[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
v →‎Biografia: nga en.wiki
Rreshti 13:
Në vjeshtën e 1910 u tranferua në Jabanabad, para se të caktohej në postin e tij të fundit në administratën osmane korrikun e 1911 në [[Kërçova|Kërçovë]] në [[Vilajeti i Manastirit|vilajetin e Manastirit]].<ref name=":0" />
 
Në fund të 1912 iu bashkua administratës të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, si këshilltar i ministrit të Brendshëm, më pas u caktua prefekt i Beratit (nëntor 1913 - janar 1914). Nën sundimin e [[Princ Vidi|Princ Vidit]], ishte shef i kabinetit i kryeministrit [[Turhan pashë Përmeti|Përmeti]], më tej qe kryetar i komisionit për muhaxhirët dhe zëvendësisht prefekt i Vlorës.<ref name=":2">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=122-123|ref=harvnb}}</ref> Së bashku me Abdyl bej Ypin u përpoq të normalizonte marrëdhëniet me kryengritësit e Shqipërisë së Mesme, por u kap e u burgos prej tyre. pas 1916 gjatë pushtimit austro-hungarez ishte nënprefekt i Tiranës e deri më 1919.<ref name=":2" /> Në këtë zyrë së bashku me [[Hoxhë]] [[Zyber Hallulli|Zyber Hallullin]], [[Mytesim Këlliçi|Mytesim Këlliçin]], Luigj Shalën dhe Xhelal beg Toptanin, hapën ''Strehën Vorfnore'', e para jetimore publike e qytetit.<ref>{{cite book|title=Historia e Tiranës|last=Frashëri|first=Kristo|publisher=Toena|year=2004|isbn=9992718978|page=395|language=Albanian}}</ref>
 
Nga 1920 deri më 1923 ka qenë këshilltar si dhe Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Në dhjetor të 1921 u emërua ministër i Brendshëm i qeverisë jetëshkurtër të [[Idhomeno Kosturi|Idhomeno Kosturit]]. Nga 1922 shërbeu si prefekt i Shkodrës, me zgjedhjet e dhjetorit 1923 e deri më 1926, u zgjodh deputet i Durrësit.<ref name=":0" />