Xhamia e Ballies: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Elbasan, Albania – Ballija Mosque 2018 01.jpg|parapamje|Rindërtimi i xhamisë në një [[Arkitektura moderne|stil modernist]]-[[Arkitektura post moderne|perëndimor]]]]
'''Xhamia e Hasan Balizades''' ose e cilësuar si '''Xhamia Blu e Elbasanit''' është ndërtuar pas [[Xhamia e Nazireshës|xhamisë së Nazireshës]]. Studiuesit mendojnë se ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XVII në kohën kur në Perandori kishte shkëlqyer si kryearkitekt [[Sedefqar Mehmet Agaagë Biçakçiu]].
 
Xhamia e Ballijes është vizituar nga [[Evlia Çelebiu|Evlija Çelebiu]]. Sipas Çelebiut, xhamia e Ballijes është ndërtuar në vitin 1017, të [[hixhreti]]t (17 prill 1608 deri më 6 prill 1609) dhe është vendosur në qendër të qytetit. Ndërtuesi kishte shkruar për këtë xhami. "Për hir të Perëndisë Hasan Balliu ndërtoi këtë shtëpi të Zotit, e cila shembëllen me parajsën". Faltore, stili i së cilës bën pjesë në periudhën e dytë të zhvillimit të [[Arkitektura islame#Arkitektura shqiptare islame|arkitekturës shqiptare islamike]], kur modeli klasik [[Perandoria Osmane|osman]] i xhamisë përhapet në të gjitha trevat e [[Rumelia|Rumelisë]]. Për qytetin e Elbasanit ajo vinte e dyta në kohë, pas xhamisë së Nazireshës, me të cilën kanë të njejtënn gjuhë tipologjike. Elementet e saj përbërës funksional: salla e faljes, portiku në ballin e hyrjes dhe [[minareja]] në të djathtë plotësojnë siluetën me një kupolë gjysmësferike të lartësuar me një tambur polygonal tetëkëndor. Elementi më tërheqës i xhamisë ishte minareja që konkuronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ original të saj sin ë zhvillimin e trupit në lartësi, por edhe [[Sherefeja|ballkonit]], i vetmi i këtij modeli në Shqipëri.