Ymer Agë Ulqini (këngë): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.126.150) dhe riktheu rishikimin 1756218 nga Tytuu
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
'''Ymer Agë Ulqini''' apo '''Aga Imeri''' është një [[këngë]]<nowiki/>j [[Muzika popullore|popullore]] në të cilën përshkruhen vetit e popullsisë vendase të rrethit të [[Ulqini]]t. Në qendër të këngës gjendet besa dhe kuptimi i saj në frymën shqiptare. Në këngë i këndohet personazhit të quajtur Imer, një agallarë i cili merr pjesë në luftë dhe pas disa dështimeve zihet rob. Mirëpo kjo i kushtonte atij; Imeri i kishte dhënë besën gruas së tij që do të kthehej brenda shtatenente viteve ose në të kundërtën ajo kishte pëlqimin e tij që brenda tri ditëve pas kalimit të besës të martohej me dikë tjetër.
Ymer Aga i jep besën bijës së mbretit që nëse e lirojnë të zgjidhë problemet familjare, për të cilat e kishte njoftuar një i burgosur, ai do të kthehej përsëri. Në ditën e kthimit në vendlindje Imeri takon rrugës dasmorët që përcillnin gruan e tij për nuse me ç’rast ai i bindë dasmorët se kishte të drejtë ta mbante nusen pasi që ajo ishte gruaja e tij. Kur Aga Imeri zgjedhë problemet familjare, kthehet në burgun e mbretit për ta vazhduar dënimin. Mirëpo mbreti i befasuar me besnikërinë e Imerit, e liron atë nga burgu dhe ai kthehet në vendlindje te nusja e tij.