Republika Popullore e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 79.106.209.230 (diskutimet) në versionin e fundit nga Koka11.
Etiketa: Rollback
Rreshti 133:
|footnotes = <!--- Accepts wikilinks --->
}}
'''Republika Popullore e Shqipërisë''' ishte emërtimi zyrtar i shtetit në [[Shqipëri]] nga [[1946]] deri në [[1976]]. Kushtetuta e 1976-s e ndryshoi në '''Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë''', i cili ishte emërtimi zyrtar i vendit nga 1976 deri në 1991.
<br />
[[Skeda:Flag of Albania 1946.svg|thumb|250px| Flamuri i Shqipërisë prej 1945 - 1992]]
[[File:Coat of arms of the People's Republic of Albania.svg|thumb|left|Stema i Shqiperisë prej 1945 - 1992]]
Pas përfundimit te Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare(LANÇ), ku forcat partizane, te drejtuara nga komunistët me në krye Enver Hoxhën, dolen fituese, Fronti Demokratik, ku ishin të përfshira këto forca,mori në dorë qeverisjen e vendit të sapo çliruar duke vënë disa detyra kryesore që ishin:
 
1.Eleminimi i kudërshtarëve politike që mund të rrezikonin pushtetin e frontit,sic ishin përkrahësit e Ballit Kombëtar,Legalistet e Monarkistët <ref>^[http://www.iskk.gov.al/wp-content/uploads/2017/03/fjalor-enciklopedik-a-%C3%A7i.pdf| Instituti i studimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist]</ref>.
 
2.Mbajtja e zgjedhjeve për Asamblene e re Kushtetuese ku do miratohej dhe qeverisja e re bashkë me kushtetutën.
 
3.Reformat ekonomike,në bujqësi e industri ku kryesisht iu dha rëndësi zhvillimit te industrisë të rëndë dhe ekonomia planifikohej ne bazë të planeve me afat 5 vjecar.
 
4.Përhapja e propagandës socialiste dhe afrimi me shtetet e Europës lindore që formonin bllokun Socialist.<ref>Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë: miratuar nga Kuvendi Popullor më 28. 12. 1976 [http://searchworks.stanford.edu/view/1880822]</ref>
 
===Enver Hoxha në krye të shtetit===
[[Enver Hoxha]] (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) ishte udhëheqësi komunist i [[Shqipërisë]] nga viti [[1944]] deri në vdekjen e tij në vitin [[1985]], si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si [[Kryeministër i Shqipërisë]], 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.
 
Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjesimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.
 
Regjimi i Hoxhës, pas viteve 1970 u karakterizua nga ndjekje strikte e ideologjisë anti-revizioniste Marksiste-Leniniste. Pas ndarjes me Maoistët, gjatë viteve 1976–1978, disa parti Maoiste u deklaruan Hoxhaiste. Në ditët e sotme Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste) një fraksion me pak ndjekës, është grupimi më i njohur i këtyre partive.
 
Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Hoxhën për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.
[[File:Albania3lek1945.jpg|thumb|left|Nje pulle poste e asaj periudhe]]
 
== Referencat ==
{{Reflist}}
 
[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]