[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 69:
 
== Popullsia ==
12 km larg qytetit të Fierit, ndodhen rrënojat e qytetit antik të Apolonisë. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos (Vjosa) nga kolone të ardhur nga Korinti e Korfuzi. Ne lulëzimin e tij mendohet të ketë pasur një popullsi prej 50,000-60,000 banorësh. Për rëndësinë ekonomike dhe kulturore dhe për hapësirën e madhe të shtrirjes së tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet të madh dhe hijerëndë “.
Monumentet më të rëndësishme arkeologjike janë : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kërkimet e para mbi thesarin historik te Apolonisë u bënë gjatë Luftes së Parë Botërore nga arkeologët austriak, që zbuluan dhe eksploruan muret e mëdha që rrethonin qytetin e dikurshëm. Zbulimet sistematike filluan në vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorën në dritë kompleksin e monumenteve të qendrës së qytetit. Zbulimet kanë vazhduar nga arkeologët shqiptarë pas çlirimit.
Qendra të tjera të popullimit parahistorik në rrethin e Fierit kanë qenë edhe Stefanafana, Nemfeumis, kështjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Portëza, Petova etj.
 
Regjistrimi i parë i populsisë është ai i vitit 1923 ku Fieri ishte nënprefekturë nën varësinë e Beratit. Në përbërjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtëpi dhe 12.760 banorë, krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtëpi dhe 1940 banorë. Vetë qyteti i Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorë.
 
Gjatë fillimit të shekullit të XX-të deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosën banorë të ardhur nga Labëria, Kosova dhe Çamëria si dhe grupe të ndryshme popullatash të ardhur nga Toskëria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Fierit u vendos një numër i madh çamësh të dëbuar nga Greqia.
 
Ne vitin 1958 sipas ndarjes së re administrative rrethi kishte një sipërfaqe prej 1175 km2. Në te bënin pjesë 4 qytete si dhe 139 fshatra të grupuar dhe 21 të bashkuar. Me shndërrimin e rrethit në qendrën ekonomike më të zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi një proces i zhvilluar urbanizimi. Për të plotësuar nevojat e industrisë dhe bujqësisë, filloi një lëvizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti i Fierit numëronte 20 000 banorë, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorë.
Në vitin 1985, Fieri si rreth kishte një popullsi prej 226 2000 banorë, dhe dendësi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifrën 27.6 % ndërsa ajo fshatare 72,4 %. Rritja natyrore ishte 2,09 %.
 
Me fillimin e viteve 90 –të në Fier ndodhën mjaft ndryshime demografike. Një pjesë e madhe e banorëve kanë emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanë ardhur banorë nga rrethet e Mallakastrës, Tepelenës, Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës si dhe nga zonat veriore e verilindore të Shqipërisë.
Ne vitin 2001 popullsia e rrethit të Fierit ishte 199.082 banorë. Ndërsa qyteti i Fierit ka një popullsi 82.262 banorë. Dendësia e popullsisë për rrethin e Fierit 255 banorë/km2, një nga me të lartat në Shqipëri. Mosha mesatare e popullsisë është 38 vjeç.
 
{| class="wikitable sortable"