[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 80.78.68.218 (diskutimet) në versionin e fundit nga 51.158.69.142.
Etiketa: Rollback
No edit summary
Rreshti 34:
Prej vitit 1287 shihet forma ''Scutarum'' (mb. ''Scutarensis'')<ref name=":6">[[Lajos Thallóczy|Thalloczy L]]., ''Vëzhgime iliro-shqiptare,'' përktheu [[Mustafa Kruja]], Shkodër: Camaj-Pipa, 2004, fq. 114. ISBN 99927-56-34-9</ref>, emri u përshtat në [[Gjuha italiane|italishte]] '''Scutari''', formë e cila qe mjaft e përhapur në anglishte deri në shek. XX<ref>Encyclopædia Britannica, Botimi i XItë (1911), artikulli "Scutari".</ref>. Forma e moçme sërbe ka qenë ''Skëdër'', me dy gjysmë-zanore. Forma në [[Gjuha serbokroate|serbo-kroatishte]] ''Skadar'' (Скадар) shihet që nga mbarimi i shel. XIV<ref name=":6" />, e në [[Turqishtja osmane|turqishten osmane]], gjithashtu në turqishten e sotme ''İşkodra''.
 
Përgjatë sundimit osman është quajtur edhe ''Işkenderiyye'' nga ''Işkender'' duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e [[Leka i Madh|Aleksandrit të Madh]] (i quajtur Skënder në traditën muslimanemyslimane) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku [[Marin Barleti|Barleti]] nxjerr tezën se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, që qarkullonte edhe ndonjë shekull më vonë tek e shkruan udhëpërshkuesi osman [[Evlia Çelebiu|Evlija Çelebi]].
 
Përzhvillimi i emrit prej trajtës së vjetër në të tanishmen mbahet nga [[Eqrem Çabej|Çabej]]<ref>Çabej E. (1974), "Die Frage nach dem Entstehungsgebiet der albanischen Sprache". ''Zeitschrift für Balkanologie'' '''1012''': 7–32.; cituar sipas Matzinger 2009.</ref> dhe [[Shaban Demiraj|Demiraj]]<ref>Demiraj Sh. (1999). ''Prejardhja e shqiptarëve nën dritën e dëshmive të gjuhës shqipe''. Tirana. pp. 143–144.; cituar sipas Matzinger 2009.</ref> si një vijim i natyrshëm i gjuhës shqipe.
 
== Toponimia ==
Toponimia e qytetit shtrihet në aq shtresa sa ç'është e gjurmueshme historia e rishtë e tij, duke pasur shtresëzime që dëshmojnë periudhën latine, sllave, osmane, mbivendosjet e enërtimeveemërtimeve nga regjimi komunist apo edhe toponime të reja. Kodrat rreth të cilave shtrihej qyteti në kohën e Barletit quheshin ''Kazenë, Valdunus'' (kodra e kalasë) dhe ''Zarufe.''
 
Shtrirja e qytetit në kohët e hershme qe e vendosur në Fushën e Bunës, ku ka qenë lagjja e quajtur ''Pulikare'' (it. ''pulicaria'', bimë dizenterike), sot e mbuluar nga uji dhe në verë përdoret për kullotje.
Rreshti 50:
 
===Lashtësia ===
<blockquote>''Shiko për më tepër: [[Kështjella e Shkodrës|Kalaja e Shkodrës]]''</blockquote>Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e EuropësEvropës<ref>[http://www.bashkiashkoder.gov.al/?crd=0,19,1,0,0,197&ln=1&uni=20151214141211178831562499251124 Historia dhe të dhëna gjeografike]</ref>. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga [[Koha e bronzit|Bronxi i hershëm]] (3000-2000 p.k). Në shekullin V-IV p.K. filloi ndërtimi i [[Kalaja e Shkodrës|kalasë]] me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Në mesin e shekullit të tretë p.k. përmendet si kryeqendra e [[MbreteriaMbretëria ardiane|mbretërisë së parë të]] [[Ardianët|Ardianëve]]. [[Teuta e Ilirisë|Mbretëresha Teuta]] dhe mbretërit [[Agroni|Agron]] e [[Genti|Gent]] janë figurat më të përmendura të kësaj periudhe<ref>[[Polibi]]</ref><ref>[http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus:text:1999.02.0140:book=43:chapter=20 Tit Livi]</ref>.
 
Scodra ishte më e mirëmbrojtura (''arx munitissima'') dhe më e vështira për t'u pushtuar (''difficilis aditu'') nga të tëra fortifikatat e fisit labeat. Ishte një pozicion i fortifikuar në mënyrë natyrale (''munitum situ naturali oppidum''), i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat (''portarumque turres'')<ref name=":6" />. Më 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhënjeu mbi ilirët dhe pushtoi Shkodrën<ref>Lucius Florus, ''[https://books.google.co.uk/books?id=1w5lAAAAcAAJ&pg=PA94&dq=scodra+illyrians&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjnitPLoMrUAhVsyoMKHdRVAjwQ6AEILjAC#v=onepage&q=scodra%20illyrians&f=false Historia e Romës]'', përktheu J. Davies, Londër 1672.</ref>. Pas rënies nën sundimin romak, u bë ndër kryevendet jugore të provincës së Dalmacisë. Me reformat e Perandorit [[Diokleciani|Dioklecian]], Shkodra u bë qendra e [[Prevali|Prevalit (lat. ''Prevaelis'')]]<ref name=":6" />. Nga 395 AD, ishte pjesë e [[Dioqeza e Dakisë|Dioqezës së Dakisë]].
Rreshti 57:
''[[De Administrando Imperio]]'' përshkruan se si Perandori Bizantin Herakliu (610-641) i dha serbëve një territor në këtë zonë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 7të. Pjesa më jugore e pjesëve detare të Principatës Serbe, në Diokle, përfshinte edhe krahinën e Shkodrës. Pas vdekjes së Princit Časlav (r. 927-960), shteti u shpërbë, me Dioklenë që zotëronte pjesën më të madhe të tij. Car Samueli i Bullgarëve më 997 e pushtoi këtë krahinë bashkë me [[Thesalia|Thesalinë]], [[Epiri]]n dhe [[Maqedonia e lashtë|Maqedoninë]]. Në fillim të shek. XI, [[Gjon Vladimiri|Jovan Vladimiri]] sundoi Dioklenë gjatë kohës kur Samueli dhe Perandorit Bizantin Basil lI. Më vonë u detyrua të pranonte të qëndronte nën vasalitetin bullgar. Prej kësaj kohe ''Shingjoni'' kremtohet nga ortodoksët shqiptarë.
 
Më 1030 Stefan Vojislav dëboi Theophilos Erotikos, strategun e mbramë, dhe mposhti bizantinët më 1042. Stefan Vojislav përzgjodhi Shkodrën si kryeqendër të vetën<ref>Fine 1991, p. 206</ref>. Ndërsyen kishën latine kundër grekes, dhe kësodore ipeshkët e qytetit u mvarën prej [[ArqipeshkviaArgjipeshkvia e Tivarit|ArqipeshkvisëArgjipeshkvisë së re të Tivarit]]. Kur kryqtarët frëng e përshkuan më 1096, mbreti Bodin i mirëpriti. Perandorët e familjes së Komnenëve e përtërinë zotërimin bizantin në krahinë, por e borën me vdekjen e Manuelit më 1180<ref name=":6" />.
 
Pas përpjekjeve trashëgimore të shekullit të 12të, Shkodra u bë pjesë e provincës së Zetës të [[Nemanjiqët|Nemanjiqve]]. I mbrami që u përpoq për ta përtëri sundimin bizantin në krahinë qe Despoti i Epirit Mhilli I më 1215. Ky ia shkëputi Shkodrën të birit të Nemanjës
 
