Mbreti Zogu I: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Historiografia: meqe evidentimi i viteve te botimit ishte me vend, nderrim epitetesh
Bdkes (diskuto | kontribute)
Rreshti 8:
U lind në 1895 me emrin Ahmet Zogolli në [[Kalaja e Burgajetit|kalanë e Burgajetit]], në [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]], djali i dytë i [[Xhemal pashë Zogolli|Xhemal pashë Zogollit]], dhe djali i parë nga gruaja e dytë e Xhemalit, [[Sadije Toptani|Sadije hanëm Toptani]]. Nga lisi i gjakut rrjedhte nga [[Familja Zogolli|oxhaku i bejlerëve]] të Matit, të njohur prej katër shekujsh si bajraktarë të fiseve të atjeshme dhe, prej tre shekujsh, edhe si kajmekamë të trashëguar si mëkëmbës vendorë të sanxhakbeut të [[Ohri|Ohrit]] dhe pas 1840 të valiut të [[Shkodra|Shkodrës]].<ref name=":03">{{Cite book|title=[[Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri : skicë historike|Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. II]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Amelie|publisher=55|year=2010|origyear=1955-56|isbn=978-99943-56-89-8|location=Tiranë|pages=208}}</ref> Nga ana e nënës vinte nga Toptanët e Pishës, degë e [[Toptanajt|Toptanve]], bejlerët e plotfuqishëm të [[Kruja|Krujës]] dhe [[Tirana|Tiranës]].<ref>{{Cite book|title=Nga notimet e Zogut I, mbretit të Shqiptarëve|last=Selmani|first=Hysen|publisher=Kristalina-KH|year=2008|isbn=9995665085|location=|pages=19-20}}</ref>
 
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit privatë Hysen efendi Çeka nga [[Elbasani]] për [[Gjuha shqipe|gjuhën shqipe]] dhe nga Hafiz Muharremi nga [[Dibra]] për [[Gjuha turke|gjuhën turke]],<ref>{{Cite book|title=Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë (1912-1939)|last=Ushtelenca|first=Ilir|publisher=Ermir|year=1995|isbn=|location=Tiranë|pages=22|oclc=654712082}}</ref> deri në moshën 13 vjeçare. Më 1903, u largua për në [[Stambolli|Stamboll]] me vetëm një shoqërues,<ref>{{Cite web|url=http://www.albanianhistory.net/1933_Zogu/index.html|title=King Zog Tells his Story to Herman Bernstein, former United States Minister to Albania.|date=1933|accessdate=9 janar 2019|website=albanianhistory.net}}</ref> [[Abdurrahman Krosi|Lalë Krosin]],<ref>{{Cite book|title=A Biographical Dictionary of Albanian History|last=Elsie|first=Robert|authorlink=Robert Elsie|publisher=I.B.Tauris|year=2013|isbn=9781780764313|location=|pages=257}}</ref> dhe filloi studimet në "Numenu Tereki", e më pas vazhdoi shkollën e oficerëve.<ref name="Dervishi" /> Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez [[Shkolla Gallata Saraj|Gallatasaraj]] në kryeqytetin perandorak.<ref>{{Cite book|title=Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti|last=Ikonomi|first=Ilir|publisher=Uet press|year=2016|isbn=978-9928-190-91-8|location=Tiranë|pages=140|ref=harvnb}}</ref><ref>{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?id=wPOtzk-unJgC&printsec=frontcover&dq=The+crescent+and+the+eagle:+Ottoman+rule,+Islam+and+the+Albanians,+1874-1913+lexicon&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiT94zl8ebXAhWJT7wKHYRLADEQ6AEIJjAA#v=snippet&q=Isa%20Boletin&f=false|title=The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913|last=Gawrych|first=George|publisher=IB Tauris|year=2006|isbn=9781845112875|location=London|pages=34|ref=harv}}</ref> Kur u kthye në vendlindje, më 17 gusht 1912, mënjanoi me ngadalë vëllain, [[Xhelal bej Zogolli|Xhelal beun]], dhe i siguroi vetes parësinë e krahinës së Matit<ref name=":0" /> duke marrë titullin [[Myhtar]].<ref name=":4">{{Cite book|title=Dokumente historike 1912-1918|last=Nosi|first=Lef|authorlink=Lef Nosi|publisher=ASH, Instituti i Historisë|year=2007|isbn=978-99956-10-04-3|location=Tiranë|pages=288|ref=harvnb}}</ref> Mbrojti krahinën nga ndërhyrjet serbe dhe më pas e përfaqësoi në [[Kuvendi i Vlorës|Kuvendin e Vlorës]] bashkë me kushëririn e tij [[Dervish bej Biçakçiu|Dervish bej Biçakçiun]],<ref name=":0">{{Harvnb|Vlora|2003|pages=452-453}}.</ref> ku përfaqësoi Matin me Riza Beun dhe Kurt agë Kadiun.<ref>{{Harvnb|Nosi|2007|page=185}}.</ref> Gjatë [[Lufta e Parë Ballkanike|Luftës së Parë Ballkanike]] organizoi forcat e tij në [[Kakarriq]] kundër forcave serbo-malazeze.<ref name="Dervishi">{{Cite book|title=Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=259-260}}</ref>
 
Shtatorin e 1914 ndihmoi kushëririn e tij, [[Esad pashë Toptani|Esad pashë Toptanin]], me 1500 matjanë, të kryesuar nga i vëllai, Xhelal beu, për të shtypur [[Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=367}}.</ref> Më 1916 ndërmori nismën që të organizonte një kongres kombëtar në Elbasan<ref name="Dervishi" /> me ndihmën e ushtrisë bullgare të vendosur në qytet me [[Aqif pashë Elbasani|Aqif pashë Elbasanin]]. Përhapi lajmin në parinë shqiptare, duke synuar të përtërinte punën e Kuvendit të Vlorës, të pohonte besnikërinë ndaj Princ Vidit dhe të rivendoste administratën shqiptare në shpresën që do t'i njihej autonomia nga autoritetet austro-hungareze që ishin vendosur në Shkodër. Nga karantina e vendosur në qytet për shkak të shpërthimit të murtajës, u tërhoq në Mat. Administrata austro-hungareze e bindi të rekrutonte dhe komandonte vullnetarë kundër italianëve me gradën e kolonelit të ushtrisë mbretërore e perandorake. Por Zogu vijoi planet e tij për ndezjen e fuqisë ushtarake dhe administrative për autonominë shqiptare, autoritetet austro-hungareze kësodore e mërguan në Austri në janarin e 1917. Duke qenë pjesë e delegacionit ceremonial shqiptar, si përfaqësues i Matit, i ofroi nderimet kurorëzimit të perandorit Karli I; delegacioni shqiptar u prit në dëgjesë nga perandori i ri, dhe Zogu u dekorua. Në pamundësi për të ikur nga kryeqyteti perandorak, sepse shihej si dezertim, mundi të kthehej në atdhe vetëm pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.<ref name=":6">{{Cite web|url=http://padis.uniroma1.it/bitstream/10805/964/1/Ahmet%20Zog%27s%20Foreign%20Policy.pdf|title=Foreign Policy of Ahmet Zog: The Independent State of Albania 1920-1926 (PhD)|date=shtator 2010|website=uniroma1.it|last=Hoxha|first=Donika|pages=29-30}}</ref> Qëndroi deri në dhjetor 1919 në [[Viena|Vienë]], ku fitoi përvojë të veçantë në oborrin perandorak austro-hungarez,<ref name="Dervishi" /> dhe u kthye duke zotëruar gjermanishten.<ref name=":6" />