[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 2:
{{Ky Artikull|"Republika e Kosovës" përcjellohet këtu. Për përdorime të të tjera, shiko [[Kosovë (kthjellim)|Kosova (kthjellim)]] dhe [[Republika e Kosovës (kthjellim)]].}}{{KUTIAKosova}}
'''Kosova''' (historikisht ''Dardania'', zyrtarisht '''Republika e Kosovës''') është një shtet i pavarur në [[Evropa Juglindore|Evropën Juglindore]]. Shtrihet në qendër të [[Ballkani|Siujdhesës Ballkanike]] dhe kufizohet në veri dhe në lindje me [[Serbia|Serbinë]], në juglindje me [[Republika e Maqedonisë|Republikën e Maqedonisë]], në jugperëndim me [[Shqipëria|Shqipërinë]] dhe në perëndim me [[Mali i Zi|Malin e Zi]]. Ka një sipërfaqe prej 10.880&nbsp;km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit.<ref name="CIA"/> prej të cilëve afro 20 mijë banojnë në [[Prishtinë]], përkatesishtë në Graçanicë- qytet i vogel afër kryeqyteti dhe qendres më të rëndësishme të vendit Prishtinës. Shumica dërrmuese e popullsisë janë [[shqiptarët|shqiptarë]], ndërsa komunitetet tjera përfshijnë [[serbët]], [[turqit]], [[boshnjakët]], [[jevgjit|romët]], [[jevgjit|ashkalinjtë]], [[jevgjit|egjiptasit]] dhe [[goranët]].<ref name="Statistikat">[http://www.ks-gov.net/esk/index.php?option=com_content&view=article&id=60&Itemid=46 Enti Statistikor i Kosovës, "Popullsia," ''Portali i Qeverisë së Kosovës''] n. 10.07.2009</ref>
Himni i Kosovës<ref>[https://web.archive.org/web/20110215123402/http://www.b92.net/eng/news/politics-article.php?yyyy=2008&mm=06&dd=11&nav_id=51011 "Assembly approves Kosovo anthem"], ''b92.net'', 11 June 2008. Link accessed 11 June 2008.</ref><br/>
 
Me shpalljen e pavarësisë më [[17 shkurt]] [[2008]], Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon,<ref name="Topi">[http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=ccd43fe7-6136-408b-8c4f-b58d0f1a86cd&ln=3 QIK, "Topi: Kosova solli stabilitet në rajon," ''Iliria News Agency'' (5 maj 2008)] n. 05.08.2009</ref> si dhe synon anëtarësimin në [[NATO]], [[Organizata e Kombeve të Bashkuara]] dhe në [[BE|Bashkimin Evropian]]. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë [[ilirët|iliro]]-[[dardanët|dardan]] dhe e zhvillimit të [[gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.<ref name="Malcolm ilirët">Noel Malcolm, ''Kosovo: A Short History'' (UP: New York, 2003)</ref><ref name="Illyrian Empire">[http://www.youtube.com/watch?v=R0tGOdHl7_0 WatchMojo, "The Illyrian Empire," ''Youtube'']</ref> Në shek. IV p. K. u themelua [[Dardania|Mbretëria Dardane]], ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e [[Perandoria Romake|Perandorisë Romake]], [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dhe ish-[[Jugosllavia|Jugosllavisë]].<ref name="Trepça">[http://www.balkanpeace.org/index.php?index=article&articleid=7713 George Szamuely, "Soros' World," ''New York Press'' (22 gusht 2000)], n. 13.07.2009</ref> Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë.<ref name="CIA GDP">[https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2004rank.html?countryName=Kosovo&countryCode=KV&regionCode=eu#KV CIA, "Country Comparison: GDP - per capita (PPP)," ''The World Factbook'';] Kosova radhitet e 180-ta në botë nga 230 entitete politike sipas PVB për krye banori me barazim të fuqisë blerëse; vl. 2007.</ref> Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.<ref name="FMN & BB">[http://www.rtklive.com/?newsId=37434 S. Gashi, "Kosova nënshkroi anëtarësimin në FMN dhe Bankën Botërore," ''RTK Live'' (29 qershor 2009)]</ref> Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe [[Shtetet e Bashkuara|Shteteve të Bashkuara]] janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.<ref name="CIA Kosovo">[https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html CIA World Factbook "Kosovo: Unemployement rate."] Shkalla e papunësisë: 40%, vlerësim 2007.</ref>
 