Më 1330 [[Stefan Uroshi]] caktoi të birin [[Stefan Dushani|Stefan Dushanin]] si guvernator të Zetës me selinë në Shkodër. Në të njëjtin vit Dushani dhe i ati patën përçarje, gjë që çoi në shkatërrimin e oborrit të Dushanit buzë Drinasës nga i ati në janar të 1331. Në prill bënë një armëpushim, por në gusht të 1331 Dushani shkoi nga Shkodra në Nerodime dhe e përmbysi të atin.<blockquote>''Shiko për më tepër: [[Arbëria Venedikase]]; [[Shkodra në Lidhjet Tregtare me Trevat e Tjera në Shekujt XIV - XV]]; [[Lufta shqiptaro-veneciane (1447-1448)|Luftrat arbro-venedikase]]''</blockquote>Me rënien e [[Perandoria Serbe|Perandorisë Serbe]], Shkodra u zotërua nga [[Balshajt]]. Pas humbjes së [[Beteja e Savrës|betejës të Savrës]], më 1393 Shkodra i bëhet vasale [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]]<ref>[[Robert Elsie|Elsie R]]., ''[https://books.google.co.uk/books?id=6inIiCF_930C&pg=PR29&lpg=PR29&dq=ottoman+empire+in+shkodra+1431&source=bl&ots=Q-zf37A2Ar&sig=Ah71sab1bOm0HivpLBJKbBrIFWM&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwia6fHfv8zUAhUFIJoKHQN4CVkQ6AEIPTAE#v=onepage&q=ottoman%20empire%20in%20shkod Historical Dictionary of Albania]''. The Scarecrow Press. pp. xxix. [[International Standard Book Number|ISBN]] [[Speciale:BookSources/978-0-8108-6188-6|978-0-8108-6188-6]].</ref> nën komandën e Shahinit (''capitaneus turcorum'') deri kur [[Balsha II]] arriti t'i përzejë më 1395.<ref name=":6" /> Në dhjetor të 1395 dërgoi doktorin në teologji, fra Nicolò de Samaxiis nga Shkodra, bashkë me dy shoqërues të cilët përpara Senatit të Venedikut kumtuan ofertën e Balshës për t'u dorëzuar zotërimet e tyre: Shkodrën, [[Drishti|Drishtin]], [[Danjë|Danjën]], Shasin dhe [[Shirq|Shirqin]]; [[Venecia|Venediku]] [[Venediku në Shqipëri shek.XIV-XV|i mori në zotërim]] më 14 prill 1396 dhe [[Provveditore|proveditorët]] morën në dorëzim qytetin me 20 prill.<ref name=":02">{{Cite book|title=[[Zeta dhe Dinastia e Balshajve]]|last=Gelchich|first=Giuseppe|authorlink=Giuseppe Gelcich|publisher=55|year=2009|origyear=1899|isbn=9789994356539|location=Tiranë|pages=202-207|ref=harv|translator=Laura Leka}}</ref> Përgjatë pranisë së venedikasve, por sipas gjasave edhe para ardhjes së [[Balshajt|Balshajve]], zbatoheshin [[Statutet e Shkodrës]], një ligj civil i shkruar në një variant të gjuhës së [[Veneto]]s të përdorur në brigjet e Adriatikut Jugor, i njohur si dialekti labeat. Ndër dispozitat penale përmban edhe elemente shqiptare si ''[[Besa]]'' dhe ''[[Gjakmarrja]]''<ref>Anamali S., Prifti K., ''Historia e popullit shqiptar në katër vëllime''. Botimet Toena, 2002, ISBN 99927-1-622-3 ff. 231-232</ref><ref>Nadin L., ''Statuti di Scutari: della prima meta del secolo XIV con le addizioni fino al 1469 / Statutet e Shkodrës: në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469.'' Tirana: Onufri, 2012.</ref>. [[Arbëria Venedikase|Republika e Shën Markut]] përfaqësohej nga një ''capitaneus et comes''. Më 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtavet, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të këshillit populluer (Senatit) dhe të gjyqtarëve vendas simbas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrshin pjesë pesë vetë nga vegjëlia dhe pesë nga paria. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes. Të hyrat asokohe ishin të pakta: dogana, konçesionetkoncesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarët, ndersandërsa shpenzimet ishin ma të mëdha për të përballue forcimet, me mbajtë ushtrinë dhe pagesa "''për një politikë afrimi kundrejt princave të vogjël të vendit''". Në këtë kohë Shirqi ishte skela e Shkodrës prej kah eksportoheshin landë ndërtimi, lëkura, peshk i thatë, sidomos saraga, putarga dhe ngjala të kripura<ref name=":1">Sheldija Gj., [http://shkoder.net/zip/kmsh.pdf ''Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane''], Shkodër, 1957-'58.</ref>. Serbët u përpoqën më kot ta shtinin në dorë qytetin. E rrethuan dy herë Shkodrën, njëherë në fund të 1421 nën Despotin Stefan Lazareviç dhe herën e dytë më 1422 nën Despotin e mbasandej nën komandantin Mazarak, derisa Niccolò Cappello, që qëndronte pranë Shirqit, i dëboi serbët në një sulm vendimtar në Danjë një natë dhjetori.
 
