kurt agë Kadiun.<ref>{{Harvnb|Nosi|2007|page=185}}.</ref> Gjatë [[Lufta e Parë Ballkanike|Luftës së Parë Ballkanike]] organizoi forcat e tij në [[Kakarriq]] kundër forcave serbo-malazeze.<ref name="Dervishi">{{Cite book|title=Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=259-260}}</ref>
 
Shtatorin e 1914 ndihmoi kushëririn e tij, [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanin]], me 1500 matjanë, të kryesuar nga i vëllai, Xhelal beu, për të shtypur [[Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=367}}.</ref> Më 1916 ndërmori nismën që të organizonte një kongres kombëtar në Elbasan<ref name="Dervishi" /> me ndihmën e ushtrisë bullgare të vendosur në qytet me [[Aqif pashë Elbasani|Aqif pashë Elbasanin]]. Përhapi lajmin në parinë shqiptare, duke synuar të përtërinte punën e Kuvendit të Vlorës, të pohonte besnikërinë ndaj Princ Vidit dhe të rivendoste administratën shqiptare në shpresën që do t'i njihej autonomia nga autoritetet austro-hungareze që ishin vendosur në Shkodër. Nga karantina e vendosur në qytet për shkak të shpërthimit të murtajës, u tërhoq në Mat. Administrata austro-hungareze e bindi të rekrutonte dhe komandonte vullnetarë kundër italianëve me gradën e kolonelit të ushtrisë mbretërore e perandorake. Por Zogu vijoi planet e tij për ndezjen e fuqisë ushtarake dhe administrative për autonominë shqiptare, autoritetet austro-hungareze kësodore e mërguan në Austri në janarin e 1917. Duke qenë pjesë e delegacionit ceremonial shqiptar, si përfaqësues i Matit, i ofroi nderimet kurorëzimit të perandorit Karli I; delegacioni shqiptar u prit në dëgjesë nga perandori i ri, dhe Zogu u dekorua. Në pamundësi për të ikur nga kryeqyteti perandorak, sepse shihej si dezertim, mundi të kthehej në atdhe vetëm pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.<ref name=":6">{{Cite web|url=http://padis.uniroma1.it/bitstream/10805/964/1/Ahmet%20Zog%27s%20Foreign%20Policy.pdf|title=Foreign Policy of Ahmet Zog: The Independent State of Albania 1920-1926 (PhD)|date=shtator 2010|website=uniroma1.it|last=Hoxha|first=Donika|pages=29-30}}</ref> Në Vjenë u paraqit edhe si udhëheqës politik që kryesonte një forcë të armatosur prej disa mijëra vetësh. Mashtroi administratën ushtarake të Vjenës duke paraqitur lista sikur paguante rroga për 10.000 ushtarë kur nuk kishte as 5000. Vjena i lidhi rrogën e një koloneli rezervë derisa zbuloi mashtrimin me numrin e ushtarëve me ç'rast Zogu u internua për disa kohë.{{sfn|Frashëri|2014|p=35, 146}}<ref>{{Cite book|title=Zogu i shqiptarëve : një histori e jetuar|last=Saraçi|first=Çatin|publisher=55|year=2006|location=Tiranë|page=155}}</ref> Qëndroi deri në dhjetor 1919 në [[Viena|Vienë]], ku fitoi përvojë të veçantë në oborrin perandorak austro-hungarez,<ref name="Dervishi" /> dhe u kthye duke zotëruar gjermanishten.<ref name=":6" />
 
Në [[Kongresi i Lushnjes|Kongresin e Lushnjës]] u ftua të merrte pjesë si delegat i Matit,{{sfn|Frashëri|2014|p=35-36}} ku mori me vete 100 matjanë kurse 200 të tjerë i la në Tiranë, aksion që rezultoi fatlum për Kongresin, meqë autoritetet italiane do të bënin çmos që ta pengonin mbarëvajtjen e tij.{{sfn|Frashëri|2014|p=36-37}} Kongresin e garantoi me matjanët e tij besnikë.<ref name="Dervishi" />{{sfn|Frashëri|2014|p=37}}
3.727

edits