[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Sonra Mint zhvendosi faqen Bezisten tek Bezisteni
No edit summary
Rreshti 1:
'''Bezisten''' quhej dikur një treg i mbyllur që shërbente për shitjen e mallrave të çmuara: të pëlhurave të importit, argjendarisë, armëve të zjarrit, gurëve të çmuar etj. Përfshinte një numër dyqanesh, ishte i fortifikuar, i siguruar me porta të mëdha dhe të rënda dhe ruhej natën nga njerëz të armatosur. Bezistenët ishin bërthamat më të rëndësishme tregtare të qendrave më të mëdha qytetare. Në Shqipëri në shek. XVII – XIX Bezistene u ndërtuan në Shkodër, Prizren, Berat, Prishtinë, Elbasan, Mitrovicë, etj. nga njerëz të pasur dhe funksionarë të lartë. Me rëndësi ishin Bezisteni i Shkodrës, i ndërtuar më 1807-1808 nga veziri Ibrahim pashë Bushatlliu dhe Bezisteni i Prizrenit, që u dogj më 1835.
 
[[Kategoria:Perandoria Osmane]]