[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Përcjellim te Franc Nopça
Etiketa: Ridrejtim i ri
Rreshti 1:
#RIDREJTO [[Franc Nopça]]
'''Franz Baron Nopcsa''' von Felsöszilvás, ([[1877]] - [[1933]]), është një prej studiuesve më të spikatur të kohës. Ai ka lindur në një familje aristokratike hungareze më [[3 maj]] 1877 në çifligun familjar të Saçal-it, afër Haceg-it të Transilvanisë. Me rekomandimin e ungjit dhe kumbarit të tij, Franc von Nopça, kryemjeshtër i oborrit të Mbretëreshës Elisabeta të Austrisë, Nopça ka mbaruar maturën në liceun vjenez Maria-Theresianum. Ngjarja vendimtare nga rinia e tij ndodhi në vitin [[1895]] gjatë një ekskursioni në Sentpeterfalva (Szentpéterfalva). Aty ai dhe motra e tij zbuluan mbeturinat e kockave fosile të një dinosauri, të cilat ai ia dërgoi Profesorit Eduard Sys (Edward Suess), një gjeologu and paleontologu vjenez. Nga viti i maturës, 1897, deri në vitin 1903, Nopça studioi pranë Sys-it në Universitetin e Vjenës, i cili në atë kohë u shqua për studimet paleontologjike.
 
== Jeta studimore ==
*Sipas [[Robert Elsie]]-t, Nopça shumë shpejt u bë vetë një studiues me nam në fushën e paleontologjisë. Më datën 21 qershor [[1899]], që në moshën njëzetedy, ai mbajti ligjeratën e parë pranë Akademisë së Shkencave në Vjenë me titullin Dinosaurierreste in Siebenbürgen (Mbeturina të dinosaurve në Transylvani), e cila kishte një jehonë të madhe. Nopça shquhet si themeluesi i paleofiziologjisë, para se gjithash me studimet e tij të njohur edhe jashtë Austrisë për zvarraniq fosilikë. Veçanërisht e njohura ishin hipotezat të tij per ‘running proavis’, për gjakngrohtësinë e pterosaurëve dhe për rëndësinë e disa proceseve endokrine të cilat, sipas tij, kishin një ndikim të veçantë mbi evolucionin dhe mbi vdekjen e dinosaurve. Nuk u pranuan të gjitha teoritë e tij pa kundërshtim, por ato frymëzuan shumë diskutimin në fushën e paleontologjisë. Po kaq i rëndësishëm ishte ndihmesa e Nopçës në fushën e gjeologjisë, për shembull mbi strukturat tektonike të malësive të Ballkanit perëndimor, ku ai mbrojti disa teori guximtare.
 
*Në vitet e mëvonshme Nopça u bë i njohur gjithashtu si një ndër albanologët kryesorë të kohës së tij. Botimet e tij albanologjike nga vitet 1907 deri në 1932 u përqëndruan kryesisht në fushat e mëposhtme: parahistoria dhe historia e lashtë, etnologjia, gjeografia, historia e re dhe e drejta zakonore shqiptare, d.m.th. kanuni. Librat e tij të hershme si Das katholische Nordalbanien (Shqipëria e Veriut katolike, Budapesht 1907), Aus Šala und Klementi (Nga Shala dhe Kelmendi, Sarajevë 1910) und Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (Shtëpi dhe orendi në Shqipërinë e Veriut katolike, Sarajevë 1912) si dhe Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens (Ndihmesa për parahistorinë dhe etnologjinë e Shqipërisë së Veriut, Sarajevë 1912) përmbajnë vëzhgime të shumta, me gjithë se materiali nuk eshtë i sistematizuar mirë. Më vonë, kur nuk udhëtoi më në Ballkan dhe kur kishte qetësi më shumë, u botuan vepra më monumentale shkencore. Më të njohura ndër të janë: Bauten, Trachten und Geräte Nordalbaniens (Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut, Berlin & Laipcig 1925) dhe para se gjithash, monografia themelore prej 620-faqesh Geologie und Geographie Nordalbaniens (Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut, Öhrlingen 1932), e cila shquhet si kryevepra e botimeve albanologjike që dolën gjatë jetës së tij.
 
== Vepra ==
Lista e botimeve të Nopçës përmban më shumë se 186 tituj, kryesisht nga fushat e paleontologjisë, të gjeologjisë dhe të albanologjisë. 54 botime janë për Shqipërinë.
Me vdekjen e parakohshme të Nopçës, shumë vepra të rëndësishme të tij ngelën të pabotuara. Trashëgimia shkencore nga fusha e paleontologjisë iu dhurua Muzeut Britanik në Londër, kurse pjesa albanologjike iu dha kolegut e tij, albanologut të njohur Profesor Norbert Jokl (1877-1942) në Vjenë. Në një letër me datën 24 prill 1933, d.m.th. në ditën e vdekjes, Nopça ia dha [[Norbert Jokl]]-it një listë dorëshkrimesh me kërkesë që ky i fundit të marrë kontakt me Paul Graf Teleki në Budapest për të gjetur fonde për botimin e veprave të mbetura. Por fonde nuk u gjetën dhe, pikërisht për këtë arsye, këto veprat e rëndësishme ngelën të pabotuara. Që prej vrasjes së Joklit në maj 1942, trashëgimia albanologjike e Nopçës ruhet në Kolekcionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në [[Vjenë]].
 
Nga trashëgimia e Nopçës duhet të përmenden në veçanti pesë dorëshkrime:
 
*1. Albanien: die Bergstämme Nordalbaniens und ihr Gewohnheitsrecht (Shqipëria, fiset e malësisë ë Veriut dhe e drejta e tyre zakonore), Ser. nov. 9392, një vepër prej 510 faqesh, një pjesë e madhe e së cilës u botua koha e fundit nga Fatos Baxhaku dhe Karl Kaser në librin: Die Stammesgesellschaften Nordalbaniens, Berichte und Forschungen österreichischer Konsuln und Gelehrter, 1861-1917 (Shoqëria fisnore e Shqipërisë së Veriut, raporte dhe puna shkencore e konsujve dhe të shkencëtarëve austriakë, 1861-1917, Vjenë-Këln-Vajmar 1996);
 
*2. Religiöse Anschauungen, Sitten und Gebräuche (Besimi, doke dhe zakone), Ser. nov. 9393, një vepër prej 242 faqesh për etnologjine shqiptare, nga e cila i mungojnë 58 faqet e para;
 
*3. Gedichte des Colez Marku, 1895-1932 (Poezia e Kolez Markut, 1895-1932), Ser. nov. 11912, një përmbledhje poetike gjermanisht në 110 faqe me 160 poezi jo shumë të mira;
 
*4. Dialektstudie, Fragment (Fragmenti i një studimi dialektologjik), Ser. nov. 11918, shënime për dialektin geg veriperëndimor në veri të Shkodrës në 36 faqe të formateve të ndryshme; dhe kryesorja:
 
*5. Kujtimet e Franc Nopçës me titullin Reisen in den Balkan (Udhëtime në Ballkan), Ser. nov. 9368, të cilat kam ndërmend të botoj së shpejti.
 
== Referenca ==
*[http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=2&lp=Nopcsa,+Franz&LIMIT=0 Biblioteka Kombëtare]
{{reflist}}
 
{{DEFAULTSORT:Nopca Franc}}
[[Kategoria:Lindje 1877]]
[[Kategoria:Vdekje 1933]]
[[Kategoria:Shkrimtarë hungarezë]]
[[Kategoria:Albanologë]]