Ndryshimi mes inspektimeve të "Misllodezhda"

20.603 bytes removed ,  1 vit më parë
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
 
== Demografia ==
Fshati pati 131 shtëpi 720751 banorë në vitin 2002,është i përbërë nga popullsia shqiptare.<ref name="stat">[http://www.stat.gov.mk/Publikacii/knigaX.pdf Regjistrimi Kombëtar i Maqedonisë, 2002 (sipas etnitetit, gjinisë, përkatësisë fetare, dhe gjuhës)] {{mk}} {{en}}</ref>
 
===== Tabela e popullsisë (2002) =====
! Kombësia !! Banorë !! %
|-
| Shqiptarë || 720751|| 100%
 
 
 
<!-- == Historia == -->.
Historia e Lavdishme e Misllodezhdes
 
 
67 vite më parë, në fund të majit 1945 në vendin e quajtur “Furka e Epërme” që shtrihet në mes Misllodezhdës e Prisovjanit, fallangat sllavokomuniste të udhëhequr nga prifti i Vellmes, Trandafillov pa asnjë arsye, vetëm se ishin shqiptarë, në mënyrë barbare i ekzekutoi pesë banorë, parinë e fshatit Misllodezhdë.
 
Fshati Misllodezhdë shtrihet në veri të qytetit të Strugës, në rënjen jugore të malit Karorman. Vendbanimi është malor, me një lartësi mbidetare prej 945m. Nga qyteti i Strugës është 16 km largë. Atari i fshatit arrin 9,9km2. Mbizotrojnë sipërfaqet me pyje 564 ha; tokë buke 232 ha dhe 172 ha kullota. (Katastarska kniga na R.M. Skopje, 1975); Mitko Penov, Enciklopedija ha selete vo R. Maqkedonija, Skopje, 1998, 197/198).
 
Fshati ka formën e shpërndarë. Dallohen kryesisht katër lagje ose mëhalla të cilat thirren sipas fiseve: Mena e Isa janë më në veri të fshatit, kurse Hoxha e Meta në pjesën jugore të fshatit, më afër arave të drithrave.
 
Mislodezhda është një ndër vendbanimet më të lashta në Malësinë e Strugës. Ndonëse gjerë tani nuk janë bërë hulumtime e gjurmime arkeologjike, në Hartën Arkeologjike të Maqedonisë (Археолошка Карта на Р.М., Скопје, 1996, II) në atarin e fshatit Misllodezhdë janë të evidentuar disa lokalitete arkeologjike, që nga antikiteti e në vezhdimësi gjatë mesjetës së hershme të lulëzuar e gjatë sundimit osman.
 
Në Misllodezhdë, e në atarin e fshatit janë të evidentuar disa lokalitete arkeologjike, megjithëse nuk janë kryer gërmime arkeologjike, si :
 
1. Në qendër të fshatit është zbuluar nekropol që i përket antikitetit të vonshëm. Në jug-perëndim të xhamisë së fshatit, rreth 30-40 m në vendin ku është ngritur godina e shtëpisë shoqërore (Domi i fshatit), gjatë nivelizimit të terenit janë zbuluar më shumë varre të pasura me inventar varresh. Sipas dëshmisë së Asim Hoxhës, në varret e zbuluara janë gjetur më shumë unaza, monedha romake dhe materiale tjera shoqëruese nëpër varreza të cilat për fat të keq nuk janë ruajtur, me përjashtim të një unaze e cila ruhet te autori që e ka dhuruar zot. Baftjar Mena.
 
2. Në veriperëndim të fshatit Misllodezhdë, rreth 2-3 km largësi shtrihet lokaliteti arkeologjik (nekropoli) që në popull është i njohura me emrin Kisha e poshtme, që është nekrpol dhe i përket mesjetës së vonshme. Sipas toponimit që mban vendi Kisha e Poshtme, me të cilin emër banorët vendas e thirrnin brez pas brezi, në këtë lokalitet duhet pritur që të gjënden edhe themelet e një objekti sakral, që për mungesë gërmimesh sistematike ende nuk është vërtetuar.
 
3. Në atarin e fshatit Misllodezhdë është evidentuar edhe toponimi Kisha, e cila shtrihet rreth 3 km në veri-lindje të fshatit. Është objekt sakral dhe nekropol mesjetarë, që është vendosur në një kodër të lartë e mveshur me dru dushku. Në këtë lokacion shihen rrënojat dhe themelet e një kishe njëanijore me dimensione 10x5m, si dhe rreth e rrotull kishës vërehen pllaka guri nga kostrukcionet e varreve mesjetare.. (Arkeloshka karta na R. Makedonija I.II, Skopje, 1996, 395st.)
 
