Hape menynë kryesore

Changes

572 bytes added ,  10 muaj më parë
nuk eshte edhe aq cung tanime
 
Pas vrasjes së një turku, gjyqi e nxorri Xhemil beun të pafajshë, dhe e urdhëruan që të shkonte në Ajdin, ku mytesarif ishte Mehmet Ali pashë Delvina. Xhemili u fejua me të bijën e tij, Zejnepin, dhe pas dy vjet e gjysmë internimi u kthye në vendlindje, i pritur nga kushëriri i tij [[Eqrem bej Vlora|Eqrem beu]].<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|pages=203-204}}.</ref>
 
Nëntorin e 1912, në funksionin e kryebashkiakut të Vlorës, organizoi dhe lajmëroi parinë shqiptare për Kuvendin e Vlorës që do të mbahej me kushëririn e tij [[Et'hem bej Vlora|Et'hem beun]] që t'i bënin terrenin gati [[Ismail Qemali|Ismail Qemalit]].<ref>{{Cite book|title=Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit|last=Ikonomi|first=Ilir|authorlink=Ilir Ikonomi|publisher=Uet press|year=2012|isbn=9789995639761|location=Tiranë|pages=166}}</ref> Kuvendi u bë në shtëpinë e tij, ku dhe u ngrit flamuri shqiptar më pas.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2012|page=226}}.</ref>
 
Gjatë udhëtimit të Esad Pashës në Bari shkurtin e 1914, Xhemil beu e shoqëron si përkthyes i tij së bashku me [[Zef Skiroi|Zef Skiroin]].<ref>{{Cite book|title=Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti|last=Ikonomi|first=Ilir|publisher=Uet press|year=2016|isbn=978-9928-190-91-8|location=Tiranë|pages=268|ref=harvnb}}</ref> Qe pjesë e delegacionit të përfaqësuesve shqiptarë që shkuan në Neuwied t'i dorëzonin kurorën dhe t'i betoheshin për besnikëri [[Princ Vidi|Princ Vidit]].<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|pages=274-275}}.</ref>
== Referencat ==
{{reflist|2}}
 
{{Biografi-cung}}
 
[[Kategoria:Vlorajt]]
3.800

edits