[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v +
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
[[Skeda:Marigo Posio.jpg|thumb|150px]]
'''Marigo Pozio''', mbiemri i vajzërisë Poçi, lindi në [[Korça|Korçë]], me [[2 shkurt]] [[18921882]] dhe vdiq në [[23 shkurt]] [[1932]]. Ishte e bija e Papakosta Poçit dhe Lenka Ballaurit me origjinë nga [[Voskopoja]]. Ajo kishte dhe dy motra: Urani Poçin (e martuar me [[Kristo Floqi]]n) dhe Angjeliqi Poçin (e martuar me [[Koço Kosta|Koço Kottën]], kryeministër në kohën e mbretit [[Ahmet Zogu|Zog]]). Marigoja u martua me Jovan Pozion nga [[Hoçishti]] i [[Devoll|Devollit]]. Familja u vendos më vonë me banim në [[Vlorë]]. Marigo do të lindte tri vajza, Evridhiqin, Fereniqin dhe Lirinë. Evridhiqi u martua me një ushtar italian dhe emigroi. Marigoja vuante nga turbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën. Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.
 
Po kështu Marigoj shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si për shembull, kushtuar [[Avni Rustemi|Avni Rustemit]]; “Ti vrapove porsi plumbi/ Ti u bëre erë e hije/ Shkele, shkove dhe e shove/ Shqipërinë e shpëtove...”. Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tuberkulozit. Kristo Floqi ngriti zërin më 9 dhjetor 1928 duke akuzuar autoritetet shqiptare se kishin harruar kontributin e Marigos. Marigo nuk e mori "statusin e veteranit", ashtu si shumë të tjerë bënë në vitin 1912.<ref> Ledia Dushku (2012-12-02), "Lef Nosi: Çfarë dinte dhe ç'dëshmi la për flamurin e Pavarësisë" (PDF), Rilindasi (45): 14, Në një shkrim rreth ligjit të veteranëve në Gazeta e Re, më 9 dhjetor 1928 Kristo Floqi, ngre zërin për faktin se Marigo Pozio, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, njëkohësisht qëndistare e flamurit të ngritur nga Ismail Qemali, nuk merrte shpërblimin e veteranit.</ref> Ajo vdiq e lënë pas dore dhe u harruar në vitin 1932, dhe u varros në varrezat e [[Manastiri i Zvërnecit|Manastirit të Zvërnecit]].<ref name="Gjika">{{cito lajm |last1=Gjika |first1=Ilirian |title=Varri i Marigosë së flamurit në Manastirin e Shën Mërisë |url=http://unejamshqiptar.net/blog/2017/10/31/varri-i-marigose-se-flamurit-ne-manastirin-e-shen-merise/ |accessdate=9 July 2018 |date=31 October 2017}}</ref>