Bashkimi Sovjetik: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 113:
<sup>3</sup>Qeveritë perëndimore si ato të Bashkimit Evropian dhe SHBA shohin Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë si të vazhdueshme dhe pa lidhje me republikat sovjetike përkatëse. <br /> Rusia sheh RSS të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë si republikat përbërëse ligjore të BRSS dhe paraardhësit e shteteve moderne baltike.
}}
'''Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste Sovjetike''' ([[shkurti|shkurt]] '''BRSS''', [[Gjuha ruse|rusisht]]: Союз Советских Социалистических Республик, СССР, tr.: ''Sojuz Sovjetskih Socialistiçeskih Respublik'', ''SSSR''), i njohur edhe si '''Bashkimi Sovjetik'''<ref>[http://www.britannica.com/eb/article-9105999/Union-of-Soviet-Socialist-Republics Union of Soviet Socialist Republics]. ''[[Britannica]]''</ref> (rusisht: Советский Союз, tr.: ''Sovjetski Sojuz''), ishte sipas kushtetutës shtet socialist që shtrihej në Euroazi prej vitit 1922 deri më 1991. Sidoqoftë, me përjashtim të disa periudha kalimtare (në veçanti pas vdekjes së [[Lenini]]t më 1924 dhe të [[Stalini]]t më 1953), Bashkimi Sovjetik ishte ''de facto'' diktaturë, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit.
 
Dalë nga [[Perandoria Ruse]] pas [[Revolucioni i tetorit|Revolucionit Rus të 1917-ës]] dhe [[Revolucioni rus|Luftës Civile Ruse (1918-1921)]], BRSS-ja ishte bashkim i disa republikave sovjetike, por sinekdoka ''Rusi'' — njësia federale më e madhe dhe mbizotëruese — vazhdoi të përdorej përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit. Kufijtë gjeografikë të BRSS-së ndryshuan me kohë, por pas aneksimeve madhore territoriale të vendeve baltike, Polonisë dhe Besarabisë, si dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej 1945 deri në shpërbërje, kufijtë përputheshin me ata të Rusisë së vonë perandorake, me përjashtim të Polonisë, gati gjithë Finlandës dhe Alaskës. Bashkimi Sovjetik shërbeu si model parësor për shtete të ardhshme komuniste gjatë Luftës së Ftohtë; qeverisja dhe organizimi politik i vendit përkufizoheshin nga partia e vetme politike, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik.