[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 108:
[[Klima]] e Luksemburgut është klimë kontinentale me dimër të butë dhe verë të ftohtë.
 
Pjesa më e madhe e relievit të Luksemburgut është terren me rrafshnalta të gjëra e të buta, me male të cekëta që në veri shendohen në bjeshkë . Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Mosele (133 m; [[Gjuha Angleze|ang.]]: ''Moselle River'') dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 559 metrave në vendin e quajtur "Vendi i kalas" ([[Gjuha Angleze|ang.]]: ''Buurgplaatz'').
 
== Ekonomia ==
Rreshti 116:
Para një shekulli ka qenë në një shkallë të ulët të zhvillimit. Në daljen prej kësaj prapambeturie nuk kanë ndihmuar as rezervat e konsiderueshme të mineralit të hekurit, me që ato në përmbajtjen e tyre kanë pasur fosfor. Mënyra e defosforizimit me metodën e Tomasit në vititn 1877 ka mundësuar rritjen e prodhimtarisë. Prej asaj kohe prodhimtaria e gizës, e cila ka qenë 100 000 tonë, është rritur më se katër herë. Në vitin 1997 janë prodhuar 440 000 ton gizë, dhe 2,6 milion ton çelik. Sasia prej më se 6 ton të çelikut për kokë të banorit paraqet rekordin botërorë dhe paraqet një shtet karakteristik. Përveç përpunimit të mineralit të hekurit të eksploatuar në vend, 90% të këtij minerali importohet nga krahina Loren e Francës, nga Suedia dhe Brazizli. Me koksin e qymyrgurit e importua nga gjermania punojnë 30 uzina metalurgjike, 9 çelnikore dhe 6 derstile. Qendrat më të njohura janë Diferdanzh me 20 000 banorë, Esh 30.000 banorë dhe Belvare, që janë koncentruar në jug të shtetit. Në kuadër të prodhimtarisë së gjithëmbarshme metalurgjia me 75% përcakton edhe njëanshmërinë themelore në ekonomi. Prodhimet e saj më se 95% eksportohen jashtë, duke i sjellë Luksemburgut të ardhura të mëdha.
 
Fitimet që sjell metalurgjia janë bazë e mirë e përparimit të degëve të tjera të ekonomisë, si bujqësisë, industrisë përpunuese dhe transporti. Bujqësia, edhe pse është intensive, prodhimtaria është e vogël për shkak të tokës joproduktive. Në vlerën e prodhimtarisë bujqësore 80% merr pjesë blegtoria. Për ndryshim nga shtetet tjera të Beneluksit, në Luksemburg dominojnë pronat me madhësi mesatare (10-50 ha me 60%).
 
Luksemburgu eksporton prodhimet e metalurgjisë, të cilat në tregun botëror janë mjaft të kërkuara. Importon lëndët e para për metalurgji, mandej drithërat. Tregtinë e ka të orientuar me shtetet e Bashkësisë Evropiane.