Më 1448 shkodranët mvartës të venedikasve luftojnë kundër [[Skënderbeu|Skënderbeut]]<ref>Schmmit O., ''Das venezianische Albanien (1392–1479)''. München: R. Oldenbourg Verlag GmbH München. 2001. fq. 490. ISBN 3-486-56569-9</ref>.
Rreshti 72:
Shkodra nis të lulëzojë përsëri me stabilitetin e garantuar nga [[Bushatllinjtë]] në dekadat kur<ref>Toksöz & Kollouğlu, ''Cities of the Mediterranean: From the Ottomans to the Present Day'', I.B.Tauris, 2014, fq. 120. ISBN 978-1-84885-127-6</ref> e bënë [[Vilajeti i Shkodrës|Vilajetin e Shkodrës]] në rang pashallëku. Tregtia lulëzoi përmes limanit lumor të [[Oboti|Obotit]] dhe bashkëpunimin me [[Ulqini|Ulqinin]] në rrugë detare, duke u bërë kësodore qendra ekonomike e trevave veriore shqiptare. Më 1832 periudha e pashallëkut të këtij oxhaku mbaroi. Më 1835 u çua [[Kryengritja e Hamz Kazazit|kryengritja vendore]] kundër [[Tanzimati|Tanzimatit]], e kryesuar nga [[Hamza Kazazi|Hamz agë Kazazi]].
 
=== Rrethimi, Admiralët, Komisioni i Shkodrës, Drejtoritë Austro-Hungareze ===
<blockquote>''Shiko edhe: [[Rrethimi i Shkodrës (1912-13)]]''</blockquote>
[[Skeda:Tubiminekalà.jpg|djathtas|parapamje|300x300px|Tubimi i 6-mujorshit të pavarësisë, i festuar nga shkodranët në Kalà, ku Át Vinçenc Prennushi mbajti fjalimin e tij.]]
Deri në muajin prill 1913 Shkodra ishte i vetmi bastion që i kishte mbetur territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor. Pas armëpushimit të nënshkruar më 16 prill 1913 mes Perandorisë Osmane dhe Aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi bie në ujdi që t'ia dorëzojë qytetin [[Fuqitë e mëdha|Fuqive të mëdha]], më 7 maj 1913 guvernatori malazez u takua në [[Shëngjini|Shëngjin]] me nënadmiralin britanik Cecil Burney. Në dukje ekzistonte vullneti i mirë për të rënë në një marrëveshje, por atë datë në mbrëmje pazari i qytetit kapet flakë<ref name=":5" /> dhe dugaja të shumta u vodhën<ref name=":2">[[Hamdi Bushati|Bushati H]]., ''Shkodra dhe motet'' v. I, Shkodër: Idromeno, 1999.</ref>. Më 14 maj trupat malazeze që ishin në qytet u evakuanevakuuan. Komisioni i admiralëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913 në ora 2.30 pasdreke<ref name=":5">Gurakuqi R., ''Vendosja e kontrollit ndërkombëtar në shkodërShkodër, maj 1913-dhjetor 1913. (sipas dokumenteve të Public Record Office)'', Shkodër: Phoenix, nr. 16, artikulli 3.</ref>. Më vonë Shkodra iu dorëzua fuqive tokësore ndërkombëtare, me përjashtim të Rusisë, të cilat u vunë nën komandën e kolonelit të Britanisë së Madhe, Filips. Këta ngrehën një administratë me nëpunës shqiptarë. Në qytet e krahinë hapur dhe në mënyrë të nënrrogoztë bëhej propaganda nga njëra anë për ndikimin e Esat pashës, nga tjetra xhonturqit<ref name=":0">Vllamasi S., ''Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942): kujtime dhe vlerësime historike'', Tiranë: Neraida, 2000. ISBN 9992771313</ref>.
 
