Ndërdisiplinariteti: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
|||
Rreshti 6:
Mbiemri interdisiplinare (ndërdisiplinore) përdoret më shpesh në qarqet shkencore e arsimore, kur hulumtuesit nga dy ose më shumë disiplina shkencore bashkojnë dhe modifikojnë qasjet e tyre në mënyrë që ato të jenë më të përshtatshme për problemin e caktuar, duke përfshirë mësimin ekipor, ku nga nxënësit kërkohet të kuptojnë një temë të caktuar në terma të disiplinave të shumëfishta tradicionale. Për shembull, tema e shfrytëzimit të tokës mund të duket ndryshe kur shqyrtohet nga disiplina të ndryshme, për shembull, [[biologjia]], [[kimia]], [[ekonomia]], [[gjeografia]] dhe [[politika]].
Shumica e disiplinave akademike i kanë rrënjët e tyre në [[Sekularizmi|sekularizimin]] e universiteteve në mes të shekullit XIX, kur [[Kurrikuli|kurrikulat tradicionale]] u plotësuan me mësimin e gjuhës dhe [[Letërsia|literaturës]] jo-klasike, [[Shkencat shoqërore|shkenca shoqërore]], [[Shkenca politike|shkencat politike]], [[ekonomia]], [[sociologjia]], administrata publike
Para shekullit XX, kategoritë shkencore ishin të gjera dhe të përgjithshme, gjë që pritej për shkak të mungesës së interesit në shkencë në atë kohë. Me përjashtime të rralla, praktikuesit e shkencës prireshin të ishin amatorë dhe referoheshin si "historianë të natyrshëm" (historianë natyralë) dhe "filozofë të natyrshëm" (filozofë natyralë) - emërtime këto të cilat datojnë që nga koha e Aristotelit - në vend të emërtimit "shkencëtarë".<ref>{{Cito web|url=https://www.npr.org/templates/story/story.php?storyId=127037417|title=How The Word 'Scientist' Came To Be|accessdate=November 3, 2014|website=npr.org|publisher=National Public Radio}}</ref> Historia natyrore i referohet asaj që tani i quajmë shkencat e jetës dhe filozofia natyrore që i referohen shkencës fizike aktuale. Pak mundësi ka ekzistuar për shkencën si një profesion jashtë sistemit arsimor. Arsimi i lartë ka ofruar strukturën institucionale për hetimin shkencor, si dhe mbështetjen ekonomike.
== Shih edhe ==
|