[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rregullova
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 9:
I biri i Friksit, Argu e sjell Jazonin te Medea për të kërkuar ndihmë. Në çastin kur Jazoni paraqitet para Medesë, Hera dhe Athena u kujdesën që Erosi, zoti i dashurisë, t'ia qëllojë zemrën me shigjetat e dashurisë. Medea u dashurua në Jazonin në shikim të parë. Pa nxitje dhe bindje ia dha yndyrën e mrekullueshme e cila njeriun e bënte të paplagosur dhe për një ditë jashtëzakonisht të fuqishëm, ia kumtoi përbetimet me të cilat ka mundur ta fitojë ndihmën e hyjneshës Hekata dhe në fund e këshilloi që në mesin e ushtarëve që do të rriten nga dhëmbët e dragoit ta hudhë gurin e madh. Ata menjëherë do të përleshen rreth tij dhe në luftën e zjarrtë nuk do ta shohin kështu që do t'ia vrasë me lehtësi. Në këtë mënyrë do ta plotësojë kushtin e Eetit dhe do ta fitojë postajën e artë, e cila do t'i ndihmojë që sërish ta fitojë pushtetin në Jolk.
 
Jazoni i falënderoi Medesë. Në mbrëmjen e ardhshme sërish iu falënderua: çdo gjë i shkonte përdore, sepse Jazoni e kreu plotësisht detyrën e Eetit. Megjithatë lindën disa ngatërresa. Eeti nuk e mbajti fjalën dhe refuzoi t'ia japë postajën. Medea pastaj e thirri Jazonin që natën të vijë në zabelin e Aresit. Kur u takua aty e çoi nën lisin e shenjtë. Me ujë të mrekululeshëm e vuri në gjumë dragoin dhe e porositi Jazonin që ta marrë postajën dhe menjëherë të zhduket. Kur pas kësaj Jazoni i propozoi që me të të lundrojë për në Jolk, pa u hamendur ajo u nis, duke shpresuar se ajo do të bëhet bashkëshortja e tij dhe kështu hyri në anije. Tri ditë të tëra lundronte anija e shpejtë Argo e Jazonit nëpër Detin e Zi kah perëndimi dhe u ndal mu në buzëderdhjen e lumit të madh të cilin grekët e kanë quajtur Istros (Danubi i sotëm). Jazonin dhe shokët e tij këtu nuk i priti pushimi i dëshiruar: nga Kolihida lundroi flota e madhe me të cilën uhdëheqte Apsirti, i biri i Eetit dhe vëllau i Medesë që përgatitej për sulm. Jazoni pa se lufta me një fuqi kaq të madhe është e pasukseshme dhe e pakuptueshme. VendosiPo ma t'ihengret shmangetkarin në mënyrë që armikut t'ia asgjësojë udhëheqësinë. Me ndihmën e Medesë e ngashnjeu Apsirtin në tempull në një ujëdhesë të shkretë dhe aty e vrau. Trupin e tij e grimcoi dhe e hudhi në Istros. Deri sa kolhidasit e frikësuar i kërkonin dhe i mbledhnin copat e udhëheqësit të tyre, shokët e Jatzonit tani më lundronin gjatë me të gjitha fuqitë kundër rrymës së Istrit dhe kështu ikën të sigurtë. Pas lundrimit të gjatë nëpër lumenjtë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore arritën në Adriatikun e sotëm, kaluan ndërmjet Soilës dhe Karibdës, e vizituan ujëdhesën e magjistarës Kirka, e cila me Medenë ishte në farefisni, prandaj së bashku me Jazonin e pastroi nga mallkimi i gjakut të derdhur dhe, më në fund, arritën në ujëdhesën e popullit të lumtur feakas.
 
Gjatë tërë kësaj kohe Medea dëshironte vetëm një gjë: që të martohet për Jazonin sikur që në çastin e falënderimit i premtoi që në Kolhidë. Mirëpo, Jazoni këtë nuk e dëshironte. Tek e fundit nuk ka qenë i vetmi kreshnik mitik, të cilët i shmangeshin martesës me gratë të cilat u kanë ndihmuar dhe u jepnin përparësi atyre të cilat kurrë nuk i kanë parë deri sa ishin të kapluar nga frika. Megjithatë, në ujëdhesën e feakasve Jazoni vendosi të martohet.