Ish-[[Krahina Socialiste Autonome e Kosovës|njësi federale]] e [[Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë|Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë]],<ref name="Kushtetuta 1974">Kushtetuta e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (Enti gazetaro-botues "Gazeta Zyrtare e KSAK": Prishtinë, 1974), neni 1.</ref><ref name="Kushtetuta JU">[http://sr.wikisource.org/wiki/%D0%A3%D1%81%D1%82%D0%B0%D0%B2_%D0%A1%D0%BE%D1%86%D0%B8%D1%98%D0%B0%D0%BB%D0%B8%D1%81%D1%82%D0%B8%D1%87%D0%BA%D0%B5_%D0%A4%D0%B5%D0%B4%D0%B5%D1%80%D0%B0%D1%82%D0%B8%D0%B2%D0%BD%D0%B5_%D0%A0%D0%B5%D0%BF%D1%83%D0%B1%D0%BB%D0%B8%D0%BA%D0%B5_%D0%88%D1%83%D0%B3%D0%BE%D1%81%D0%BB%D0%B0%D0%B2%D0%B8%D1%98%D0%B5_(1974) Устав Социјалистичке Федеративне Републике Југославије, 1974; Члан 1.] (Kushtetuta e RSFJ-së, 1974, neni 1.) ''Wikisource'', n. 05.08.2009</ref> Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin [[1990]], Kosova u shpall republikë dhe në vitin [[1991]] shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë ([[1989]]-[[1999]]). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, [[Lufta e Kosovës|Lufta]] e [[UÇK|Ushtrisë Çlirimtare]] ([[1997]]-[[1999]]) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i [[OKB|Kombeve të Bashkuara]] deri në 2008. Më [[17 shkurt]] [[2008]], Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga '''115'''vende në mbarë botën,<ref name="Deklarata">[http://www.shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/3480/Deklarata-e-Pavaresise-se-Kosoves.html Deklarata e Pavarësisë së Kosovës] n. 05.08.2009</ref><ref>[http://www.kosovothanksyou.com]"Kosovo Thanks You".</ref> por vazhdon të kundërshtohet nga [[Serbia]] që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.<ref name="Kosova Nikolliqi">[http://www.elpais.com/articulo/internacional/Serbia/Kosovo/sera/Estado/inexistente/elpepuint/20080201elpepuint_17/Tes Ramón Lobo, "Entrevista: Tomislav Nikolic: 'Para Serbia, Kosovo será un Estado inexistente'," ''El País'' (1 shkurt 2008)] n. 14.07.2009</ref>
 
== Emri ==
Line 32 ⟶ 31:
Trualli i banuar sot nga [[shqiptarët]], ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës, filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (koha e gurit të vjetër), mbi 100.000 vjet më parë. Në lashtësi, Kosova filloi të njihej si [[Dardani|Dardaní]] (emërtim që u përdor herëpashere deri në shek. XIX;<ref name="Histori Evans">[http://www.albanianhistory.net/texts/AH1883.html Arthur Evans, “Some Observations on the Present State of Dardania,” R. Elsie ed., ''Albanian History'']</ref> buron nga [[Shqip|fjala shqipe]] ''dardhë'' për pemën e përhapur në trevat dardane) dhe banohej nga fisi [[ilir]] i [[dardanët|dardanëve]].<ref name ="Malcolm Dardania">Noel Malcolm, ''Kosovo: A Short History'' (UP: New York, 2003) 31.</ref><ref name="Stipcevic">Aleksandar Stipcevic, ''Iliri'', 30.</ref><ref name="Mirdita">Mirdita, ''Studime dardane'', 7-46</ref><ref name="Papazoglu">Papazoglu, ''Central Balkan Tribes'', 210-69 & "Dardanska onomastika."</ref><ref name="Katicic">Katicic, ''Ancient Languages'', 179-81.</ref> Burimet historike përmendin Mbretërinë Dardane që në shek. IV p. K., e cila përfshinte Kosovën dhe hapësirat përreth.<ref name="Jubani">Bep Jubani, "Mbretëria Dardane," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 26-29.</ref> Mbretërit dardanë, prej të cilëve më të njohurit qenë Longari, Monuni dhe Batoja, zhvilluan luftëra kundër [[Maqedonia|Maqedonisë]] së Vjetër dhe korrën fitore të mëdha.<ref name="Jubani"/> Njëherësh, ekzistojnë shënime për luftëra kundër keltëve. Dardania ishte e njohur për burimet e arit, teksa shkrime të lashta i përshkruajnë dardanët si prodhues cilësorë të stolive. Qytetet kryesore përfshinin Damastionin, [[Nishi]]n, [[Shkupi]]n, si dhe [[Ulpiana|Ulpianën]].<ref name="HPSH Dardania">[http://www.shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/71.html Historia e Shqipërisë, “Mbretëria e Dardanisë: Territori dhe popullsia,” ''Shqipëria.com'']</ref>
 
