Dallime mes rishikimeve të "Kosova"

18 bytes added ,  2 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
 
=== Subjektet politike dhe shoqëria civile ===
Kosova ka një numër të madh partish politike, pak prej të cilave janë të profilizuara dhe nuk ndjekin ndonjë ideologji të caktuar. Dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë formuar koalicion qeverisës, ndonëse kanë prapavijë të kundërt.<ref name="LDK-PDK koalicion">[http://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2007/12/071226_nitaj_government.shtml Muharrem Nitaj, "PDK e LDK në qeverinë e përbashkët," ''BBC News'' (26 dhjetor 2007)] n. 13.07.2009</ref> Deri më 2007, LDK-ja ishte forca udhëheqëse e politikës kosovare, e orientuar kah pikëpamjet paqësore të kryetarit të saj, Presidentit Ibrahim Rugova. PDK, ndërkaq, doli nga krahu i luftës i UÇK-së, e udhëhequr nga Hashim Thaçi.
 
Partitë opozitare në parlament janë Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me kryetar Ramush Haradinajn dhe Nisma për Kosovën me kryetar Fatmir Limaj. Partitë e tjera relevante në Kosovë janë Aleanca Kosova e Re kryesuar nga Behgjet Pacolli, Partia e Drejtësisë kryesuar nga Ferid Agani (ka 2 deputetë dhe është pjesë e qeverisë), Lëvizja për Bashkim kryesuar nga Avni Klinaku (ka 1 deputet dhe është pjesë e qeverisë).
Partitë e vogla që kanë aktivitet janë: Partia e Fortë, Alternativa Demokratike e Kosovës, Partia Shqiptare Demokristane e Kosovës, Lidhja Demokratike e Dardanisë, Partia e të Gjelbërve të Kosovës dhe Partia Liberale e Kosovës.
 
Subjektet kryesore të minoriteteve janë: ''Srpska Lista'' (grup i disa partive serbe të mbështetura nga Beogradi), ''KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI'', ''Koalicija VAKAT'', ''Progresivna Demokratska Stranka'', PDAK, NDS, PLE, PAI, ''Koalicija za Gora'' dhe KNRP.
 
Organizata të ndryshme joqeveritare kanë qenë aktive që prej pasluftës, ndonëse ndërtimi i shoqërisë së mirëfilltë civile është një ecuri në zhvillim e mbështetur nga fondacione të ndryshme ndërkombëtare me qëllim të forcimit të demokracisë në vend. OJQ që ka qenë stabile dhe ka vepruar në kontinuitet dhe me numër të madh antarësh (mbi 30.000) është Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, anëtare e Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës nga viti 2006 dhe anëtare e Federatës Botërore të Veteranëve që nga viti 2009.
[[Skeda:Kosovo relations.svg|thumb|upright|500px|Hartë e njohes se Kosovës]]
Deri më 1 mars 2017, Kosova është njohur si shtet nga '''114''' vende anëtare të Kombeve të Bashkuara,<ref>{{cito uebin|title=KosovoThanksYou|url=http://www.kosovothanksyou.com/statistics/ Kosova Thanks You, "Who recognized Kosovo"|website=KosovoThanksYou|publisher=KosovoThanksYou|accessdate=25 March 2017}}</ref> prej të cilave 3 nga 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit; 23 nga 28 vendet anëtare të BE-së; 24 nga 28 vendet anëtare të NATO-s; 7 nga 8 pjesëtare së [[G8]]-shes.<ref name="Njohjet Statistika">[http://www.kosovothanksyou.com/statistics/ Kosova Thanks You, "Recognition Information and Statistics"] n. 11.07.2009</ref> Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Turqia kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të çështjes së Kosovës dhe vazhdojnë të ndihmojnë në lobim ndërkombëtar. Ndërkaq, Serbia pretendon sovranitet mbi truallin kosovar dhe kundërshton pavarësinë së bashku me [[Rusia|Rusinë]], [[Republika Popullore e Kinës|Republikën Popullore të Kinës]] dhe vende të tjera, kryesisht autoritariane dhe me probleme të brendshme.<ref name="LMjeku">[http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=36779 Lulzim Mjeku, "Hirushja bizantine," ''Gazeta Shqip'' (15 shkurt 2008)] n. 15.07.2009</ref> Po ashtu, zhgënjyes mbetet fakti se vende kyçe të botës arabe dhe islame e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.<ref name="Mjeku">[http://www.telegrafi.com/?id=26&a=1304 Getoar Mjeku, "Fermani nga Damasku," ''Telegrafi''] n. 09.07.2009</ref><ref name="Shtetet islame">[http://www.kosova-sot.info/?p=7154 Fatos Duraku, "Pse shtetet islamike nuk e njohin pavarësinë e Kosovës?!" ''Kosova Sot''] n. 13.07.2009</ref> Shqetësuese mbeten edhe vështirësitë në udhëtim që i hasin qytetarët kosovarë; shumë shtete nuk njohin pasaportat e Republikës së Kosovës, ndërsa sigurimi i vizave për në vende tjera është shumë i zorshëm.<ref name="Vizat">[http://www.telegrafi.com/?id=2&a=4873 KTV, "Forumi 2015: Kosova në izolim ndërkombëtar," ''Telegrafi'' (16 korrik 2009)] n. 16.07.2009</ref>
 
