[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit/perkthim automatik e pa referenca
Rreshti 6:
=== Shperhapja ===
Fruthi ёshtё sёmundje vetёm e njerëzve. Burim i nfeksionit ёshtё njeriu i sёmurё, i cili e mban virusin nё mukozёn e rrugёve tё frymarrjes, ndёrsa infekcioziteti mё i madh ёshtё nё javёn e parё, nё stadin katarral tё sёmundjes. Nё stadin e ekzantemës, infekcioziteti ёshtё i vogёl pёr shkak tё sasisё sё vogёl tё virusit nё rrugёt respiratore. Dy ditё pas paraqitjes sё ekzantemës, i sёmuri nuk ёshtё mё infekcioz. Pёrhapja e virusit bёhet pёrmes rrugёs frymarrjes dhe konjuktivёs, pёrmes spërklave tё ajrit nё kontakt tё drejtpërdrejt me tё sёmurin. Pasi qё virusi i morbillit ёshtё shumё i ndieshёm nё ambientin e jashtёm ku qёndron vetёm 10 minuta, pёrhapja e sёmundjes nga personi i tretё (mёnyra indirekte) bёhet nё raste tё rralla nё çerdhe dhe institucione ku ka shumё persona. Kёshtu qё, gjatё kohёs sё paraqitjes sё sёmundjes duhet qё dhoma e tё sёmurit tё ajroset sa mё shumё.Sёmundja mё shumё pёrhapet nё qytete ku ka karakter endemik pёr shkak tё kontakteve mё tё shpeshta nё mes njerёzve dha paraqitet nё sezonin dimёr- pranverё. Tё porsalindurit deri nё moshёn 6 mujore, nuk sëmuren nga fruthi nё qoftё se nёna e fёmiut e ka kaluar sёmundjen ose ёshtё vaksinuar, sepse antitrupat barten nё formё pasive me rrugё transplacentare nga nёna te fryti. Nёse nёna nuk ёshtё imune mund tё sëmuren nga fruthi edhe tё porsalindurit.
 
=== Pasqyra klinike ===
Inkubacioni (periudha prej momentit tё infektimit deri te paraqitja e shenjave tё sëmundjes) fruthit, zgjat 10-12 ditё dhe nё kёtё fazё nuk ka shenja tё sёmundjes.
Pastaj fillon paraqitja e shenjave tё sёmundjes e cila kalon nёpёr dy stade:
 
1. Stadi kataral i cili shoqёrohet me temperature tё lartё, ngjizje tё zёrit dhe kollё, skuqje tё konjunktivave sё syrit. Nё zgavrёn e gojёs nё nivel tё dhёmbёve tё poshtёm molar paraqiten njollat e Koplikut qё kanё ngjyrё tё bardhё nё tё pёrhimët me skuqje rreth tyre me madhёsi rreth 1 mm e qё paraqesin shenjёn e sigurt tё fruthit.
 
Ky stad zgjat 3-4 ditё dhe e dallon fruthin nga sëmundjet tjera ekzentematike si, Rubeola dhe Varicela, tё cilat kanё stad katarral mё tё shkurtёr dhe jo shumё karakteristik .
 
2. Stadi egzantematik fillon nё kohёn kur temperatura ёshtё 39-40 °C, me paraqitjen e ekzantemës makulopapuloze, qё fillon sё pari pas veshёve, nё fytyrё, kokё (pjesёn me qime), pastaj përfshin qafen, kraharorin dhe tё gjitha pjesёt e lёkurёs pa i kursyer as shuplakat dhe shputat.Ky stad zgjat 2-3 ditё dhe kur ekzantema paraqitet nё tёrё lёkurёn temperatura, fillon tё ulet. Pas 3-4 ditёve, ekzantema fillon tё tёrhiqet sipas rendit qё ёshtё paraqitur nga poshtё-lartё.Pas kёsaj fillon edhe stadi i rekovaleshencёs (përmirësimit) nё tё cilёn pacienti fillon tё përmirësohet, tё kthehet nё normalitet, temperatura bie nё normale, ekzantema tёrhiqet dhe kemi njё qërim tё lehtё tё lёkurёs nё trup, por jo nё shuplaka dhe duar, qё e dallon fruthin nga skarlatina, si dhe fillon tё kthehet oreksi.Nёse i sёmuri vazhdon ende me shenja tё sёmundjes si temperaturë, kollitje, atёherё flasim pёr komplikimet e fruthit tё cilat janё: pezmatimet e veshit, mushkërive, trurit (encefaliti) dhe një komplikim shumё i rallё 1:1 000 000 raste tё tё sёmurёve, ёshtё encefaliti subakut sklerotizant, i cili zakonisht përfundon me vdekje 6-9 muaj pas lajmërimit tё sëmundjes.
 
=== Diagnoza ===