[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 46.99.37.154) dhe riktheu rishikimin 1818695 nga Resnjari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 70:
Migrimet si element vital hapsinor i popullsisë paraqet një dukuri te rendesishme socio-gjeografike. Dyndjet e njerzeve gjithemon kane shprehur ndryshime te llojllojshme ne kohe dhe hapësire te caktuar, e këto paraqesin një proces te nderlikuar me pasoja te ndryshme ne transformimin e rrjetit Gjeografik. Gjate studimit te dyndjeve me rendësi është te konstatohen shkaqet e levizjeve (koha, lloji dhe drejtimi i tyre). Shkaqet qe kane ndikuar ne dyndjen e kësaj popullsie janë me tepër se ato socio-politike dhe ekonomike.
Migrimet ne Banullë dhe me gjerë mund te ndahen ne ato gjere ne vitin 1912, 1912-1941, 1945-1968, 1981-1999. Migrimet nga viti 1912-1941 ne këtë kohe ne territorin e Banullës filloi si ne te gjithë Kosovën kolonizimi Serb e Malazez e ne Banullë erdhën 9 familje serbe e malazeze. Dihet se ne këtë periode pase ramjes se Perandorisë Turke Kosova ra nen sundimin e mbreterise Serbe, e cila propozonte masat me brutale për shpernguljen e shqiptareve me dhune, tortura, si dhe perhapi propaganden për shpernguljen e Shqiptareve për ne Turqi e Shqipëri e tje. Ne te njejten kohe aplikoje sjelljen e kolonisteve Serb e Malazez ne Banullë. Migrimet 1945-1968- Ne këtë peridhe famekeqe (koha e Rnkoviqit). Prej reprezalieve, terturave, pushkatimeve, burgosjeve e malltretimeve te shumta nga Banulla u shperngulen per ne Shkup e pasandej për ne Turqi Familjet : Hamit Zejnullahut, Nuhi Zejnullahut, Familja e Bilim Brahes perkatesishte Azem Ibrahimit te shperngulur ne Istamboll. Sami Salihu Beqir Salihu dhe Shaqir Salihu. Familjet e Hamit dhe Nuhi Zejnullahut pasi qe ne Shkup i ndrruen mbiemrat prej Zejnullahu ne (Kurtullus) u shperngulen ne BURSA te Turqise ku sot atje numrojne mese 20 e me tepër shtëpi. Ne këtë kohe edhe familja e Ramadan Xhemail Zejnullahut vendos qe te shpengulet për ne Stamboll ku i ndjeri kishte edhe motrën te shperngulur ne Stamboll. E gjen nje kasolle atje jep kapar për te dhe kthehet qe familjen ta pergatit për ne Stamboll. Kur kthehet ne atë kohe Rankoviqi u burgos nga Titoja dhe familja e Ramadan Zejnullahut mbetet ne Banullë. Familjet e Sami e Beqir Salihut mbeten ne Shkup ke edhe sot e kësaj dite jetojnë atje dhe ne Kovove (AZIZ Sami Salihu). Kurse Shaqir Salihu u shpengul për ne Amerike ku edhe sot e kësaj dite familja e tij atje jeton. Gjate kohes se Rankut si ne tere Kosovën ashtu edhe ne Banullë, akcioni i armeve, për arme u rrahen u malltretuan nje perqindje e madhe e ketije fshati një nder ta ishte edhe Ismail Mehmet Zejnullahu, Ramadan Xhemail Zejnullahu, Vehbi Shaban Syla e shume te tjere. Ne malltretimet e familjes Zejnullahu ka ndikuar me te madhe sepse Idriz Zejnullahu i pushkatuar nga Partizanet pa gjyq, mixha i Ramadan Zejnullahut, ishte dhender i Adem Gllavicës dhe njeherit edhe Ramadan Zejnullahu nip i Ademit, çka do te thotë se pak a shume ishin te frymëzuar nga puna e tije qe te punojnë sa me shume per atedheun. Takimet me te shpeshta te Ramadanit me Adem Gllavicen (pra me dajen) ishin ne Mynhen te Gjermanise te Beqir dhe Selim Selimi. Migrimet 1981-1999 - Prej Banulles ka pasur mjefte te rinje e te moshuar qe janë angazhuar prej 1981 ne demonstrata për pavarësi te vendit e kjo nuk ka munguar as ne shërbimin ushtarak ku u vra Halil Habib Hajrullahu me 1981. Për demonstrata ne Banullë kane qene te burgosun Dr. Fitim Rrahim Selimi, Ismet Hajrulla Hajrullahu, Imri Mahmud Hajrullahu, Bislim Isufi (Belenica) nga Banulla e disa te tjerë. Te gjitha keto dhe ne funde pas ndryshimeve Kushtetuese me 1989 prej diktatorit Milloshevic numri i te shperngulerve u rrit me te madhe per ne boten e jashtme ku një nder ta jame edhe vete me familje. Kontributi i fshatareve te Banulles gjate luftes se fundit 1999, ka qene i pa zavendsueshem, kane qene te angazhuar ne te gjitha poret e organizimit te UCK-se. Pritja e refugjateve po ashtu angazhimi i fsahtareve per populllsine e pa streh. Dhe ne fund migrimi i popullsisë fshat qytet. Edhe pse Banulla nuk gjindet larg qendres (Lipjanit) punsimi ka ndikuar me te madhe qe nje pjese e popullsisë se Banullës te shpërngulen ne Lipjan. Sidomos pas Luftës se vitit 1999 e kendej nje numer bukur i madhe i popullsisë se Banullës është shpërngulur ne qendër.
<!-- == Ekonomia == -->
== Kultura ==