[[Asambleja e Përgjithshme]] e Kombeve të Bashkuara, në bazë të kërkesës së Serbisë, e ka kaluar çështjen për rishikim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i së cilës nuk i është i detyrueshëm.<ref name="UN Gjykata">[http://web.archive.org/web/20081117170135/http://www.voanews.com/english/archive/2008-10/2008-10-08-voa45.cfm Margaret Besheer, "UN General Assembly to Ask ICJ for Ruling on Kosovo Independence," ''Voice of America/Zëri i Amerikës'' (8 tetor 2008)] n. 13.07.2009</ref> Qeveria e Kosovës ka angazhuar ekipin e avokatëve mbrojtës në krye me ekspertin e të drejtës ndërkombëtare Sir Michael Wood.<ref name="Gjykata pavarësia">[http://www.voanews.com/albanian/archive/2009-04/2009-04-15-voa6.cfm?moddate=2009-04-15 Besim Abazi, "Pavarësia dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë," ''Zëri i Amerikës'' (15 prill 2009)] n. 13.07.2009</ref> Më 17 korrik 2009, Kosova dorëzoi para gjykatës të dytën deklaratë mbrojtëse me shkrim.<ref name="Gjykata deklarata">[http://www.telegrafi.com/?id=2&a=4887#Scene_1 QIK/Telegrafi, "Me të gjitha faktet në mbrojtje të pavarësisë," ''Telegrafi'' (17 korrik 2009)] n. 17.07.2009</ref>
 
Popullsia [[Kosovarët|kosovare]] i përket kryesisht fesë [[islam]]e (95.7%), ndërsa pjesa tjetër [[Kisha Katolike Romake|Kishës Katolike Romake]] (2.2%) dhe [[Kisha ortodokse serbe|Kishës Ortodokse Serbe]] (1.5%). Myslimanët përfshijnë shumicën e [[Shqiptarët|shqiptarëve]], [[turqit]], [[boshnjakët]] dhe [[goranët]]. Të krishterët shqiptarë janë katolikë, me përjashtim të një familjeje të përmendur në [[Prizren]] dhe shqiptarëve nga Shqipëria; katolikë janë edhe [[kroatët]]. Kisha Ortodokse Serbe përfshin thuajse tërë pjesëtarët e kombësisë [[serb]]e.
 
[[Bizanti|Perandori bizantin]], [[Konstandini i Madh]], i lindur në provincën e [[Dardania|Dardanisë]], e bëri krishterimin fe zyrtare të perandorisë. Niketë Dardani shkroi njërin prej himneve të para kishtare, "Te Deum.". Më 1054, Kosova u ndodh në juridiksionin e Kishës Ortodokse të Lindjes, mirëpo prijësit politikë të kohës parapëlqyen lidhje me papatit dhe perëndimin. Lekë Dukagjini, i lindur në [[Lipjan]], i dha Kishës Katolike vend qendror në kodin e tij të drejtësisë, ndërsa klerikët [[Gjon Buzuku]] dhe [[Pjetër Bogdani]] botuan në [[shqip]] vepra të të rëndësisë fetare dhe gjuhësore.
 
