[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 30:
[[Komiteti "Bashkim e përparim"|Komiteti "Bashkim e Përparim"]] pas gati një muaji të kthimit të Kushtetutës vendosi t'i jepte vëmendje gjakmarrjes në Vilajetin e Kosovës, dhe nga fundi i vitit masa të ashpra u morën nga vendorët - [[Nexhip bej Draga]] me anëtar të tjerë të parisë së Kosovës e shihnin Boletinin si pengesë dhe besnik të sulltanit dhe loboi për ndalimin dhe arrestimin e tij, Draga donte vendosjen e rendit të ri ligjor, ndërsa Boletini donte privilegjet e vjetra caktuar nga koha e sulltanit. Pasi ia arriti të ndërhynte përmes Komitetit të Selanikut që qeveria të merrte masa ndaj Boletinit,<ref name="Gawrych161162">{{harvnb|Gawrych|2006|pp=161–162.}}</ref> i dërguan një oficer të shoqëruar për t'i dhënë Boletinit një urdhër gjykate që t'i kthente të quajturit Haxhi Alisë çifligun që kishte qenë më parë i tij para se t'ia jepte sulltani. Boletini përqeshi urdhrin, përzuri autoritetet që më pas e sulmuan, Isa mundi të ikte me njerëzit e tij, por kulla iu dogj. Mytesarifi i Pejës këshilloi autoritetet qendrore osmane se veprimet ndaj Isës do të çonin drejt ndonjë rrugëzgjidhjeje, por duhej bërë një demonstrim force në mbarë vilajetin për të bindur krerët e tjerë vendorë të sistemit ''deruhdecilik''.<ref name="Gawrych163">{{harvnb|Gawrych|2006|p=163.}}</ref>
 
Gjatë kundër-revolucionit të prillit 1909 Isa me krerë të tjerë i ofruan sulltanit ndihmën e tyre.<ref name="Gawrych168">{{harvnb|Gawrych|2006|p=168.}}</ref> Më 15 maj 1909 Xhonturqit, duke vazhduar mohimin e të drejtave kombëtare shqiptare, vijuan me fushata kundër atyre që nuk paguanin taksat e reja të caktuara në Stamboll. Në Mitrovicë u caktua gjeneral i brigadës 18 Xhavid Pasha, ku zëvendësoi [[Shemsi Pasha|Shemsi Pashën]] e vrarë (vëllamë i Isës),<ref name="Vlora56">{{cite book|title=Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike ([[Gjuha gjermane|gjerm.]]. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze|author=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|last2=Von Godin|first2=Marie Amelie von Godin|publisher=Shtëpia Botuese "55"|year=2010|origyear=1956|isbn=978-99943-56-89-8|volume=II|location=Tiranë|pages=160-161, 172}}</ref> për të përvijuar një vazhdë operacionesh ndaj malësorëve shqiptarë për dorëzimin e armëve dhe në veçanti për ta kapur.<ref name="Gawrych173174">{{harvnb|Gawrych|2006|pp=173–174.}}</ref> Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e [[Kryengritja e vitit 1910|kryengritjes së 1910]] me Hoxhë Said efendiun, [[Nexhip bej Draga|Nexhip bej Dragën]], [[Hasan Prishtina|Hasan Prishtinën]], [[Mehmet pashë Deralla|Mehmet pashë Derallën]], [[Rexhep bej Mitrovica|Rexhep Mitrovicën]], [[Bedri Pejani|Bedri Pejanin]], [[Salih Gjuka|Salih Gjukën]] dhe Isa Boletinin.<ref>{{Cite book|url=http://psi203.cankaya.edu.tr/uploads/files/Kansu,%20Coup%20of%201912.pdf|title=Politics in Post-revolutionary Turkey, 1908-1913|last=Kansu|first=Aykut|publisher=Brill|year=2000|isbn=9789004115873|location=|pages=381}}</ref> Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi drejt gjakderdhjesh dhe bombardimin të fshatrave shqiptare.<ref>{{Harvnb|Pearson|2004|page=6}}.</ref><ref name="Skendi393435">{{harvnb|Skendi|1967|pp=393, 435.}}</ref> Pas revoltave të herëpashershme në Vilajetin e Kosovës, prillin e 1910 qeveria xhonturke vendosi krijimin e një korpusi ushtarak të posaçëm për "shtrimin" e Shqipërisë, në krye të të cilit u vu gjenerali Turgut Pasha. Në bashkëpunim me Idriz Seferin dhe krerët shqiptarë, Isa i priu betejave të rënda në grykën e Kaçanikut, Zagovac, Çernalevë, Kabash e Virnaglava.'''<ref name=":12">{{Cite book|title=[[Lebenserinnerungen|Kujtime 1885-1925]]|last=Vlora|first=Eqrem bej|authorlink=Eqrem bej Vlora|publisher=IDK|year=2003|isbn=99927-780-6-7|location=Tiranë|pages=242-243|ref=harvnb|translator=[[Afrim Koçi]]}}</ref>''' Në Çernalevë kryengritësit e mbajtën ushtrinë osmane për dy ditë.<ref name=":1" />
 
Ikanakët kosovarë gjetën strehim në Mal të Zi që herët me ndodhitë e 1909, ku Knjaz Nikolla shpresonte t'i kishte ata si ndihmë më pas gjatë zgjerimit në trojet shqiptare. Isa me të vetët ishin atje,<ref>{{Harvnb|Vlora|2003|page=250}}.</ref> u takua me krerë shqiptarë, merrte ndihma dhe armatim nga Mali i Zi<ref name="Gawrych177">{{harvnb|Gawrych|2006|p=177.}}</ref> duke e përdorur kështu si bazë.<ref name=":2">{{harvnb|Treadway|1998|p=73}}.</ref><ref name="Skendi408">{{harvnb|Skendi|1967|p=408.}}</ref> Fillimisht Mali i Zi e shpërfilli praninë e tij, por pas kërkesave të ambasadorit osmane e eskortoi larg kufirit.<ref name=":2" />