Dardania u pushtua nga [[Perandoria Romake|Roma]] në fund të shek. I p. K. dhe i dha Perandorisë Romake disa prej perandorëve më të shquar, përfshirë këtu [[Konstandini i Madh|Konstandinin e Madh]]. [[Krishterimi]] u përhap në vend në fazat fillestare, ndërsa individë si Niketë Dardani shkruan himnet e para kishtare. Më pas, gjatë dyndjeve [[Barbarët|barbare]] mes shek. V dhe VIII, Dardania u kthye në vatër të sigurt për ruajtjen e kulturës dhe [[Gjuha Ilire|gjuhës ilire]] si dhe trashëgimisë së popullsisë së romanizuar, duke mbetur pjesë e Perandorisë Romake të Lindjes ndryshe e njohur me emrin bizantine.<ref name="Illyrian Empire" /> Në shek. IX, Dardania u pushtua nga perandoria [[Bullgaria|bullgare]]. Më vonë, iu kthye shkurtimisht [[bizanti]]nëve, para pushtimit serb në fundin e shekullit XII. Në 100 vitet në vazhdim, [[serbë]]t vendosën sundimin e tyre në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, selia e [[Kisha ortodokse serbe|Kishës Ortodokse Serbe]] u zhvendos në Pejë,<ref name="Malcolm kisha">Noel Malcolm, ''Kosovo: A Short History'' (UP: New York, 2003) 50.</ref> ndërsa burimet natyrore mundësuan zgjerimin e mëtejshëm të shtetit serb. Me formimin e Perandorisë Serbe më 1346, Dardania u kthye në njësi qendrore gjeografike të shtetit serb. Ky fakt si dhe prania e ortodoksisë serbe në rajon janë përdorur si bazë për bindjen kulturore serbe se Kosova është "djep i qytetërimit serb.".
 
=== Beteja e Fushë-Kosovës dhe sundimi osman ===
[[Skeda:John Hunyadi - Johannes de Thurocz - Chronica Hungarorum, Brno 1488.jpg|majtas|thumb|150px|Komandanti hungarez Huniadi u pengua nga vasali osman Brankoviq në Betejën e Dytë të Kosovës]]
Më 1389, në [[Beteja e Kosovës|Betejën]] e famshme të Kosovës, koalicioni ushtarak i krishterë, i përbërë nga serbë, shqiptarë, boshnjakë e hungarezë me në krye princin serb [[Lazar Hreblanoviqi]], u mposht nga [[Perandoria Osmane|turqit osmanë]], të cilët morën kontroll të plotë mbi territorin kosovar më 1455. Gjatë kësaj periudhe 1389-14551389–1455, disa prijësve serbë iu dha e drejta e sundimit si vasalë të sulltanit osman, i cili i përdori si vegla për shtypjen e lëvizjeve çlirimtare të popujve të Ballkanit. Në [[Beteja e Dytë e Kosovës|Betejën e Dytë të Kosovës]], vasali turk [[Gjuragj Brankoviqi]] e pengoi prijësin shqiptar [[Gjergj Kastrioti]] të bashkohej me ushtrinë hungareze të [[Janosh Huniadi]]t, i cili pësoi disfatë të rëndë.<ref name="Skenderbeu">[http://www.albaniainbrief.com/Famous%20Albanians/Skenderbeu.htm "George Kastrioti Skenderbeu--the national hero of Albanians," ''Famous Albanians'']</ref>
 
