[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v U kthyen ndryshimet e 79.106.126.235 (diskutimet) në versionin e fundit nga 1l2l3k.
Etiketa: Rollback
Rreshti 14:
'''Princ Vilhem Vidi''' ose formailsht '''Madhëria e Tij Princ Vidi, Skëndërbeu II i [[Shqipëria|Shqipërisë]]''' ([[Gjuha gjermane|gjermanisht]]: '''Wilhelm Friedrich Heinrich Princ zu Wied''' i njohur në Shqipëri edhe si '''Princ Vidi'''<ref>Princ Vidi për shkak barazie me monarkun e Malit të Zi Knjaz Nikollën i cili mbante titullin "mbret" megjithëse mbretëria e tij ishte shumë herë më e vogël se vendi ku ishte sovran Vidi. Për këtë arsye në zhargonin e përgjithshëm në kryeqytetin Durrës dhe Shqipëri e quanin edhe Vidin mbret.</ref>), ([[26 Mars|26 mars]] [[1876]] në [[Neuwied]], [[Gjermania|Gjermani]] - [[18 prill]] [[1945]] në [[Predeal]], [[Rumania|Rumani]]), ishte Princ i Shqipërisë për 6 muaj në vitin 1914 i cili mbretëroi nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914. Më 30 nëntor 1906 Vidi u martua me [[Princesha Sofi|Princeshën Sofi]] me të cilën pati dy fëmijë Princesha Marie Eleonore, Donika (1909–1956) dhe Princin trashgimtar Carol Victor, Skënderi (1913–1973).
 
== Mbretërimi i Vidit ==
[[Skeda:Prince Wilhelm of Albania.jpg|thumb|Wilhelm zu Wied dhe zonja e tij Sofia gjatë mbërritjes në [[Durrësi|Durrës]], Shqipëri]]
Princi Vilhelm Vidi arriti në [[Durrësi|Durrës]] më [[7 mars]] [[1914]] në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht [[Durrësi]]n, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani. Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend. Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë. Kabinetin e tij qeveritarë e përbënin: 1. Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; 2. Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; 3. Myfit bej Libohova-Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit; 4. Dr. Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave; 5. Hasan Bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit; 7. Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Botore.
 
Line 83 ⟶ 84:
 
== Literature ==
* Duncan Heaton-Armstrong: ''The six month kingdom. Albania 1914'', Verlag Tauris, London 2005, ISBN 978-1-85043-761-1
* Peter Marxheimer: ''Nach Albanien, Karl! Eine andere Reise in das Jahr 1914''. Books on Demand, Hofheim 2007, ISBN 978-3-8370-0265-2
* Ferdinando Salleo: ''Albania : un regno per sei mesi.'' Verlag Sellerio, Palermo 2000, ISBN 88-7681-129-X
* Marenglen Kasmi: "Die deutsch-albanischen Beziehungen 1912-1939", in: Zeitschrift für Balkanologie, Band 49, Nr. 1, Wiesbaden 2013, S.60-86.
* Michael Schmidt-Neke: ''Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912 - 1939). Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und Machteliten in einem jungen Balkanstaat.'' (= Südosteuropäische Arbeiten. 84) Verlag Oldenburg, München 1987. ISBN 3-486-54321-0