[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 35:
* Shtese:*''Aty ku çështjen e la prof. Çabej.Emri Epir në gjuhën shqipe është rjedhim i emrit latin Epirus''.
 
Emri Epir në gjuhën shqipe është rjedhim i emrit latin Epirus. Në gjuhën greke, emri është '''epeiros''' i cili shqiptohet Ipiros. Çamët vendit të tyre i thonë ''Iperi'', vendi i ipeve (ipe = shqipe). Në Krujë, vendi i shqipeve thuhet '''shqipёri'''. Në Kelmend, vendi i shqypeve thuhet Shqypni. Emrin e zogut ''ipe'' e gjejmë sot edhe te greket : Gjipas, te italianët Gipetto dhe francezët gipaette. Atë e gjejmë edhe te egjiptianët e vjetër, tek emri i një perëndie me trup njeriu dhe kokë ipe, shqipe. Emri i kësaj perëndie është ''Ipis''. Emri ipe i zogut, kërkuar në gjuhët e quajtura indoeuropiane, jep të kuptojmë se ai vjen nga cilësitë fluturuese të zogut, nga se ai fluturon më iper, më hiper, më sipër, më supra, më uber, më upra, etj, nga zogjtë e tjerë. Shpjegimi i emrit ''Ipirios'' me greqishten është më afër ''ipe oros'', pra ''malet e ipeve'', njësoj si te çamët Iperi dhe te krutanët Shqipëri, se sa ashtu si deri më sot thuhet, kontinent. Për më tepër, që nga antikiteti deri më sot, vende malore si Kaukazi dhe Spanja e sotme janë quajtur dhe quhen Iberi.
 
== Banorët e parë ==
Rreshti 54:
 
=== Përkatësia e fiseve Epirote ===
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë, mbështetet në radhë të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm ''barbarë''. Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës ''barbarë'', dijetarët u ndanë në dysh. Tukididi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote. Për t'u theksuar këtu është sidomos libri II, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan: ''Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte. Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Tesprotët, Molosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët.''<ref>[Tukid. I,14,3; 18,2; I,24 IV,126, II,96,97]</ref>
 
Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.
 
Line 101 ⟶ 102:
Historiani [[Teodor Momsen]] në veprën e tij monumentale ''Historia e Romës së Lashtë'', i quan ''... trimat epirotë, shqiptarë të lashtësisë''<ref>E.P.Hamp, ''On Leibniz's Third Albanian Letter'' - Zeitschrift fur Balkanologie, Je XVI/1, [[1981]], fq. 34-36</ref>.
 
Lajbnici, filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu [[Erik Hemp]], ''... një dijetar të hershëm, të vërtetë, të gjuhësisë shqipe''<ref>M.Reiter, ''Leibnizen's Albanel - Briefe'' - Zeitschrift fur Balkanologie Jg. XVI, [[1980]], fq. 82-93</ref> , udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe. Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotecistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si: ''Letrat shqiptare të Lajbnicit''<ref>C.V.Lajbnic, ''Albaner - Brife'', [[Hanovër]], [[24 janar]] [[1705]]</ref>. Në letrën e parë të datës [[24 janar]] të vitit [[1705]], ai shprehte mendimin se; ... gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir''<ref>J.G.Herdez, ''Ideen zur Geschichte der Menschheit'', [[Leipzig]], [[1868]], vol. III, fq. 99</ref> .''
 
Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J. G. F. Herder<ref>J.E.Tunman, ''Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore'', [[Leipzig]], [[1774]]</ref> , J. E. Tunman, i cili thotë: ''Edhe në Epir banonin vetëm popuj jogrekë, të cilët flisnin maqedonisht, siç është e njëjtë, me gjuhën ilire''<ref>Franc Bop, ''Uber das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen'', [[1855]]</ref> . Por mendim të tillë kishin edhe F. Bop<ref>J.Riter von Ksilander, ''Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve'', [[Frankfurt am Main]], [[1835]]</ref> , J. R. F. Ksilander<ref>J.G.von Han, ''Albanesische Studien'', [[Wien]], [[1854]]</ref> , J. G. F. Han<ref>J.F.Falmerajer, ''Elementi shqiptar në Greqi'', [[Munchen]], [[1857]]</ref> , J. F. Falmerajer<ref>[[T.Mommsen]], ''Historia e Romes'', [[Leipzig]], [[1932]]. ''Historia e Romës së lashtë'', [[Roma]]-[[Torino]] [[1904]] vëll. II, Libri i IV, kreu V, fq. 142</ref> , T. Mommsen<ref>[[Paul Kreqmer]], ''Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache'', (''Hyrje në historinë e gjuhës greke''), [[Göttingen]], [[1896]]</ref> , P. Kreçmerku<ref>P.Kretschmer, po aty.</ref> thotë: ''Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve, që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e [[Herodoti]]t<ref>P.Kretschmer, ''Fiset Ilire'', po aty.</ref> , është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët''<ref>P.Kretschmer, ''Sprachliche Vorgeschichte des Balkans'', (''Parahistoria gjuhësore e Ballkanit''), Revue Internationale des e'tudes balkaniquee, vol. II viti [[1935]] fq. 41-48</ref> . Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti <small><sup>Plin. III-144. Male II-3</small></sup> dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset e ngjajshme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut<ref>H.Frëmmer, po aty (''Vitet e errëta'') [[565]]-[[850]]</ref> .
Line 108 ⟶ 109:
 
Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me [[Ptolemeu]]n<ref>Av. M.Kokolari, ''Nuk mbulohet dielli me shoshë'', "Bashkimi i shqiptarëve" nr. 6, fq. 4, dt. [[15 shtator]] [[1993]], [[Tiranë]]</ref> . Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia ([[Narta]] e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore (monumente), Plini sh. I, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e [[Pirro Mollosi]]t<ref name=gjeneruar_automatikisht1 /> .
 
Ajo veç statujave të shumta të saj, qe e pajisur edhe me dy teatro, ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe, por të gjitha këto u grabitën nga ''gjeneralët'' romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.
 
Line 114 ⟶ 116:
Për periudhën e antikitetit të Gjirokastrës, kësaj qyteze-kështjellë, hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjenë ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka pasur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.
 
Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se: '' Gjirokastra është Argia e dikurshme''<ref>[[Emile Isambert]], vëll. i cituar fq. 859-867</ref> . Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr. Milan Shufflaj<ref>Dr. [[Milan Shuflai]], ''Serbët dhe shqiptarët'', fq. 180</ref> në veprën e tij ''Serbët dhe Shqiptarët''. Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arianitasve. ''Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur [[Argias]]''<ref>Av. M. Kokolari, vep e cituar, Dr. [[Ali Hadri]], HPSH. [[Prishtinë]], [[1966]], fq. 42-43</ref> . Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë grekët.
 
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek. XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijsat e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt;Qyteza-kështjellë e Gjinit<ref>Dr. [[Ali Hadri]], po aty.</ref>. Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli ( n ) shndërrohet në ( r ).
 
Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra, të huajt që duan t'u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ; Château d'Argent (Kështjellë e Argjendtë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet. Aty jo vetëm muret, por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si argjent nga hëna dhe ditën nga dielli. Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt<ref>[[Abdyl Frashëri]], ''Popullsia greke në Epirin e Ri dhe të Vjetër'', fq. 100</ref>.
 
== Burim i të dhënave ==