Muhamed Amin al-Hyseini: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
v Franz Kasulke zhvendosi faqen Muhamed Emin el-Huseini tek Muhamed Amin al-Hyseini: http://www.panorama.com.al/skandali-kryeministri-i-izraelit-hitleri-sdonte-ti-zhdukte-hebrenjte-e-binden-palestinezet/ |
|||
Rreshti 1:
[[Skeda:MAal-Husayni.jpg|parapamje|200px|Muhamed
'''Muhamed Emin al-Huseini''' (arabisht:محمد أمين الحسيني, lindi {{rreth}} 1897 në [[Jeruzalem]] - [[4 qershor]] [[1974]] në Bejrut) i njohur edhe si '''[[Haxhija|Haxh]] Amin al-Hyseini''' ishte klerik dhe patriot palestinezo-[[arabët|arab]]. Eshte i njohur si [[Myftiu]] i Madh i [[Jeruzalemi]]t e pse këtë titull nuk e posedonte zyrtarisht. Po ashtu ishte i njohur si prezident i kryesisë së këshillit islam.
Rreshti 14:
Emrimi i tij, shkonte për vijën tradicionale osmane. Ishte e zakonshme që paria fetare islame të emëronte tre kandidatë ndërsa sunduesi d.m.th Kalifi nga këta zgjidhte njërin si Myfti. Pas pushtimit të Palestinës, si sundimtar britanez ishte Komisari i Lartë. Kjo solli deri tek një situatë e jashtëzakonshme, një jehudi d.m.th Herbert Samueli, emëronte një Myfti. Dallimi ishte që në vend të tre kandidatëve ishin paraqitur pesë. Ndërsa britanikët, për të mbajtur sundimin e tyre, e nxisnin ngatërresën në mes të palëve Naçaçibi dhe Hyseini.
Në vitin [[1929]], prapë shpërthen dhuna fizike ndaj jehudive, e cila ndalohet me ndërhyrjen e policisë britanike. Gjatë hetimeve të bëra nga ''Sër Walter Shaw'', al-Hyseini solli në pah [[Protokolli Cionist|Protokollin Cionist]], për të arsyetuar betimin e jehudive për Palestinën, ndërsa Dhomën e Ultë të Parlamenti të Mbretërisë e cilësoi si ''asgjë tjetër, veçse Këshill të [[Sionizmi|cionistëve]]''.
Pas përleshjeve të rënda me Naçaçibisët, al-Hyseini merr udhëheqjen e Lëvizjes palestineze-arabe. Për deri sa oxhaku i familjes Naçaçibi paraqiteshin si të moderuar dhe lojal ndaj britanikëve, oxhaku i familjes Hyseini morri kundër drejtimin e tyre. Për shkak të konfliktit të këtyre dy dyerve gjatë mandatit britanik, çështja arabe e Palestinës u zbeh dukshëm. Më [[1936]] arabët ja arrijnë që disi të mblidhen nën ombrellën e një ''Komiteti të Lartë'' arab në krye të të cilit qëndronte al-Hyseini. Ky komitet, filloj të lëshojë ftesen për greva të përgjithshme, për greva tatimore, për mbylljen e administratës komunale, për ndalimin e kolonizimit të Palestinës me jehudi, për ndalimin e shitjes së tokës jehudive dhe për pavarësi nacionale. Greva e përgjithshme u kthye në kryengritje kundrejt autoriteteve britanike dhe zgjati deri më [[1939]]. Edhe pse al-Hyseini në organizimin e kryengritjes nuk kishte ndonjë rol, ai shpejt u vu në krye të saj dhe organizonte aksione kundër britanikëve dhe kundër jehudive. Gjatë kësaj kohe, al-Hyseini ishte udhëheqës i Komietit të Lartë Arab si dhe zëdhënës i ''Komisionit Peel''. Nga këto pozita ai përhapte thëniet se jehudit, banorë të Palestinës e kanë shkatërruar qytetin e shenjtë mysliman. Ndër të tjera ai kërkonte Palestinën si vend mysliman, dhe i kundërvihej çdo lloj kompromisi me jehuditë e Palestinës, e kërkonte përmbushjen e premtimeve britanike të bëra në korospondecën Hysein-McMahon.
|