Më 1914 elementet fetare të qytetit e krahinës shkojnë në Durrës për të njohur [[Princ Vidi|Princ Vidin]].
 
Mbas fillimit të [[Lufta e Parë Botërore|Luftës Botërore]] fuqitë ndërkombëtare u tërhoqën prej Shkodre dhe qytetin ia dorëzuan një komisioni prej 12 vetësh, të përbërë nga 6 katolikë dhe 6 muslimanëmyslimanë. Me largimin e Vidit shumica e madhe e patriotëve u grumbulluan dhe gjetën strehim në Shkodër. Komisioni qëndroi në krye të administatësadministratës deri më 15 korrik 1915, kur Mali i Zi hyri në Shkodër për të dytën herë. Komisioni ka administrauaradministruar qytetin dhe rrethet. Ka qenë pa kryesi dhe ndër akte, nënshkrimi vihej: “Komisioni i Shkodrës”<ref name=":0" />.
[[Skeda:Rr.franzferd.jpg|majtas|parapamje|300x300px|Rruga Franz Ferdinand]]
Më 23 janar 1916 ushtria austro-hungareze hyri në Shkodër. Vjena solli në Shqipëri korpusin e XIX, të përbërë prej tre divizionesh. Administrimin u kontrollua nga Komisari Civil August Ritter von Kral nën kujdesin e të cilit u hapën [[Komisia Letrare Shqipe]] dhe drejtoritë e përgjithshme të financave, arsimit dhe drejtësisë në hapësirën territoriale gjer në vijën grykëderdhja e [[Vjosa|Vjosës]]-[[Rrethi i Skraparit|Skrapar]]-[[Prespa|Prespë]]. Në mars të 1916 qytetit i bëri vizitë zyrtare Arkiduka Karl Salvator i Habsburgve
Rreshti 100:
[[Balli Kombëtar]] me qarkomandant major [[Gjergj Vata|Gjergj Vatën]]<ref>[http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=10107 Vatajt nga Temali]</ref>, e kolonelin [[Luigj Mikeli|Luigj Mikelin]] (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve.
 
Lëvizja antikomuniste në Liceun e Shkodrës e cila e ka zanafillën që nga periudha e Luftës, vazhdoi edhe më pas nga viti 1945 e deri në 1953 kur u arrestuan dhe pjestarëtpjesëtarët e grupit "Përpjekja shqiptare"<ref>[http://www.shkoder.net/al/perpjekja.htm Kujton Ahmet Bushati]</ref>.
 
Tërmeti i vitit 1979 rrënoi një pjesë të madhe të Shkodrës. Enver Hoxha dhe qeveria komuniste organizuar aksion për rindërtimin e qytetit dhe kur kjo u arrit pas disa muajsh, qyteti u shpall Hero i Punës Socialiste.
Rreshti 108:
 
=== Klima ===
Shtrirja në mes të një relievi fushor, kodrinor, paramalor dhe malor, afërsia me Detin Adriatik dhe liqenin e Shkodrës kanë përcaktuar edhe klimën e saj, një klimë mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperaturat mesatare në vit variojnë nga 11,8&nbsp;°C deri ne 14,0&nbsp;°C. Temperatura në Janar nga 0,9&nbsp;°C deri në 6&nbsp;°C. Në dimër fryn era e murlanitmurrlanit (erë lokale), e ftohtë, e fortë dhe e thatë, ndërsa në fund të vjeshtës fryn era e shirokut, që shoqërohet me reshje dhe fryrjen e lumenjve. Sasia e reshjeve në këtë qytet eshteështë e madhe.Mesatarisht aty bie 2500&nbsp;mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë.Muaji me i ftohtë i vitit eshteështë muaji janar,ndersa ndërsa muaji me i nxehte i vitit eshteështë muaji korrik. Reshjet e deboresdëborës bien rralle,ndersa ndërsa ngricat shenohenshënohen zakonisht ne fundin e vitit.
 
