[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e Grius (diskutimet) në versionin e fundit nga Franz Kasulke.
Etiketa: Rollback
Rreshti 45:
*Gjyshata e Gjirokastrës, me seli në teqenë e Baba Asimit në Gjirokastër;
*Gjyshata e Beratit, që përfaqësonte Beratin e një pjesë të Përmetit;
*Gjyshata e Vlorës, me seli në [[Teqeja e Frashërit|teqenë e Frashërit]].
 
Më [[1928]], publicisti [[Teki Selenica]] regjistroi praninë në Shqipëri të gjashtëdhjetë e pesë baballarëve, që teorikisht do të thotë se në atë kohë kishte të paktën gjashtëdhjetë e pesë teqe në gjithë vendin. Gjithashtu, kishte rreth 10-12 teqe bektashinjsh në Kosovë.<ref name=":0" /> Me ligjin mbi komunitetet fetare të vitit 1929, edhe pse tarikati bektashian u deklarua autonom, ai prapë ishte nën varësinë e Komunitetit Musliman.<ref>{{Harvnb|Qazimi|2012|page=49}}.</ref> Deri në mesin e viteve [[1940]], në Shqipëri numëroheshin 280 baballarë e dervishë, kurse në vitet 1960 në vend ende kishte rreth pesëdhjetë teqe bektashinjsh dhe rreth tetëdhjetë dervishë, pesëmbëdhjetë nga të cilët vetëm në Krujë.
Rreshti 51:
Një pjesë e klerikëve bektashinj përkrahën Lëvizjen Nacionalçlirimtare, por një pjesë tjetër dilnin për të informuar njerëzit se komunistët janë të pafe e paatdhe. Pas ardhjes në fuqi të Frontit Nacionalçlirimtar, krerët e tarikatit nisën të përndiqeshin: Baba Murtezai i Krujës vdiq më [[1946]], pasi ishte torturuar dhe hedhur nga dritarja e burgut. Baba Qamil Gllava i Tepelenës u ekzekutua më 1946 në Gjirokastër. Shkrimtari [[Baba Ali Tomori]] ([[1900]]-[[1947]]) dhe Baba Shefqet Koshtani nga [[Tepelena]] u ekzekutuan një vit më pas. Antropologu [[shtetet e Bashkuara të Amerikës|amerikan]] Frances Trix ka botuar një listë pak a shumë të plotë të baballarëve bektashinj që kanë vuajtur gjatë viteve të para të regjimit komunist.<ref name=":0" /> Më 1946 kur komunistët organizuan Kongresin e Katërt të bektashinjve, disa ''babá'' të lidhur me Frontin, si [[Baba Faja Martaneshi]] dhe Baba Fejzo që ishin pjesë të Partisë Komuniste Shqiptare, ushtruan trysni që nga tarikat mysliman të kishte statusin e një komuniteti fetar më vete.<ref>{{Cite web|url=https://www.scribd.com/document/15091164/THE-BEKTASHI-DERVISHES-O-Jazexhi|title=The Bektashi Dervishes|date=2007|last=Olsi Jazexhi|website=scribd.com}}</ref> Ndër elementet reformuese ishte "demokratizimi" që dervishët të martoheshin dhe të visheshin me rroba civile. Pasi dy babatë ish-partizanë i kërkonin kryegjyshin [[Abaz Hilmi Dede|Abaz Hilmi Dedenë]] më 1947 që të lihej prapa betimi i beqarisë, ky i fundit i vrau të dy dhe më pas veten. Vrasja që krijoi pështjellim të madh në Kryegjyshatë dhe një mosbesim në qeveri: ministri i Brendshëm i atëhershëm, [[Koçi Xoxe]], propozoi madje një prift ortodoks, Llazar Popoviqin, por nuk u pranua vetëm se nuk kishte biografi të mirë.<ref>{{Cite book|title=Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm|last=Qazimi|first=Azem|publisher=Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit|year=2012|isbn=9789928168030|location=Tiranë|pages=25-26}}</ref> Në qershor të 1948 u miratua kandidatura e [[Ahmet Myftar Dede|Ahmet Myftar Ahmatajt]], i cili më 1958 u hoq prej postit dhe u internua në Mallakastër.<ref>{{Harvnb|Qazimi|2012|pages=52-53}}.</ref>
 
Pas ndalimit të fesë më 1967 në Shqipëri, pati vetëm dy teqe shqiptare që vazhduan veprimtarinë si qendra tubimi shpirtëror: njëra në [[Gjakovë]], nën drejtimin e [[Baba Qazim Bakalli|Baba Qazim Bakallit]], dhe tjetra në Taylor, afër [[Detroit|Detroitit]], e themeluar më 1954 dhe, për shumë kohë, nën drejtimin e [[Rexheb Beqiri|Baba Rexhebit]]. Më pas ajo u drejtua nga Baba Flamur Shkalla. [[Teqja e Madhe|Teqeja e bukur e Gjakovës]] u shkatërrua me themel nga ushtria serbë në pranverën e vitit 1999 bashkë me pjesën tjetër të qytetit të vjetër.<ref name=":0">{{Cite book|url=https://books.google.al/books?id=6inIiCF_930C&pg=PA41&dq=frances+trix+bektashi+persecution&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjEq6qAyaXcAhVDCewKHTmOCL4Q6AEIKzAB#v=onepage&q=frances%20trix%20bektashi%20persecution&f=false|title=Historical Dictionary of Albania|last=Elsie|first=Robert|publisher=Rowman & Littlefield|year=2010|isbn=9780810861886|location=|pages=41-42}}</ref>
 
Mirëpo, më [[1993]], pas shembjes së diktaturës, kishin mbetur gjallë vetëm pesë baballarë dhe një dervish, kurse teqe të mbetura më këmbë e që mund të njiheshin si teqe kishin mbetur vetëm gjashtë.