Me zgjerimin drejt jugut të zotërimeve feudale serbe, Kisha Ortodokse Serbe mori nën kontroll numër të madh tokash në truallin e Kosovës. Në shek. XIII, pas djegies së Patrikanës Serbe në Zhicë,<ref name="Malcolm kisha"/> selia e kishës u zhvendos për në [[Pejë]], ku funksionoi deri në shek. XVIII dhe u riaktivizua në shek. XX. Sot, në Kosovë ndodhet një numër kishash të rëndësishme ortodokse, nën mbrojtje të veçantë si pjesë e trashëgimisë kulturore kosovare dhe simbol i rëndësishëm fetar i komunitetit serb.
Njëherit xhamia më e madhe në Kosovë.]]
 
Me përfshirjen e Kosovën nën [[Perandoria Osmane|Perandorinë Osmane]], u përhap edhe [[feja islame]], së pari përmes edukimit të të rinjve kosovarë në shkollat perandorake dhe përpjekje proselituese të misionarëve osmane, e pastaj edhe për shkak të tatimit të rëndë në baza fetare—taksësfetare — taksës së xhizjes. Islami u pranua nga shqiptarët dhe një pjesë e [[Sllavët|sllavëve]]. Shqiptarët, edhe pse të ndarë në [[Myslimani|myslimanë]] dhe të [[Krishterimi|krishterë]], vazhduan të identifikoheshin si një [[Kombi|komb]].<ref name="1 komb 3 fe">[http://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=1490 Qerim Bajrami, "Në Kosovë nuk ka konflikt fetar," ''AlbaSoul''] n. 13.07.2009</ref> Kurse për sllavët ndarja fetare solli edhe ndarje etnike; [[boshnjakët]] më parë njiheshin si myslimanë dhe gjithmonë theksonin dallimin etnik nga serbët. Megjithatë, islami që praktikohet sot në Kosovë është kryesisht tolerant dhe përkrah zhvillimin kulturor të kosovarëve si popullatë me kulturë [[Evropa|evropiane]].<ref name="Islami perëndimor">[http://www.msnbc.msn.com/id/23258488/ AP, "Kosovo touts 'Islam Lite'," ''MSNBC'' (21 shkurt 2008)] n. 13.07.2009</ref> Shumica e myslimanëve në Kosovë janë synitë, por ka edhe ndjekës të urdhrit shiit.
 
Pas përfundimit të [[Lufta e Kosovës|luftës]], në Kosovë u vendosën organizata misionare myslimane dhe të krishtera, të cilat kanë arritur që në masë të vogël të përhapin shkolla radikale të islamit, përkatësisht denominime protestante.
Kosova ka gjithsej 1.466 [[Vendbanimi|vendbanime]], që shpërndahen në 30 komuna.
* Komunat me mbi 70 vendbanime: Gjakovë 88, Pejë 79, Besianë 77, Prizren 77, Dardanë 76, Leposaviq 75 dhe Lypjan 70.
* Komunat me 40 - 70 vendbanime: Vushtrri 67, Gjilan 63, Zubin Potok 61, Klinë 54, Burim 50, Skenderaj 49, Prishtinë 49, Mitrovicë 47, Ferizaj 45, Malishevë 44, Viti 43, Kaçanik 42, Therandë 41 dhe Deçan 40.
* Komunat me nën 40 vendbanime: Sharr 36, Rahovec 36, Drenas 35, Zveçan 35, Shtime 23, Obiliq 20, Fushë Kosovë 18, Shtërpcë 16 dhe Novobërdë 10.
 
Në mes këtyre dy periudhave të regjistrimit struktura etnike ka pësuar ndryshime si në vijim:
 
Etniciti shqiptar , Etniciti serb, Etniciti turk, Etniciti rom, të tjerët kanë pasur një rritje prej 8,477 banorë apo 8.4%. ka pasur rritje për 11,619 banorë apo34%, ka pasur rënie për 2,068 banorë apo 16.5%, ka pasur rënie 15,608 banorë apo 7.4%, ka pasur rritje prej 369,336 banorë apo 26%<ref name="Ministria e Administratës Publike">[http://esk.rks-gov.net/index.php/misioni-i-esk-se Enti i Statistikës së Kosovës (25 dhjetor 2010)] n. 25.12.2010</ref>.
 
=== Arsimi ===