4. Rreth 300m largësi nga vendi (lokaliteti) i quajtur çëshma e kallugjerit, që shtrihet në verilindje të fshatit, sipas të gjitha gjasave në të kaluarën ka qenë i vendosur një manastir, i cili ka qenë përkushtuar Shën Jovanit.
 
Fshati Misllodezhdë edhe gjatë mesjetës ka qenë fshati i banuar nga shqiptarët e krishterë, të cilët më vonë një pjesë do të konvertohen në fenë islame. Nga fiset e krishtera kanë jetuar fiset: Bogdani, Nikolla, Bojo, Dhimitri, Merku, Koruna, Gjergji, e sidomos Gjeleshi (Banorët vendas e kanë ruajtur toponimin Ara e Gjeleshit).
 
Emir i këtij lokaliteti del me preardhje të paqartë, por sipas të gjitha gjasave rrjedh nga një emër vetiak shqiptar, Çifligu i Mislimit.
 
Disa studjues sllavomaqedonas (Jovan Trifunoski, V, Pjanka etj) hedhin indenë se emri i fshatit rrjedh nga fjala “Misëll”. Maqedonët e fshatrave të Strugës fshatin e thirrin “Misllodezhdi”; Etnologu bullgar Vasil K’nçov (1900) me emrin Mislodezhda: Vice-konsulli Austro-Hungarez. në Manasir A. Kral, sipas Tomo Tomoskit (1897) e quan “Mislodishta” etj.
 
Sipas një fshatari nga fshatrat fqinjë të Malësisë ku graviton edhe ky lokalitet, fshati Misllodezhdë është quajtur me emrin Radojevë.
 
Është domethënës rrëfimi mbi legjendën e cila lidhej me emërtimin e sotëm të fshatit. Sipas interpretimit logjik të më shumë banorëve të moshuar vendas kuptimi i toponimit shpjegohej me zbërthimin e drejtpërdrejtë, se fshati Misllodezhdë e ka marrë emrin sipas emrit Mislim, i cili dikur këtu ka pasur një çiflik, ndaj si i tillë edhe sot e kësaj dite përdoret si “Çifligu i Mislimit”.
 
Pra, fshati Misllodezhdë është vendbanim ilir, në të cilin ndër shekuj kanë jetuar popull autokton shqiptar, për të cilën flet shumica e toponimeve dhe hidronimeve tërësishtë shqiptare si: Guri i kopilit; Fusha, Luxhet, Shavaret, Dren livadhi, Kallauzi, Likoveci, Leskabardha, Furka, Ara Metës, Kra i Gurit, Luxhet, Livadh Mene, Ara e Hoxhës, Ara Gjeleshit, Raspaqe, Udha e Shtupës, Rraj i Mersimit, Qafa, Koraçi (burim), Krasta Lëmushme, Urdha e Salës, Lisa trumi, Krasta madhe, Riska (krast), Tuskuri, Ujti vogël (burim), Kisha e Epërme, Lenishtë, Stani, Ara Lisës (Ali Isa), Prroji i Gjurit, Ndër baca, Kllushka, Bota, Sokolec, Gjurt e majt, Urdha e Llopataxhiut, Gjuri i nusese, Livadhi Ajdarit, Furka e Epërme, Furka e Poshtme, Përroji i lejthive, Rraj i Cetkut, Prroj i Guminishtes, Guri i Zi, Çifligu i Mislimit, Vërtishta, Liçe, Ara Sinonit, Sokoleci, Gjurt e Kçi, Rrai i Kadriut, Brinjat, Urdha Xhaferit, Ara e Osmonit, Trojovece, Quska rekë (Lumi i cekët), Kurtisht, Ara Xhekës, Topëjlla, Bafshet, Urdha Koraçit, Rrafsha Livadhit, Udha kaurrit, Livadhi Sulojëcës, Kodra Terziut, Baçelisht, Bafçja Daskallit, Krasta Abazit, Çafa e Adilit, Livadhi Amitit, Koxhaxhik, Rraj Klenjës, Uji i vogël, Bogdan Kutell, Stani i Bullgarit, Grikoveci, Kërçele, Dolce, Ara biraçit, Gjurt e Majëve (gurtë të mëdhenj në mal, duken nga larg)….. e shumë e shumë toponime të tjera, që vite më parë i kamë evidentuar në këtë lokalitet që arrinë rreth 100.
 