== Demografia ==
 
=== Feja ===
Prania ortodokse ishte një ndikim historik prej sundimit bizantin dhe më pas feudalëve serbë të Zetës, të cilët i përkitnin pas [[Skizma Lindje-Perëndim|Skizmës]]. Me vdekjen e Stefan Nemanjiqit, ndikimi venedikas bëhet më i dukshëm dhe [[ArqipeshkviaArgjipeshkvia e Tivarit]] u bë mbështetje [[Katolicizmi në Shqipëri|për hapjen e]] [[Kisha Katolike|katolicizmit]].
 
Pas pushtimit osman elementi i krishterë lejohej të banonin në vendbanime larg kështjellës<ref name=":4">[[Injac Zamputti|Zamputti I]]., ''Dokumente të shekujve XVI-XVII per historinë e Shqipërisë. Vëllimi III (1603=1621)'', Tirana 1989, ff. 376-389.</ref>, kësodore qyteti nuk do të ishte më seli ipeshkvnore dhe arqipeshkvnore metropolitane deri më 15 mars 1867 kur u emërua arqipeshkvargjipeshkv [[Karl Pooten]]. Deri në kohën e emërimit të tij, selia e [[Arqipeshkvia|arqipeshkvisë]] ishte në [[Tivari|Tivar]]. Në vitin 1478 kur Mehmeti II rrethoi qytetin, në kështjellë qenë dy fretën françeskanë, njëri prej tyre arbër, P. Pali nga [[Rrethi i Matit|Matja]]<ref name=":2" />. Me pushtimin në qytet u përhap Islami, së pari prej pranisë ushtarake dhe më pas nga popullata e konvertuar
 
Qyteti ka përshfaqur që me pragun e periudhës së Bushatllinjve një hapje kundrejt larmisë fetare<ref name=":4" />. Por në rastin e prishjes së [[Oxhaku i Jeniçerëve|Oxhakut të Jeniçerëve]], çoi në dëbimin e [[Bektashizmi|bektashinjve]] nga qyteti, gjë që sipas [[Roberto Morozzo della Rocca|Dela Rokës]] ka shtyrë drejt [[Islami|Islamit]] [[Synitët|sunit]]<ref>Della Rocca R. M., ''Kombësia dhe feja në Shqipëri,'' përkthyer nga [[Luan Omari]], Tiranë: Elena Gjika, 1994. fq. 36. </ref>. Sidoqoftë ky tarikat ishte ndër të parat mënyra të avitjes së Islamit në qytet, duke qenë se jeniçerët ishin trupë e bekuar nga [[Haxhi Veli Bektashi|Haxhi Bektashi]]. Sipas studjuesit të zellshëm të historisë së qytetit, [[Hamdi Bushati|Hamdi Bushatit]], mendohet se në fillim të sundimit të [[Mustafa pashë Bushatlliu|Mustafa pashë Shkodrës]] ka patur afro 70 teqe dervishësh të tarikateve të ndryshme, që ndiqeshin edhe prej parisë feudale. Tarikatet që kanë qenë dhe janë ende të përhapura në qytet janë bektashitë, [[Nakshibandi|nakshibenditë]], [[Rifai|rifaitë]] dhe [[Tixhani|tixhanitë]]. Rinisja e hapjes së tyre pas dëbimit të madh, qe vepër e Sheh Ahmet Shkodrës.
 
