[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 13:
Bektashinjtë falen vetëm dy herë në ditë dhe faljen nuk e bëjnë detyrimisht me fytyrë nga Meka, nuk përkulen detyri-misht në gjunjë. Sikundër myslimanët e tjerë, shumica e bektashinjve nuk e hanë mishin e derrit, as nuk i prekin me dorë breshkat, qentë e gjarpërinjtë dhe, mbi të gjitha, nuk u afrohen lepujve. Disa bektashinj e pijnë alkoolin e madje, në disa teqe, rakinë e bëjnë vetë. Gratë e tyre marrin pjesë si të barabarta në ceremonitë e kuvendimet, diçka tjetër kjo që i skandalizon myslimanët tradicionalë e që në të kaluarën ka dhënë shkas për hamendje të forta e thashetheme për jetën dhe sjelljet brenda teqeve. Bektashinjtë nuk e kanë detyrim të mbajnë [[Ramazani|Ramazan]], por ata agjërojnë, ose të paktën nuk pijnë lëngje, gjatë periudhës së matemit, pra në dhjetë ditët e para të muajit Muharrem, gjatë të cilave përkujtohen vuajtjet dhe vdekja e imamit [[Hyseni|Husein]]. Pas matemit vjen festa e hashures (shih), gjatë së cilës hahet një ëmbëlsirë e bërë me grurë të rrahur, fruta të thata, arra dhe kanellë. Nga bektashinjtë shqiptarë kremtohet edhe Nevruzi, viti i ri persian dhe ditëlindja e imam Aliut.
 
=== Hierarkia ===
Tarikati ka natyrë iniciatike me nivele dhe rangje të ndryshme në rrugëtimin drejt Realitetit, si më poshtë :
* ashiku, عاشق, ndjekës të panismuar të tarikatit.
Rreshti 57:
Pas pothuajse një çerek shekulli heshtjeje në Shqipëri, më [[27]] [[janari|janar]] [[1991]], në Tiranë u ngrit një komitet i përkohshëm për ringjalljen e bashkësisë së bektashinjve. Që prej atij viti e këndej, bashkësia e re, nën drejtimin e [[Haxhi Dedë Reshat Bardhi|Baba Reshat Bardhit]] (1. [[1935]]), ka punuar mjaft për të ringjallur traditat e Bektashizmit në Shqipëri. Teqeja dhe, njëkohësisht, selia botërore në Tiranë u rihapën më [[22]] [[marsi|mars]] [[1991]] me rastin e Nevruzit, kurse kongresi VI kombëtar i bektashinjve u mbajt në [[korriku|korrik]] 1993. Në fund të viteve '90 u vepruan në Shqipëri gjashtë teqe bektash-injsh: në Turan KO, e drejtuar nga Baba Edmond Ibrahimi (1. rreth vitit 1957); në Gjirokastër, e drejtuar nga Baba Haxhiu (1. 1936); në Elbasan, e drejtuar nga Baba Sadik Ibro (1. 1972); në Fushë Krujë, e drejruar nga Baba Selim Kaliçani (1922-2001); në Tomoricë, e drejtuar nga Baba Shabani; dhe në Martanesh, e drejtuar nga Baba Halil Curri. Të tjera teqe janë në ngritje e sipër: në [[Berati|Berat]], në Shëmbërdhenj LB, në Bllacë e në Vlorë, ku tyrbja e Kusum Babait u rihap në [[prilli|prill]] 1998 në një pikë të bukur që ngrihet mbi qytet. Jashtë kufijve të Shqipërisë, teqe bektashinjsh ka në Tetovë, e drejtuar nga Baba Tahiri dhe para se të shkatërrohej nga forcat [[Serbia|serbe]] në pranverë të vitit 1999 - në Gjakovë, e drejtuar nga Baba Mumin Lamaj.<ref name=":0" />
 
== Kultura kombëtare ==
=== Kombëtare ===
Për ndikimin e bektashizmit mes shqiptarëve, studiuesit boshnjak Xhemal Qehajiq, kur thotë se: "Aspiratat nacionale të shqiptarëve jo vetëm që janë zhvilluar, por ato edhe kanë filluar nga celulat e bektashinjëve."<ref>Džemal Ćehajić: Bektašije i islam u Bosni i Hercegovini, Anali Gazi Husrev-begove biblioteke, lib.V-VI, Sarajevë, 1978, fq. 287, cituar sipas, Jashar Rexhepagiq: Dervishët dhe teqetë, në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përreth, Dukagjini, Pejë, 2003, fq. 233.</ref> Në kulturën e bektashinjve shqiptarë luajti rol edukativ libreci i Naim Frashërit, ''[[Fletore e Bektashinjet]]'', ku dhe propozoi për shqipërimin e titujve të gradave dhe mëtonte që bektashizmi të ishte baza konfesionale e kombit shqiptar.<ref>{{Cite book|url=https://books.google.al/books?id=M_yobI9adIQC&pg=PA186&lpg=PA186&dq=fletore+e+bektashinjet&source=bl&ots=FG9ZitbBf_&sig=nigDcOf8R7eKFlw18IlRlR9bLbM&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjl9sD5wqXcAhUJMewKHWwGBs8Q6AEITTAI#v=onepage&q=fletore%20e%20bektashinjet&f=false|title=Shi'i Islam and Identity: Religion, Politics and Change in the Global Muslim Community|last=Lloyd Ridgeon|first=Lloyd V. J. Ridgeon|publisher=I.B.Tauris|year=2012|isbn=9781848856493|location=|pages=186}}</ref>