Toponimet e fshatit Misllodezhdë janë autoktone e burimore (me ndonjë përjashtim të vogël të sllavizuara më vonë), dhe se që nga lashtësia janë përcjellur brez pas brezi, dhe i ruajn në brendin e tyre të pastër identitetin e këtij vendbanimi historik e tradicional, thjeshtë shqiptar.
 
Me këtë emër fshatin Misllodezhdë, për herë të parë e hasim në burimet historike osmane, në defterin mufasal (Regjistimet themeltare për Sanxhakun e Ohrit, në vitin 1536-1539, që bënte pjesë në Nahinë e Debërcës dhe ka numëruar 31 familje, 2 beqarë dhe një vejushe). (Александар Стојаноски, Драги Ѓорѓев, Населби и население во Македонија (XV-XVI век) Скопје, 2001, стр.141).
 
Edhe me regjistrimin e vitit 1583 në defterët mufasal osman për Sanxhakun e Ohrit, fshati Misllodezhdë hynte në përbërje të këtij Sanxhaku dhe të Nahisë së Debërcës. Numëronte 15 kryefamiljarë, 12 familje të krishtera e dy beqarë dhe i pagonte timarliut 2561 akçe në vit. Rreth numrit të banorëve të fshatit Misllodezhdë bëhet fjalë edhe në monografinë e Ohrit (Охрид и Охридско низ историјата, II, Скопје, 1978, стр.30) në tabelën e popullsisë, ku me numër rendor 4, Misllodezhda evidentohet me 12 familje, 2 të vetmuar, (beqarë) dhe 62 banorë të krishterë, që hynë në Nahinë e Debërcës.
 
Sipas regjistrimit të vitit 1583, në fshatin Misllodezhdë kryefamiljarët kanë qenë: PETKO BOJO, PISE PEJÇIN, DIMITER BOGDAN, PETKO BOGDAN, JOVAN NIKOLLA, DANKO (DAPKO) NIKOLA, TOLOT BOGDAN, DIMITRI PETKO, PETKO DIMITRI (beqar), STEPAN RALE, GJORGJI (?) MARKO nga Morunishti, STAJKO KORUNA (?), PISE KORUNA (?) (beqar), JOVAN GJORGJI, ndërsa të ardhurat vjetore të fshatit kanë qenë: Ispenxhe (350 akçe); 10 barrë grurë (540 akçe); 10 barrë elb (300 akçe); 20 barrë thekër (600 akçe); 5 barrë tërshërë (90 akçe); 1 barrë mel (30 akçe); 0.5 barrë fier (27 akçe); Yshiri nga shira, 50 medra (300 akçe); Yshyri nga Lini e Konopi (40 akçe); Yshiri nga arrat e pemët (30 akçe); Yshiri nga lakra (68 akçe); Konpenzimi i kashtës (40 akçe); Taksa e demave (20 akçe); Teksa e kulturave të kopshtarisë (24 akçe); Yshyri nga bari (20 akçe); Nijebeti, dasmat, roja e fushës dhe taksat e tapive të tokës (82 akçe); Gjithsej 2561 akçe. (Турски документи. VIII/1 Скопје, 2000, стр. 229).
 
Studjuesi Tomo Tomoski, duke iu referuar dokumenteve Austro-Hungareze, e në veçanti Aleksandar Kralit, vicekonsull në Manastir 1897, në mes tjerash thotë se fshati Misllodezhdë ka pasur 49 familje me 299 shqiptar (Albanien Gegen); Ndërkaq misionari dhe etnologu bullgar Vasil K’nçov (1900) shton se fshati Misledozhda (Misllodezhdë) numëron 55 familje muhamedane me 299 banorë (156 meshkuj dhe 143 femra).
 
Sipas regjistrimit të vitit 1914 që ka bërë Ministria e Punëve të Brendëshme e Mbretërisë së Serbisë në Qarkun e Ohrit, hynte edhe Komuna e Bërçevës me 1044 banorë, ku përfshihej edhe fshati Misllodezhdë me 332 banorë musliman (204 meshkuj e 128 femra).
 