Më 1846 u vendos në qytet [[Jezuitët|Urdhri Jezuit]], për të themeluar një qendër të vazhdueshme, duke kontribuar në ngritjen kulturore të qytetit me institucionet arsimore, kongregacionet bamirëse. Urdhëri Urdhri Françeskan kishte një prani të kryehershme në viset përreth Shkodrës, duke pasuar benediktinët në shek. XIII, por në qytetin e Shkodrës u ngulitën për herë të parë më 1861 me nisjen e ndërtimit të [[Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit|Kuvendit të Gjuhadolit]].
 
Ortodoksët e qytetit, sipas thënies lokale ''s'bajnë ma se 100 shpi'', nuk kanë lidhje me ortodoksët mesjetarë dhe relativisht janë të përbërë prej origjinave kuço-vllehë ose ''gogë'', shqiptarë, serbo-malazezë, grekë e armenë. Sipas njërit burim të H. Bushatit, paraardhësit e ortodoksëve shqiptarë kanë ardhur nga Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit, veçanërisht nga Struga (familja Banushi, Pistoli). Ortodoksët me prejardhje joshqiptare janë shqiptarizuar me shekujt<ref name=":2" />.
Rreshti 149:
=== Muzika ===
[[Skeda:Bandaparëmuzikore.jpg|thumb|left|Banda e parë muzikore qytetëse me drejtues Giovanni Canale - 1898]]
Krijimi i bandës së parë daton ne vitin 1870 dhe drejtues i parë i saj qe Giovanni Canale, e mandej nxënësi [[Palokë Kurti]], i cili shquhej për ndjenjat e një artisti popullor e atdhetari të flaktë. Më vonë, lindi banda muzikore e [[Frano Ndoja|Frano Ndojës]]. Në vitin 1901 zë fill farmacioniformacioni i bandës muzikore të artizanatit, që u krijua menjëherë pas shpërndarjes së bandës së parë qytetëse. Pjesëmarrësit e saj ishin gjithsej 50 instrumentistë dhe drejtoheshin nga mjeshtri Palokë Kurti. Instrumentistët ishin nxënës zanatçinj të profesioneve të ndryshme. Nën drejtimin e Kurtit, ato arrijnë brenda një kohe relativisht të shkurtër rezultate të kënaqshme në përvetësimin e instrumenteve popullore. Repertori i saj përmbante këngë e marshe me karakter atdhetar e popullor. Merita e Palokë Kurtit me këtë bandë është se ai diti të përgatisë drejtues te ardhshëm të bandave muzikore, të cilët do ta çonin më tej punën e filluar nga vet ai. Banda pati jetë më shumë se një dekadë dhe më 1911 ajo shpërndahet. Ndër formacionet që fituan një popullaritet qe edhe banda e shkollës "Plotore e Parruces", nën drejtimin e mjeshtrit Sule Liçaj. Kjo shkollë ishte e njohur në qytetin e Shkodrës për veprimtari të dendur jashtëshkollore në drejtime te ndryshme.
 
Nisma për krijimin e saj u mor nga vet mësuesit e shkollës, të cilët duke gjetur dhe përkrahjen e prindërve hapin një fushatë për mbledhjen e te hollave për të blerë instrumentet. Në fillim, kjo bandë muzikore pati 15 vete, por me vone numri arriti në 50 vetë. Repertori i saj përbëhej kryesisht nga marshe, që gjallëronin mjaft jetën e shkollës sidomos ne raste festash apo me rastin e mbylljes së vitit shkollor. Ne historikun e saj kjo bandë muzikore ka një veprimtari të pasur sidomos për turnete që ka organizuar edhe jashtë rrethit. Nga kujtimet e mësuesit të Merituar, [[Ragip Gjylbegu]], mësojmë se për mbledhjen e ndihmave u dallua ne veçanti atdhetari i shquar [[Hilë Mosi]]. Përveç këtij mësuesi, ndihmesë të madhe dha edhe mësuesi tjetër [[Mehmet Gjyli]].
Rreshti 160:
Në bazë të historiografisë tregtare, qysh në çerek të shek. XVIII përmendet të qenët e një institucioni tregtar "Komiteti tregtar i pjacës së Shkodrës", që më pas mori emrin "Çeta tregtare" - "Cetto mercantile", që nga fundi i shek. XIX u quajt në turqisht "Tixharet odasi", e në kohën e shtetit shqiptar "Oda e tregtisë"<ref name=":2" />.
 