[[Skeda:Kosovo02.png|thumb|Vilajeti i Kosovës, 1875-1878]]
Line 44 ⟶ 43:
 
=== Lëvizja kombëtare shqiptare ===
Në vitet 1870, Perandoria Osmane kishte pësuar ngushtim të territorit dhe po shënonte humbje në luftëra kundër monarkive sllave të Evropës. Gjatë Luftës Ruso-Turke 1877-18781877–1878, trupat serbe pushtuan pjesën verilindore të trevës së Dardanisë, duke dëbuar 160 mijë shqiptarë nga 640 vendbanime. Veç kësaj, nënshkrimi i Traktatit të Shën Stefanit paralajmëroi fillimin e rrethanave të vështira për popullsinë shqiptare, trojet e së cilës do t'i kalonin nga Turqia Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.<ref name="Myzyri Nishi">Hysni Myzyri, "Kriza lindore e viteve 70 dhe rreziku i copëtimit të tokave shqiptare," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 151.</ref><ref name="HPSH LP">[http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_5.php Historia e Shqipërisë, “Kreu V: Lidhja Shqiptare e Prizrenit,” ''Shqipëria.com'']</ref><ref name="HRW">[http://www.hrw.org/reports/2001/kosovo/undword-11A.html HRW, " Prizren Municipality," ''UNDER ORDERS: War Crimes in Kosovo'']</ref>
 
Nga frika e copëtimit të viseve të banuara me shqiptarë në mes të mbretërive të sapoformuara ballkanike, shqiptarët themeluan Lidhjen e Prizrenit më 10 qershor 1878, tri ditë para fillimit të punimeve të Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha do të rishikonin vendimet e Shën Stefanit.<ref name="Rusisht">G.L. Arsh, I.G. Senkeviç, N.D. Smirnova, ''Histori e shkurtë e Shqipnisë'' (Г.Л. Арш, И.Г. Сенкевич, Н.Д. Смирнова «Кратая история Албании») (Prishtina: Rilindja, 1967) 104-116.</ref> Ndonëse Lidhja fillimisht u formua me mbështetjen e sulltanit, i cili shpresonte të shpëtonte territoret osmane, udhëheqësit shqiptarë vepruan shpejt dhe me sukses e kthyen lidhjen në një organizatë dhe eventualisht në qeveri kombëtare. Lidhja pati mbështetjen e [[Arbëreshët|arbëreshëve]] të [[Italia|Italisë]] dhe luajti rolin e faktorit bashkues në mes të shqiptarëve të ndarë në tri fe. Gjatë tri viteve të aktivitetit të saj, Lidhja u angazhua për krijimit e një shteti autonom shqiptar brenda Perandorisë Osmane, ngriti ushtri dhe zhvilloi luftë mbrojtëse. Më 1881, një qeveri e përkohshme u formua për të qeverisur Shqipërinë nën kryesinë e [[Ymer Prizreni]]t, të ndihmuar nga ministra të shquar si [[Abdyl Frashëri]] dhe [[Sulejman Vokshi]]. Megjithatë, ndërhyrja ushtarake e shteteve ballkanike, Fuqitë e Mëdha, si dhe Turqia i ndanë forcat shqiptare në tri fronte duke sjellë fundin e Lidhjes.<ref name="Rusisht"/><ref name="Myzyri Lidhja">Hysni Myzyri, "Kreu VIII: Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881)," ''Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme'' (Libri Shkollor: Prishtinë, 2002) 149-172.</ref><ref>[http://historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_5.php Historia e Shqipërisë, “Kreu V: Lidhja Shqiptare e Prizrenit” Shqipëria.com]</ref>
Line 55 ⟶ 54:
[[Skeda:Isa boletini vlora 1912.jpg|thumb|[[Isa Boletini]] përfaqësoi Kosovën në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë në [[Vlorë]]]]
Kosova vijoi të luajë rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, kur luftëtarët shqiptarë çliruan pothuajse tërë vilajetin e Kosovës dhe marshuan ngadhënjimtarë në kryeqytetin e atëhershëm, Shkupin. Në këto kushte, Porta e Lartë osmane u akordua të njihte autonominë e shqiptarëve pa e njohur Shqipërinë si entitet politik, por menjëherë u tërhoq nga vendimi i marrë.<ref name="Poroj">[http://www.poroj.ch/Poroj-Legjendar/modules/Pushtimishkupit/Pushtimishkupit.Poroj-legjendar-poroj-heroik-poro-krenar Poroj.ch, "Pushtimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit të Pavarësisë më 12 gusht 1912,"] n. 09.07.2009</ref> Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe lojërat politike ua mohuan shqiptarëve përparësitë që u pritën nga fitorja e tyre ushtarake. Shtetet ballkanike, Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan me ushtritë e tyre territorin e Kosovës, përkundër kundërshtimit të udhëheqësve shqiptarë dhe letrave në formë proteste dërguar Fuqive të Mëdha. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste — Rusisë dhe Francës — vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve, të cilat ndoqën fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre.<ref name="Rrecaj">[http://law.bepress.com/cgi/viewcontent.cgi?article=7080&context=expresso Besfort Rrecaj, "The Right to Self-Determination and Statehood: The Case of Kosovo," ''bepress Legal Series'' (paper 1541, v. 2006)] n. 13.07.2009</ref>
 