Gjatë shekullit XX, numri i banorëve dhe familjeve të Misllodezhdës sipas regjistrimeve zyrtare eshtë si vijon:
 
Në vitin 1921 fshati numëron 81 shtëpi dhe 417 banorë;
 
Në vitin 1948 fshati numëron 98 shtëpi dhe 491 banorë;
 
Në vitin 1961 fshati numëron 96 shtëpi me 520 banorë;
 
Në vitin 1971 fshati numëron 88 shtëpi më 548 banorë;
 
Në vitin 1977 fshati numëron 80 shtëpi;
 
Në vitin 2002 fshati numëron 124 shtëpi me 751 banorë;
 
Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore (1945), banorët e Misllodezhdës jetonin me buqësi dhe blektori. Më shumë kultivonin drithra, thekër e elb dhe kafshët dhentë, dhitë e lopët. Kohëve të fundit, rreth 70% të meshkujve kanë mërguar në Evropën Perëndimore (në Gjermani, Zvicër, Austri etj.). Për këtë arsye blektoria në fshat u la pas dore. Sipas shënimeve që disponojmë, në vitin 1977 i tërë fshati kishte 140 krerë lop, ndërsa vetëm dy persona kishin tufë dhenë me nga 80 krerë, ndërsa sot numri është edhe më i vogël.
 
Banorët e Misllodezhdës tradicionalisht kanë qenë popull liridashës dhe kanë marrur pjesë në shumë ngjarje të rëndësishme, sidomos gjatë shekullit XX.
 
Përkrahje të madhe banorët e Misllodezhdës i japin Kryengritjes së Shtatorit në 1913. Të dhënat e deritanishme të mbledhura në teren dhe të bazuara në dokumente të shkruara, flasin se nga ky fshat më shumë se 21 persona kanë marrë pjesë drejtë për drejtë në kryengritje, prej të cilëve 12 ranë në fushën e nderit në Betejën e Petrinjës, si: Ibrahim Hoxha, Xhemail Isa, Jonuz Xheleshi, Lutfi Xheleshi, Lutfi Mena, Bajram Xhila, Kapllan Hoxha, Hamit Mena, Lutfi Xhila, Emrulla Mena, Rexhep Isa, Fazli Hida dhe u plagosën shumë të tjerë.
 
Pas shuarjes së Kryengritjes së Shtatori 1913, në tërë viset që përfshiu kjo kryengritje mbretëroi situatë e rëndë. Situata ishte e ngjashme edhe në Strugë e rrethinë. Pasi që u riokupua sërisht Struga prej ushtrisë serbe, ku edhe u stacionua një garnizon ushtarak serb prej 30-40 vetësh. Paria e fshatarve të Strugës thirreshin në Strugë, ku këshilloheshin nga nënpunësi i posaçëm që “të gjithë ata që kanë lënë vatrat e tyre dhe janë shpërndarë andej e këndej duhet të kthehen menjëherë nëpër shtëpi të shohin punët e tyre dhe armët t’i dorëzojnë në Strugë. Ndaj atyre që nuk i nënshtroheshin vullnetit serb, ushtria dhe çetat çetnike serbe ndërmerrnin ekspedita ndëshkuese, siç ishte rasti me banorët e fshatit Misllodezhdë, ku brënda një dite të vetme masakrojnë 35 fshatarë në vendin e quajtur “Dren Livadh”.
 
Në vitet e Luftës së Parë Botërore (1914-1918), fshatarët e Misllodezhdës nuk ndejtën duarkryq. Ato me armë në dorë e pritën ardhjen e ushtrisë bullgare. Në dimrin e 1915 ushtria pushtuese bullgare në shenjë hakmarrje në vendin e quajtur “Kallauzi” pushkatojë 5 (pesë) persona dhe atë: Bajram Xhilën, Rexhep Isën, Kapllan Hoxhën, Lutfi Menën dhe një koxhaxhikas trupat e tyre i kanë coptuar me bajoneta. Varret i kanë te shkolla e fshatit.
 
Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore fshatarët e Misllodezhdës marrin pjesë aktivisht në LANÇ kundër hordhive fashiste. Në këtë Luftë nga Misllodezhda kanë marrë pjesë: Xhevdet Isa, Evzi Meta, Mefail Mena, Ismail Mena, Skënder Meta, Fejzulla Mena, Sabit Mena, Asim Hoxha, Shefqet Isa, Fazli Hida, Xhevit Xhila, Rasim Mena, Hasim Hoxha, Alit Xhila, Lebit Isa, Zenel Xhila, etj, si dhe Ariz Mena, i cili u vra në Frontin e Sremit.
 
