Antropologjia: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 4:
 
== Historia ==
Ndryshimet e fytyrës e të mënyrës së jetesës iu kanë rënë në sy vëzhgonjësve që në kohët më të lashta. Ndër dokumentat e hieroglifuar te egjiptianeve gjenden përshkrime të shumta popujsh që kishin marrëdhënie me nënshtetasit e Faraonvet. Bibla, në kaptinën e dhjetë të Gjenezës (të bërët) përmban një dokument të famshëm etnologjik të kohës. Ndër GrekëHelenë e Latinë, pastaj, kemi shënime të shumta e vepra të tëra ku fise e raca të ndryshme të dheut përshkruhen për bukuri duke u ndjekur një farë sistemi shkencor. Mjafton të përmenden emrat e Herodotit, Aristotelit, Tacitit e Plinit të Vjetër për të kuptuar se shumë ndër eksponentët e mendimit helenik e italik i kanë kushtuar me zell studime të vlefshme atyre shkencave që sot thirren etnografi, etnologji e antropologji.
 
Studimet shumëzohen gjatë Mesjetës dhe zënë vënët kryesor në numrin e diturive të kohës, atëherë kur Evropianët mundën të zbulojnë kontinente të reja dhe të hyjnë thellë nëpër ato që njiheshin edhe ndër kohët e moçme. Më në fund, në shekullin e nëntëmbëdhjetë, njoftimet e mbledhura mbi dukjen e mbi zakonet e njerëzve disiplinohen, caktohen vijat që duhen ndjekur për kërkimet e reja dhe arrihet, në këtë mënyrë, në shkencat e vërteta që përbëjnë historinë natyrore të njeriut.