Ndonëse shqiptarët luftuan përkrah forcave Aleate gjatë Luftës së Parë Botërore dhe fituan përkrahjen e presidentit paqedashës të SHBA-ve [[Woodrow Wilson]], vendimet e Paqes së Versajës mundësuan ripushtimin e Kosovës nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, e quajtur më vonë Jugosllavi. Lëvizje ushtarake dhe politike u organizuan dhe shënuan suksese sporadike, pa arritur të çlironin trevat shqiptare në Jugosllavi. Prapëseprapë, kryengritja e [[Azem Galica|Azem Galicës]] dhe [[Shote Galica|Shotë Galicës]], si dhe veprimtaria politike e [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinës]] dhe [[Hoxhë Kadri Prishtina|Hoxhë Kadri Prishtinës]], i dhanë shtysë përpjekjeve të mëvonshme kundër zgjedhës së huaj. Regjimi monarkik jugosllav zhvillonte kundrejt shqiptarëve politikën e kolonizimit, të vijëzuar në dokumentet famëkeqe si Naçertanija (1844) dhe Shpërngulja e shqiptarëve (1938). Diplomati shqiptar [[Fan Noli]] e quajti politikën jugosllave ndaj shqiptarëve “Çpronësim, çpërngulje, çfarosje” në një artikull të tij botuar frëngjisht dhe shqip për opinionin ndërkombëtar, i cili në këtë periudhë u tregua i paaftë të ndalonte ngritjen e regjimeve fashiste në Evropë.<ref name="Avni Spahiu">Avni Spahiu, ''Fan Noli’s American Years: Notes on a Great Albanian American'' (Houston: Jalifat, 2009), tr. Getoar Mjeku.</ref> Me qindra mijra shqiptarë u shpronësuan me dhunë dhe u detyruan që të deklarohen me etni turke, në mënyrë që të dërgoheshin në Turqi në bazë të marrëveshjeve për këmbim të popullsisë që ky vend kishte me shtetet ballkanike.Me gjithë pasuritë e mëdha natyrore dhe vitalitetit të popullsisë, në trojet e banuara me shqiptarë mbretëronte një prapambeturi e theksuar ekonomike dhe kulturore. Ndryshe nga popujt tjerë të mbretërisë Jugosllave, shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë kulturore, demokratike dhe njerëzore.<ref>[https://telegrafi.com/qendresa-ndaj-terrorit-shteteror-serb-ne-kosove-e-sanxhak-mes-dy-lufterave-boterore/ I.Azizi,Qëndresa ndaj terrorit shtetëror serb në Kosovë e Sanxhak mes dy luftërave botërore]</ref>
 
Rreshti 60:
 
