Shahin Kolonja: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
U lind në vitin 1865 (ose 1867) në fshatin [[Starje]] të [[Kazaja e Kolonjës|kazasë së Kolonjës]], i biri i Kahreman beut të familjes Ypi, njëra prej familjeve [[Bektashi|bektashie]] më të rëndësishme të krahinës.<ref>{{Cite journal|last=Olgun|first=Said|date=|title=Bir Arnavut Milliyetçisi: Şahin Kolonya (1867-1917)|url=https://www.researchgate.net/publication/326752243_Bir_Arnavut_Milliyetcisi_Sahin_Kolonya_1867-1917|journal=Journal of Ottoman Legacy Studies (JOLS)|volume=5|pages=187-205|via=}}</ref> Në vogëlinë e tij nxuri shkrim e këndim të [[Gjuha shqipe|gjuhës shqipe]] nga [[Petro Nini Luarasi]]. Ndoqi dhe kreu ''ryzhdijen'' në [[Korçë]] dhe shkollimet e larta i vijoi në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile më 1891. Gjatë studimeve në kryeqytet u njoh me [[Ibrahim Temo|Ibrahim Temon]] dhe vëllezërit Frashëri, [[Sami Frashëri|Samiun]] me [[Naim Frashëri|Naimin]]. Pas shkollës caktohet zëvendësdrejtor i Shkollës Bujqësore në [[Selaniku|Selanik]], ku më pas dha edhe mësim.<ref name=":1">{{Cite book|title=Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy|last=Özdalga|first=Elisabeth|publisher=Routledge|year=2013|isbn=9781134294732|location=|pages=312-313}}</ref>
 
Më 1893 u transferua në gjimnazin e shtetit (''idadijen'') në [[Edrene]], ku jepte turqisht, fizikë dhe matematikë<ref name=":1" /> (astronomi).<ref name=":0">{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=32, 34, 52}}</ref> Më 1896 transferohet në ''idadijen e'' Gymylçinës (Komotinit) ku dha histori, gjeografi e turqisht. Atje bënte propagandë patriotike mes shqiptarëve të atjeshëm, të cilët i organizonte dhe u shpërndante libra, gazeta dhe të gjitha mjetet propagandistike kombëtare.<ref name=":1" /><ref name=":0" /> Më 1898, pasi kishte arritur moshën, u emërua kajmekam i Kozanit në [[Vilajeti i Manastirit|Vilajetin i Manastirit]], bisedoi për idenë e tij të botimit me konsullin austro-hungarez të [[Manastiri (qytet)|Manastirit]]. Më 1900 u transferua në Malin e Athosit (''Ayonoros''), por pas pak kohe u pezullua pasi kishte marrë një letër nga [[Ismail Qemali|Ismail Qemal bej Vlora]], që e ftonte në Evropë që të botonin një të përkohshme. Gjatë një qëndrimi në Stamboll, përktheu në gjuhën turke traktatin politik të Sami Frashërit ''Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet.'' Në nëntor të 1900, u emërua kajmekam i [[Vlora|Vlorës]], u largua për në Bruksel ku pasi takoi [[Faik Konica|Faik Konicën]] dhe Ismail Qemalin, nuk ranë dakord mbi çështjen e botimit të një të përkohshmeje.<ref name=":1" /> U vendos në [[Sofja|Sofie]], ku nga nëntori i 1901 e deri më 1908 botoi gazetën ''Drita,''<ref>{{Cite book|title=Shënime historike|last=Merlika-Kruja|first=Mustafa|publisher=Omsca-1|year=2011|isbn=978-9928-132-00-0|location=Tiranë|pages=427}}</ref> i ndihmuar nga [[Kristo Luarasi|Kristo Luarasit]], që zotëronte një shtypshkronjë dhe me ndihmën financiare austro-hungareze. ''Drita'' ishte e përkohshmja më e lexuar e kohës, që në radhët e saj mbante qëndrim kundër despotizmit të [[Abdyl Hamiti II|Abdyl Hamidit]] dhe kundër [[Xhonturqit|Xhonturqve]].