Mid'hat Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 35:
Pas kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, u largua fillimisht në Itali dhe më pas në Zvicër, ku u vendos në Gjenevë. Më pas kaloi në Vjenë, ku qëndroi pak kohë dhe u nis për në Bukuresht e mandej, në Sofje. Pas bashkëpunimeve me koloninë shqiptare në kryeqytetin bullgar, u kthye në Bukuresht. Nga mesi i [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]], autoritetet rumune e internuan në Moldavi. Më 23 mars 1918 arriti të lirohej dhe u vendos prapë në Bukuresht, në dhjetor u emërua delegat pa portofol i qeverisë së dalur nga [[Kongresi i Durrësit]], megjithëse ishte në [[Lozana|Lozanë]].<ref>{{Harvnb|Butka|2017|pages=49-58}}.</ref>
 
Pas largimit të Princ Vidit, Mit'hat Frashëri u largua nga Shqipëria dhe deri në vitin [[1918]] jetoi në disa shtete të [[Ballkani]]t. Botoi në Sofje librin "Shënime mbi një udhëtim në Zvicër" më 1915. Në vitin [[1916]] u vendos në [[Bukureshti|Bukuresht]] ku u arrestua nga policia dhe u internua në [[Moldavia|Moldavi]]. Në vitin [[1918]], me mbarimin e [[Lufta e Parë Botërore|Luftës së Parë Botërore]], u lejua të largohet dhe vendoset në [[Luzern]], [[Zvicra|Zvicër]]. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron "''Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan''". Në vitin [[1920]] ai u vendos në [[SHBA]], kurse u kthye në Shqipëri në vitin [[1922]].
 
Në [[janar]] [[1923]] filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në [[Athina|Athinë]]. Këtë detyrë e kreu deri në [[dhjetor]] [[1925]]. Sipas Mehdi bej Frashërit: “''Më 1924–1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri''”.<ref>[[Mehdi Bej Frashëri|Frashëri M. b.]], Kujtime (vitet 1913-1933), OMSCA-1, 2005</ref>