=== Regjimi komunist dhe pushtimi serb ===
Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje në Konferencën e Bujanit në janar [[1944]] nuk u morën parasysh nga lojërat politike të komunistëve jugosllavë.<ref name="Rrecaj"/> Më [[1945]], forcat komuniste shqiptare hynë në Kosovë duke ndjekur trupat gjermane në tërheqje, por nuk i kushtuan vëmendje çështjes shqiptare në [[Kosovë]] dhe lejuan rianeksimin e saj nga [[Serbia]], tani e shpallur republikë anëtare e federatës jugosllave. Qëndresa e armatosur shqiptare, e tradhtuar në të dy anët, nuk arriti t’i bëjë ballë forcave pushtuese serbe ; 44 fshatra u shkatërruan dhe 20.000 civilë u vranë.<ref name="Rrecaj2">[http://law.bepress.com/cgi/viewcontent.cgi?article=7080&context=expresso Besfort Rrecaj, "The Right to Self-Determination and Statehood: The Case of Kosovo," ''bepress Legal Series'' (paper 1541, v. 2006)]: sipas S. Repishtit, ''Studime Historike'' (92); n. 13.07.2009</ref> Ndërkaq, prija e re komuniste e [[Jugosllavi]]së, ndonëse në retorikë dhe në propagandë u tregua e butë ndaj popullsisë shqiptare, në praktikë lejoi vazhdimin e po të njëjtës politikë fashiste që zbatohej para luftës.
 
Pavarësisht kufizimeve politike dhe përndjekjes nga nacionalistët serbë, lëvizjet studentore dhe udhëheqës politikë të Kosovës bënë trysni të vazhdueshme në autoritet jugosllave për përmirësimin e pozitës së kombësisë shqiptare. Më [[1968]], shpërthyen demonstratat e studentëve shqiptarë, të cilët kërkuan të drejtat e tyre kombëtare, përdorimin e gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar. Një vit më pas u nxor Ligja Kushtetuese e [[Krahina Socialiste Autonome e Kosovës|Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës]], ndërsa më [[1974]] u nxor Kushtetuta e KSA të Kosovës. Kjo e fundit së bashku me Kushtetutën e re të RSFJ-së, ndonëse e lanë Kosovën pjesë përbërëse të Serbisë, e ngritën në nivel të njësisë federale me të drejtë vetoje në organet federative. Në vitet [[1970]], u themeluan [[Universiteti i Prishtinës]],<ref name="UP 1970">[http://www.uni-pr.edu/home/index.php?option=com_content&task=view&id=11&Itemid=35 Universiteti i Prishtinës, "Për Universitetin,"] n. 16.04.2008</ref> Akademia e Arteve dhe Shkencave, si dhe radiotelevizioni i Kosovës, institucione këto që i çelën rrugë ngritjes intelektuale e kulturore dhe zhvillim të përgjithshëm të popullsisë shqiptare. Megjithatë, Kosova mbeti treva më e pazhvilluar në mbarë Jugosllavinë, ndërsa kombi shqiptar nuk u njoh me të drejta të barabarta me kombet tjera të federatës dhe mbeti i ndarë në katër njësi federale.
 
