Tom Clancy's Rainbow Six: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 7:
Si lojë e zhanrit tactical shooter, ''Rainbow Six'' fokusohet më shumë në fshehtësi dhe taktika se sa në fuqinë e zjarrit, duke eksploruar vdekjen nga një plumb i vetëm. Për të shtuar në realizëm, të gjitha karakteret e lojës duke përfshirë terroristët, pengjet dhe operativët Rainbow, mund të plagosen apo vriten brenda disa fraksioneve të sekondës me vetëm një apo dy plumba. Veglat si jelekët e armuar, automatikët, dhe granatat kanë pak vlerë para se lojtari të mësohet me rregullat e lojës.
 
Para çdo misioni është faza e planifikimit, gjatë së cilës lojtari udhëzohet, dhe pastaj zgjedh operativët të cilët do të përfshihen në mision, armët e tyre, pajisjet dhe uniformat. Gjatë këtij hapi, lojtari paracakton urdhërat dhe lëvizjet e ekipeve. Faza e planifikimit ka determinuardeterminon elementet si rrugët të cilat ekipet e kontrolluara nga [[inteligjenca artificiale]] ndjekin gjatë misionit, si dhe pikat në të cilat ata do të përdorin pajisjet si granatat dhe eksplozivët për hapjen e dyerve.
 
Misionet e suksesshme shpesh zgjasin vetëm disa minuta, por mund të kërkojnë përsëritje të shumta apo ndryshime të planifikimit (sidomos për lojtarët fillestarë). Gjatë lojës, lojtari kontrollon vetëm një anëtar të ekipit në mënyrë direkte, dhe mund të shohë statistikat për atë anëtar dhe për të gjitha ekipet tjera në ekranin e integruar të helmetës. Ekipet të cilat nuk janë në kontroll të lojtarit ndjekin urdhërat që u janë dhënë në fazën e planifikimit. Lojtari mund të merr kontrollin e çdo operativi të gjallë, duke e bërë automatikisht lider të ekipit.