Xhamia e Plumbit, Shkodër: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 3:
[[Skeda:Xhami Pellumb.jpg|parapamje|Xhamia e Plumbit në pamje ajrore]]
[[Skeda:Xhamia plumbit.jpg|250px|parapamje|Ish-xhamia me [[Minareja|minaren]]]]
'''Xhamia e Plumbit''' ose '''Xhamia e Mehmet pashë Bushatit''' është një [[Lista e objekte fetare në Shqipëri që janë monumente kulture|monument kulture]] i kategorisë së parë në [[Shkodër]]. Ndër veprat e shumta të ndërtuara në Shkodër nga trashëgimtarët e njëpasnjëshëm e sundimtarë të mëdhenj siç ishin [[Bushatllinjtë]], është dhe Xhamia e Plumbit, e cila njeh si vit të ndërtimit të saj vitin 1773. Kjo vërtetohet edhe me shqipërimin e shkrimit të gdhendur në pllakën e vendosur mbi derën kryesore të kësaj xhamie, ku thuhet: ''"Viti 1187 Hixhri është data e ndërtimit të xhamisë së madhërishme prej Mehmet Pashës, zot i bamirësive."'' Dhe më poshtë: ''"Viti 1280 është data e riparimit të xhamisë prej kujdestarit të saj Mahmut Berberi"''. Respektivisht, këto dy data të [[Kalendari hixhri|kalendarit islamik]], përkojnë me vitet 1773 dhe 1863.
 
Ajo çka është për t'u shënuar mbi jetën e kësaj [[Xhamia|xhamie]], krahas asaj se ky institucion i rrallë kulti tipik i stilit turko-arab është tregues i një stadi të lartë mirëqënieje të lagjes së vjetër Tabake në gjysmën e dytë të shekullit të 18 dhe gjatë shekullit të kaluar, është historia e dhimbshme e kubeve prej plumbi, të cilat, më se një herë u bënë objekte vjedhjesh e grabitjesh.