Vdekja më [[1980]] e [[Josip Broz Tito]]s, kryetarit të përjetshëm të Jugosllavisë, ngjalli frikë mbi ekzistencën e federatës dhe politikës së “vëllazërim-bashkimit” në mes kombeve dhe kombësive. Orvatjet e vazhdueshme të Serbisë për ta shkatërruar edhe këtë arritje të shqiptarëve provokuan demostratat e vitit [[1981]], kur u kërkua shpallja e Kosovës republikë në kuadër të federatës jugosllave. Demostratat vazhduan përgjatë viteve ’80 dhe shumë veprimtarë shqiptarë u burgosën dhe të tjerë u detyruan ta lënë vendin. Gjatë viteve '80, Kosova u ndodh në të shumtën e kohës nën shtetrrethim. Më [[1982]], ndërkaq, u vranë nga shërbimet sekrete serbe në Gjermani tre udhëheqësit e Lëvizjes Popullore, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe [[Kadri Zeka]].
Rreshti 78:
Gjatë viteve ‘90, shoqëritë shqiptare në mërgim u angazhuan për ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarët e së cilës u trajnuan në Shqipëri (me lejen dhe mbështetjen e shtetit shqiptar të kryesuar asokohe nga Ramiz Alia)<ref name="keshtu e bem luften">Xhavit Haliti: Kështu e bëm luftën faqe 18-21 bot.Filozofia Urbane</ref>. Disa prej tyre vazhduan aktivitetin në Kosovë, ku shquhet rasti i Komandantit Legjendar Adem Jashari që formoi Çetën e Drenicës. Rol kyç në organizimin e luftës brenda Kosovës luajti edhe Zahir Pajaziti dhe Çeta e Llapit. Dëshmorët e parë të Luftës Çlirimtare, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishin ndër drejtuesit e sulmeve të para guerile, pas së cilave UÇK-ja u shfaq botërisht më 28 nëntor 1997.<ref name="Kryeministri">[http://www.kryeministri-ks.net/?page=2,104,32 Zyra e Kryeministrit, “Prime Minister Thaçi: Wherever trodden dignity and trust were to be restored and wherever fear was to be fought, there you had the first martyrs of the KLA,” 30 janar 2009]; n. 08.07.2009</ref> Trazirat e vitit 1997 në Shqipëri dhanë mundësi që arsenali luftarak i depove të ushtrisë shqiptare t'i shkonte UÇK-së. Përderisa mërgata u organizua nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe klubet e shumta shqiptare, me financimin e Fondit Vendlindja Thërret dhe rekrutimin e luftëtarëve, një Shtab Qendror i koordinuar nga Nait Hasani filloi të vepronte në Prishtinë, duke koordinuar çetat ekzistuese që gjendeshin në Llap, Drenicë dhe Dukagjin. Duke përdorur si pretekst ndjekjen e UÇK-së, Serbia intensifikoi terrorin e vet mbi popullsinë shqiptare dhe kreu një numër të madh masakrash mbi civilë në Drenicë më 28 shkurt 1998. Pas dy dështimeve të mëparshme, në mars 1998, forcat serbe rrethuan rezidencën në Prekaz të kryekomandantit shqiptar [[Adem Jashari]], i cili u flijua me armë në dorë bashkë me të vëllanë Hamzën dhe mbi 50 anëtarë të familjes.
 
Luftimet u ashpërsuan gjatë pranverës së vitit 1998 me mësymjen e Dukagjinit dhe gjatë verës me ofensivën serbe dhe masakrat në Rahovec. Më 15 janar 1999, [[Masakra e Reçakut]], e dëshmuar nga misioni vëzhgues i [[OSBE]]-së nën udhëheqjen e ambasadorit William Walker, fitoi simpatinë ndërkombëtare për popullin e Kosovës. Në shkurt 1999 në [[Rambouillet]] të Francës, u organizuan bisedimet shqiptaro-serbe për t’i dhënë fund luftës. Pala shqiptare nënshkroi marrëveshjen e propozuar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, kurse serbët refuzuan të nënshkruanin. Në vështrim afatshkurtër, serbët fituan mundësi të shkallëzonin genocidin mbi shqiptarët dhe të zbatonin planet e tyre për spastrim etnik. Shqiptarët, ndërkaq, mbetën të ndarë në dy qeveri dhe dy krahë politikë—atëpolitikë — atë të luftës dhe UÇK-së dhe atë të rezistencës paqësore të Dr. Rugovës.
 