Ariz Nexhip Mena- me profesioni ishte bujk. Lindi në vitin 1925 në Misllodezhdë. Në UNÇ u inkuadrua më 12 dhjetor 1944, dhe hyri në përbërje të çetës së II, të Batalionit të Parë, të Brigadës së II (dytë) Nacional Çlirimtare maqedonase. Me aradhën e vet merrë pjesë në luftrat përfundimtare për çlirimin definitive nga nazifashizmi gjerman. Ra në fushën e nderit më 16 prill 1945 për çlirimin e Strazhivojnos, pas shpërthimit të Frontit të Sremit. (“Ranë për Liri”, 1974, f. 128).
 
Pas Luftës së Dytë Botërore, trevat Lindore shqiptare (Maqedonia Perëndimore), Kosova e viset e tjera në Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës iu dhanë padrejtësisht Jugosllavisë së Titos, sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër 1913. Këto territore nuk u bashkuan me trungun etnik shqiptar, megjithëse gjatë viteve të Luftës edhe shqiptarët e këtyre trevave e dhanë kontributin e tyre. Ato nuk formuan as edhe një republikë më vete, e cila duhej të ishte e barabartë me republikat e tjera Jugosllave. Viset shqiptare në Jugosllavinë e Titos u copëtuan: Kosova u aneksua nga Serbia, kurse territoret e tjera shqiptare iu dhanë Malit të Zi dhe Maqedonisë.
 
Pas “çlirimit” të Strugës me rrethinë në nëntor 1944, Brigada e IV Sulmuese Shqiptare, me urdhërin e SHPM të UNÇ u nis në drejtim të veriut, në Kërçovë, Gostivar e Tetovë. Në Strugë e rrethinë mbeti Brigada e V e Mariovës e Komanduar nga oficer CANE, i cili ushtroi dhunë ndajë fshatarëve shqiptarë me pretekstin e kërkimit të armëve dhe mjeteve të tjera luftarake.
 
Pas “çlirimit” të Maqedonisë Perëndimore, një numër i shqiptarëve “vullnetarisht” e më vonë edhe me mobilizim të dhunshëm të të rinjve, ato u inkuadruan në njësitë e armatosura të Ushtrisë Jugosllave Avnoiste, ku mori pjesë edhe Ariz Nexhip Mena që ra në fushë betejë.
 
Njësit e Brigadës së V të Mariovës – maqedonase nga ana tjetër, pa u penguar nga askush, u sulën mbi vendbanimet shqiptare, duke kryer me këtë rast, pa humbur kohë, plaçkitje, vrasje e tortura nga më ç‘njerëzoret, me preteksitin e mbledhjes së armëve (të cilat edhe sot më të moshuarit evokojnë të “zitë e ullirit” që kanë hequr ato që e përjetuan dhe i mbijetuan kësaj kasaphane).
 
Kësaj katraure të falangave sllave nuk i shpëtoi as Misllodezha.
 
Fushata e terrorit dhe genocidit ndaj shqiptarëve nisi ende pa përfunduar Lufta e Dytë Botërore, nga shtatori i 1944, dhe u intensifikua gjatë muajve nëntor-dhjetor 1944. Në të njëjtat përmasa ajo vijoi edhe në muajt që pasuan, në gjysmën e parë të vitit 1945. Një rol parësor negativ në zbatimin e kësaj politike luajtën elementet çetnike e banditeske, të cilët bënin pjesë në radhët e UNÇ të Jugosllavisë. Për nga përmasat, qëllimet, metodat dhe pasojat, dhuna e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, ishte e njëjtë me atë të ushtruar gjatë sundimit të dinastive të mbretërive të paraluftës. Frymëzimin dhe angazhimin kjo fushatë e gjente të idetë raciste e shoveniste të Vasa Çubrilloviqit. Sipas tij, Jugosllavia duhej të shfrytëzonte të gjitha mundësit që kishte krijuar Lufta e Dytë Botërore, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pakicave, përfshirë këtu edhe çështjen shqiptare, me anën e shpërnguljes masive të detyrueshme si dhe shfarosjen fizike në masë.
 
Këto veprime kundërshqiptare, autoritetet Jugosllave e sllavo-maqedonase me “pushtetin popullor”, përpiqeshin t’i paraqitnin si masa të domosdoshme për të likujduar mbeturinat e reakcionit. Në të vërtetë ato ishin pjesë e planeve të errëta të udhëheqjes Jugosllave, për të goditur e shfarosur popullsinë shqiptare dhe njëherit për të likujduar çështjen kombëtare shqiptare njëherë e mirë.
 
