[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 2:
Që nga botimi e deri më 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.
 
Më 1740 u zbulua ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don [[Gjon Buzuku]]t (1555) e zbuloi ipeshkvi i [[Shkupi]]t Imzot [[Gjon Nikollë , Kazazi]] nga [[Gjakova]]. Gjithë gëzim për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në [[Biblioteka|Bibliotekën]] e [[Vatikani]]t në [[Romë]], ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.
 
Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet ne Bibliotekën Kombëtare Shqiptare ne Tirane.