Zhvendosja e popullsisë e shkaktuar nga luftimet shënoi kulmin gjatë muajit mars, kur forcat serbe filluan dëbimin me dhunë të shqiptarëve. Gati 1 milion banorë apo gjysma e popullsisë së Kosovës u çatdhesuan; 650,000 gjetën strehë në Shqipëri, me qindra mijëra u hodhën në vagonë mallrash ose u ndrydhën në automjete private gjatë udhëtimit njëjavor në drejtim të Maqedonisë. Me përjashtim të disa viseve urbane, popullsia e mbetur brenda territorit të Kosovës ishte në zhvendosje të pandërprerë dhe nën kërcënim të vazhdueshëm për shfarosje. Në përfundim të luftës, Kosova numëroi gati 10,533 të vrarë e të zhdukur,<ref name=kosovomemorybook>{{cite web |publisher=The Kosovo Memory Book |url=http://www.kosovomemorybook.org/?page_id=2884&lang=de |title=Public review of data on victims, killed and missing – Presentation in Belgrade |accessdate=21 qershor 2012}}</ref> 10,000 vajza e gra të dhunuara<ref>{{cite web| publisher= Balkan Insight| url= http://www.balkaninsight.com/en/article/kosovo-war-rape-victims-need-legal-status| author= Edona Peci| title= Kosovo War Rape Victims Need Legal Status| date= 6 dhjetor 2012| accessdate= 15 shkurt 2013}}</ref> dhe dëme të rënda materiale. Të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me Aleancën Veriatlantike, [[NATO]]-n. Të shtyrë nga qëllime humanitare, aleatët e NATO-s filluan më 24 mars 1999 sulmet ajrore ndaj caqeve ushtarake jugosllave për 78 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, UÇK-ja vazhdoi konfrontimet ushtarake me trupat serbe, theu kufirin Shqipëri-Kosovë dhe mori nën kontroll pika strategjike.
Rreshti 97:
==Pakoja e Ahtisaarit==
{{kryesore|Pakoja e Ahtisaarit}}
Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, i njohur edhe si Pakoja e Ahtisaarit, më 2 mars 2007 iu dorëzuan të dy palëve në bisedime (Kosovës dhe Serbisë) nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës, [[Martti Ahtisaari]] (ish-kryetarit i Finlandës dhe diplomat e negociator me përvojë të madhe ndërkombëtare). Ndërsa, më 26 mars 2007, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ia dërgoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së versionin përfundimtar të Propozimit Gjithëpërfshirës dhe rekomandimin për statusin e Kosovës, i cili konsistonte se opsioni i vetëm i mundshëm ishte pavarësia e Kosovës që për një periudhë fillestare do të mbikëqyrej nga bashkësia ndërkombëtare (pa e theksuar kohëzgjatjen e kësaj periudhe).
 
== Qeverisja ==
Rreshti 103:
Pavarësia e Kosovës u shpall në bazë të planit gjithëpërfshirës të të dërguarit të OKB-së [[Martti Ahtisaari]], i cili parasheh misionin mbikëqyrës ndërkombëtar dhe të drejta e përparësi të zgjeruara për pakicat kombëtare.<ref name="Ahtisaari">[http://web.archive.org/web/20090617040820/http://www.voanews.com/albanian/2009-06-15-voa8.cfm Edona Demaj, "Ahtisari: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme," ''Zëri i Amerikës'' (15 qershor 2009)] n. 13.07.2009</ref> Sipas Kushtetutës së Republikës, Kosova është shtet unitar me rregullin shtetëror të republikës parlamentare, por që në praktikë ka ngjyrime të një sistemi gjysmë-presidencial. Qeverisja bazohet në ndarjen e pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, funksionimin e organeve të pavarura vendore e ndërkombëtare, si dhe garantimin e të drejtave të veçanta komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe.
 
Pushteti ligjvënës i takon Kuvendit të Republikës, ndërsa pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Presidenti dhe Qeveria e Republikës. Gjyqësori parashihet të funksionojë në mënyrë të pavarur, ndonëse kjo nuk ndodh në praktikë.<ref name="Gjyqësori apolitik">[http://kosovo.birn.eu.com/al/1/31/5256/ BIRN Kosova, "Jeta në Kosovë i rikthehet sistemit të drejtësisë" (28 shtator 2007)] n. 13.07.2009</ref> Rishtazi, fondacioni amerikan Freedom House cilësoi Kosovën si vend "jo të lirë,", duke vënë në pah veç korrupsionit edhe mungesën e një sistemi funksional të drejtësisë.<ref name="Freedom House">[http://www.freedomhouse.org/template.cfm?page=363&year=2008 Freedom House, "Map of Freedom in the World: Kosovo,"] n. 16.07.2009</ref> Sistemi qeverisës po kalon nëpër fazën fillestare të implementimit të tij, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.
 
=== Sistemi Politik ne Kosove ===