Me rënien e Bushatllinjve nga sundimi, duket se edhe çeta tregtare nuk funksionoi më si ent i rregullt për kontrata rregullimi konfliktesh tregtare mes vendase me të huajt ose anasjelltas<ref name=":22">Bushati H., ''Shkodra dhe motet'' v. I, Shkodër: Idromeno, 1999.</ref>. Megjithatë shkëmbimi i mallrave përmes detit arriti pikën kulmore më 1869. Marrëdheniet Marrëdhëniet me Venecien qenë zbehur deri në përgjysmimin e agjencive tregtare dhe gravitetin e Adriatikut e morën portet e tjera të Italisë dhe të [[Perandoria Austro-Hungareze|Perandorisë Austro-Hungareze]]. Gjysma e dytë e shek. XIX shënjoi teposhtën e pakthyeshme të rëndësisë tregtare të Shkodrës me ndërtimin e hekurudhës Mitrovicë-Selanik më 1873 dhe aneksimit të Ulqinit e Tivarit pas ngjarjeve të Lidhjes<ref name=":52">Tafilica Z., ''Veprimtaria tregtare e Shkodrës (Mesi i shek. 18 - fundi i shek. 19)'', Art & Trashëgimi, 2012.</ref>.
 
=== Turizmi ===
Rreshti 171:
[[Kryetari i Bashkisë|Kryetar i Bashkisë]] së Shkodrës është Voltana Ademi e Partisë Demokratike. Shkodra është qëndra e [[Qarku i Shkodrës|qarkut me të njëjtin emër]]. Institucionet vendore: [[Bashkia e Shkodres|Bashkia e qytetit]], Prefektura dhe Këshilli i Rrethit, Gjykata.
 
Vlen për t'u përmendur se në këtë qytet u bë protesta e parë anti-staliniste nga studentët dhe në vitin [[1990]] ka hedhur hapin e parë në ndërrimin e sistemit. Kujtojmë këtu demostradëndemonstratën e parë: "[[DemostradaDemonstrata e Heshtur]]", në nëntor të [[1990]]. Më pas [[13 dhjetori]] kur u rrëzua busti i [[Enver Hoxha|E. Hoxhës]], [[2 prilli 1991]] ku u vranë ato që më vonë u quajtën"[[Dëshmorët e Demokracisë]]", si dhe lindja e [[sindikatave të pavarura]].
 
Shkodra është i vetmi qytet që në zgjedhjet vendore të 1996 nxori nga gjiri i qytetarisë një kandidaturë më të djathtë, atë të [[Bahri Boriçi]]t, që u zgjodh Kryetar Bashkie.
Rreshti 178:
Shkodra ndodhet rreth 90&nbsp;km larg [[Tiranë]]s, kryeqytetit të [[Shqipëri]]së. Ajo ka dy akse që e lidhin me Malin e Zi. Njëri është Shkodër-[[Han'i Hotit]] dhe tjetri është Shkodër-[[Muriqan (Shkodër)|Muriqan]]. Rrjeti hekurudhor nga [[Han'i Hotit]] për në Tiranë ndalon dhe në Shkodër. Transporti publik brenda qytetit mbulon linjën Bahçallëk-Fermentim. Transporti i udhëtarëve ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe shumicës së [[komunave]] mbulohet nga mjetet e transportit te udhëtarëve të tipit furgon.
 
Siç është shpjeguar më lart, pozita gjeografike e Shkodrës mundëson vizitën e disa lloje peisazheshpeizazhesh në një krahinë jo të madhe. Shkodra është larg Razmës rreth 42&nbsp;km, e larg Bogës 48&nbsp;km. Larg Velipojës 32&nbsp;km. Dhe fare pranë ka Shirokën dhe Zogajt me 8–9&nbsp;km.
 
== Panorama ==