Pas përfundimit të Luftës dhe vendosjes së pushtetit komunist, edhe në Strugë e rrethinë u përdorën forma të shumëllojshme për të bërë presion mbi popullsinë shqiptare. Është vështirë të gjendet ndonjë fshat apo lagje në qytetet ku jetonin shqiptarët, ku nuk u kryen masakrat nga më të ndryshmet. Një nga ato është edhe vrasja e 5 (pesë) fshatarëve misllodezhdarë në fund të majit të 1945 në Furkën e Epërme në mes Misllodezhdës dhe fshatit Prisovjan, dhe atë: Llokmon Xhilas, Etem Metës, Zeqit Isës, Aqif Isës dhe Baftjar Menës.
 
Menjëherë pas konsolidimit të pushtetit “sllavo komunist” në Strugë dhe në fshatrat e Strugës, autoritetet i shtuan masat represive ndaj popullatës shqiptare, duke i ftuar në biseda informative, si dhe duke bërë rrethimin e fshatrave të Malsisë.
 
Për të ndriçuar rastine “Furkës së Epërme” ka vite që janë duke mbledhur të dhëna nga banorët e moshuara të fshatrave Misllodezhdë, Bogovicë, Pohum, etj., të cilët gati si në një zë kujtojnë dhe evokojnë ngjarjen kriminale dhe shtazarake të bishave të tërbuara sllavokomuniste.
 
Ditën kritike, dy banor të Misllodezhdës Baftjar Mena dhe Aqif Isa kthehen nga fshati Zbazhdë ku kishin qenë në biseda informative, dhe në vendin “Furkë”, ndalohen nga bandat e uniformave sllavokomuniste, të kryesuar nga prifti i Vellmes Trandafilovi, të cilët pasi i torturojnë barbarisht i therin me bajoneta. Rastin e kanë parë dy mullinxhi nga Koxhaxhiku të cilët duke u kthyer për në Zhepin, ndalojnë në Misllodezhdë dhe u tregojnë për rastin e Furkës dhe se fshati i tyre është i rrethuar nga bandat e uniformuara, dhe të armatosura gjerë në dhëmbë.
 
Sipas xha Shefqetit Xhilës (rreth 80 vjet) dhe Halil Mustafait (rreth 90 vjetë, nga Bogovica) e sidomos të Tejfur Menës nga Livadhia, që e ka dëgjuar nga babai dhe gjyshi i tij, pas marrjes së lajmit nga koxhaxhikasit, të parët për në Furkë janë nisur Llokmon Xhila (Kryeplak i katundit), Etem Meta, Zeqir Isa dhe Isa Xhila, me qëllim për të zgjidhur problemin.
 
Para se të arrinë në vendin “Furkë”, takojnë disa persona para-rojë të cilët nuk i ndalojnë, por i lënë që të vazhdojnë rrugës për në Prisovjan, me qëllim që t’i rrethojnë. Pasi mbërrinë në vendin Furkë, “Partizanët” e priftit Trandafilov, parisë së fshatit Misllodezhdë i’u kërkua të dorëzojnë armët.Ato nuk pranojnë t’i dorëzojnë armët dhe marrin pozicione vetëmbrojtje. Por paria, kishte rënë në kurth. Vetëm Etem Meta arrin që të shti një herë me armën e tij, ndërsa Isa Xhila duke shfrytëzuar një arë me thekër arrinë të shpëtoi mrekullisht, ndërsa tre të tjerët vriten në mënyrë barbare.
 
Ngjarja tragjike e “Furkës së Epërme”, ku brenda ditës u vranë 5 fshatarë të Misllodezhdës (Llokman Xhila (kryeplaku i fshatit), Etem Meta, Zeqir Hisa, Aqif Hisa dhe Baftjar Mena), është dëshmia më e mirë për krimet e bandave komuniste që kanë kryer në fshatrat shqitpare menjëherë pas përufndimit të Luftës së Dytë Botërore.
 
Është imperativë e kohës, që bashkëfshatarët dhe pinjollët e të masakruarve në vendin e quajtur “Furkë”, emrat e tyre të vendosen në panteonin e pavdeksisë, duke u ngritur të paktën një pllakë përkujtimore të skalitur me emrat e tyr
<!-- == Shih edhe == -->
 
== Burimet ==