Content deleted Content added
v →‎Votim: Rregullim estetik.
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 131:
:{{@|Aeternus}} unë propozova një projekt kohë më parë për rikthimin e mundësisë për ngarkime lokale por s'gjeta përkrahje dhe u detyrova ta lë në pritje për një kohë të pacaktuar. Projekti konsistonte në përpilimin e një faqeje ndihmëse që në mënyrë të thjeshtuar tregonte çfarë lejohej e çfarë nuk lejohej të ngarkohej, ku e si, sipas ligjeve të të drejtave të autorit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e SHBA. Pasojë e kësaj faqeje do të ishte ringjallja e ''Wikiburime'' shqip, krijimi i një katalogu virtual me të gjitha dokumentet shqiptare të domenit publik (bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave) si dhe lejimin sërish të ngarkimit lokal të materialeve mediatike nëpër projekte si '' Wikipedia'', ''Wikicitate'', etj. Nëse gjejmë dhe ndonjë person tjetër të interesuar, mund të vazhdojmë me krijimin e një faqeje shpjeguese për legjislacionin dhe më pas lehtësisht të hapim një votim për lejimin e ngarkimit lokal të materialeve mediatike. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 4 shkurt 2019 22:09 (CET)
::[https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Kuvendi/Arkivi_20#E_drejta_e_autorit Këtu] gjendet arkivimi i diskutimit që të përmenda. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 4 shkurt 2019 23:23 (CET)
:::Të falemnderit shumë për linkun, {{@|Klein Muçi}}. Ideja jote tingëllon shumë mirë, mirëpo si e ke vërejtur edhe ti, kërkon goxha shumë punë. Si alternativë me plan veprimi më afatshkurtë, ndoshta mund ta krijojmë një listë me media të cilat dëshirojmë të i ngarkojmë lokalisht, dhe pastaj një administrues duke u bazuar në të drejtat autoriale të ngarkon ato për të mundësuar përdorimin e tyre nga përdoruesit tjerë. Ç'thua? --'''[[User:Aeternus|Λeternus]]''' 9 shkurt 2019 00:54 (CET)
 
== Kandidature per admin (edhe nje jave) ==