Ndryshimi mes inspektimeve të "Tretësirat"

118 bytes added ,  1 vit më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
[[File:SaltInWaterSolutionLiquid.jpg|Right|thumb|220px180px|Tretësira fiziologjike e NaCl, e cila formohet duke shtuar substancën e tretur (NaCl) në tretës ( Uji) ]]
'''Tretësirat''' janë sisteme homogjene të përbëra nga dy ose më shumë komponentë. Nëse nga dy substanca është formuar një përzierje homogjene, një përzierje të tillë e quajmë tretësirë.
Tretësirat përbëhen prej dy komponentëve; tretësit dhe substancës së tretur.
 
Tretësi më i mirë dhe më universal i substancave kimike është uji. Uji si molekulë polare ka aftësi të mëdha për të tretur substanca të ndryshme, mirëpo uji nuk ka aftësi për tretjen e shumë substancave organike, sepse ato janë jopolare. Për tretjen e këtyre substancave jopolare përdoren tretës jopolarë, si : eteri, kloroformi, benzeni etj.
[[File:3D model hydrogen bonds in water.svg|left|thumb|150px|Modeli 3D i ujit si tretësi më i mirë dhe universal]]
Tretësit klasifikohen në tretës polar (kryesisht janë komponime inorganike) dhe në tretës jopolar (kryesisht janë komponime organike)
Nga [[Substanca|Substancat]] më të njohura të tretshme në ujë janë kryesisht; të gjiha [[nitrati|nitratet]] dhe acetatet, pastaj të gjitha [[Klori|Kloruret]], [[Bromi|Bromuret]] dhe [[Jodi|Joduret]], përvec halogjenureve të [[argjendi|argjendit]], halogjenureve [[Merkuri|merkurore]] dhe halogjenureve të [[Plumbi]]t. [[Sulfat]]et e patretshme janë: BaSO4, SrSO4 dhe PbSO4, ndërsa AG2SO4, tretet pak në ujë.