[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v +
→‎Shkollimi: Shtova nje material shume te rendesishem
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 5:
 
=== Shkollimi ===
Eshte dipllomuar ne Austri.Pasi mbaroi shkollën unike në qytetin e Kavajës dhe Durrësit, nga viti 1918-1919, ai mbaroi një kurs disa mujor në shkollën e plotësimit të oficerëve ne Tirane. Një vit më pas Moisiu mori pjesë në përbërje forcave qeveritare që u caktuan në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes dhe po atë vit ai u caktua me detyrën në luftimet që zhvilluan në Kaptinë të Martaneshit kundra forcave serbe. Në vitin 1923 ai mbaroi në Tiranë kursin një vjeçar të oficerëve që asokohe drejtohej nga ushtarakët gjermanë ku dhe mori gradën e togerit. Në [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjen e qershorit]] të vitit 1924, Spiro u rreshtua përkrah forcave fanoliste. Në dhjetorin e vitit 1924, Pas ardhjes së Ahmet Zogut në pushtet, Moisiu nuk u largua jashtë vëndit ashtu si shumë fanolistë të tjerë, por ai qëndroi në Shqipëri dhe përfitoi nga amnistia që [[Mbreti Zogu I|Zogu]] dha për pjesën dërmuese të atyre që morën pjesë në Lëvizjen qershorit.
 
=== Ushtarak i Monarkisë së Zogut ===