Hape menynë kryesore

Changes

2 bytes removed ,  10 muaj më parë
v
Marrëdhënia e tij me pushtim-administrimin austro-hungarez është cilësuar sikur i ka mashtruar në numrin e rekrutimeve,{{sfn|Frashëri|2014|p=35, 146}} por studime të tjera tregojnë se mërgimi i tij në Vjenë erdhi si pasojë e cilësimit të tij si element i dëmshëm për politikën austro-hungareze në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore.<ref name=":6" /><ref>{{Cite web|url=https://encyclopedia.1914-1918-online.net/article/albania|title=Albania|date=8 tetor 2014|website=1914-1918-online|last=Blumi|first=Isa}}</ref>
 
Përkundër pasaktësive të përhapura nga lajkatarët e tij sikur Kongresi i Lushnjës qe fund e krye vepër e tij, Zogu u ftua thjesht si përfaqësues i Matit.{{sfn|Frashëri|2014|p=35-36}} Sipas historiografisë zyrtare shqiptare, Zogu nuk i shpalli luftë Italisë fashiste kur ShqipërisëShqipëria u pushtua më 7 prill 1939 dhe grabiti arkën e financës shtetërore.{{sfn|Frashëri|2014|p=170}} Kërkimet arkivore kanë dëshmuar se është lëshuar urdhëresa që pushtuesi të pritej me armë,<ref name=":1" /> si dhe sasia e arit e tërhequr ishte e barazvlefshme vetëm me rrogën vjetore duke i shtuar përfitimin e shitjes së një pylli në vendlindje; ndërkohë, thesari i Shqipërisë ndodhej në Romë asokohe.<ref>{{Cite journal|last=Dervishi|first=Kastriot|date=2 shkurt 2003|title=Si u grabit ari shqiptar: [Në kohën e Mbretit Zog]|url=https://vargmal.org/dan5006|journal=55|volume=27|pages=12-13|via=}}</ref>
 
Në librin e autores angleze Margaret MacMillan ''Paris 1919: Six Months that Changed the World'' gjenden pohime të tilla të gabuara si "Esat Pasha ishte dajë i Ahmet Zogut". Në të vërtetë gjyshi i Zogut nga e ëma ishte kushëri i dytë me Esad Pashën.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=489}}.</ref> Nëpër librat e historiografisë komuniste do të përmendej vazhdimisht atentati i 23 shkurtit 1924, por pa u përmendur se kush e bëri sepse Valteri qe ndër të dënuarit me vdekje nga [[Gjyqi Special, 1945|Gjyqi Special]].<ref>{{Harvnb|Dervishi|2010|page=224}}.</ref>
3.800

edits