[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 27:
Emri Epir, u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha.
Pra në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës sipër, për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekëtgreqishtfolës shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine.
Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur [[Toskëria|Toskërinë]] dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër<ref>F.E. Sh.fq. 242</ref> dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri<ref>Po aty, fq. 241-242</ref>.
Rreshti 35:
* Shtese:*''Aty ku çështjen e la prof. Çabej.Emri Epir në gjuhën shqipe është rjedhim i emrit latin Epirus''.
 
Emri Epir në gjuhën shqipe është rjedhim i emrit latin Epirus. Në gjuhën grekegreqisht, emri është '''"epeiros"''' i cili shqiptohet Ipiros. Çamët vendit të tyre i thonë ''Iperi'', vendi i ipeve (ipe = shqipe). Në Krujë, vendi i shqipeve thuhet '''shqipёri'''. Në Kelmend, vendi i shqypeve thuhet Shqypni. Emrin e zogut ''ipe'' e gjejmë sot edhe te greket greqishtfolës: Gjipas, te italianët Gipetto dhe francezët gipaette. Atë e gjejmë edhe te egjiptianët e vjetër, tek emri i një perëndie me trup njeriu dhe kokë ipe, shqipe. Emri i kësaj perëndie është ''Ipis''. Emri ipe i zogut, kërkuar në gjuhët e quajtura indoeuropiane, jep të kuptojmë se ai vjen nga cilësitë fluturuese të zogut, nga se ai fluturon më iper, më hiper, më sipër, më supra, më uber, më upra, etj, nga zogjtë e tjerë. Shpjegimi i emrit ''Ipirios'' me greqishten është më afër ''ipe oros'', pra ''malet e ipeve'', njësoj si te çamët Iperi dhe te krutanët Shqipëri, se sa ashtu si deri më sot thuhet, kontinent. Për më tepër, që nga antikiteti deri më sot, vende malore si Kaukazi dhe Spanja e sotme janë quajtur dhe quhen Iberi.
 
== Banorët e parë ==
{{Fiset Ilire}}
 
Disa dijetarë, duke u nisur nga elemente të shkëputura kulturore që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha grekegreqisht e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grekëhelenë. Ky mendim është kundërshtuar nga studiues të ndryshëm, të cilët marrin parasysh dhe interpretojnë ndryshe disa thënie të historianëve dhe gjeografëve antikë dhe rezultatet e kërkimeve të sotme arkeologjike <ref>H.P. Sh.fq. 46</ref>. [[Herodoti]] thotë se: ''në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm [[Pellazgët|pellazgë]], të cilët kishin ardhur këtu nga [[Thesalia]] kufitare''. Kurse [[Straboni]], duke u mbështetur te [[Efori]], [[Hesiodi]] dhe [[Euripidi]] thotë se: ''vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte [[Arkadia]] dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë''<ref name="Po aty, fq. 43">Po aty, fq. 43</ref>.
 
Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografikë me prejardhje ilire. Kështu p.sh.:
Rreshti 49:
 
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore.
Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës grekegreqisht, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.
 
Teopompi, – thotë Straboni<ref>Strab. VII, 5</ref> – përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond<ref>N.G.L.Hammond: fq. 290 dhe E.Leppore ;vep e cit. Tukidit.</ref> na thotë se: .''.. në Epir ka pasur rreth 60 fise, por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori''. Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë përë rëndësinë e tyre ishin: [[Tesprotët]], [[Kaonët]], [[Molosët]], [[Atamanët]], [[Anfilokët]] dhe [[Kasopët]]<ref>Te Nilsson, po aty.</ref>.
Rreshti 58:
Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.
 
Në një vend tjetër, Tukididi i quante barbarë persianët, [[taulantët]], [[ilirët]], [[trakët]] dhe [[maqedonët]]<ref>[Po aty]</ref>. Po kështu barbarë i quajnë [[epirotët]] edhe Straboni [[Skymni]]<ref>Scymn. ''Evropa'' 450</ref>, [[Polibi]]<ref>[Polyb, XVIII,58]</ref> [[Livi]]<ref>[Liv. XXII,34]</ref> Plini<ref>Plin. III,45]</ref>, etj. Fjala ''barbar'' përdoret nga autorët e lashtë grekëhelenë për të treguar popullsi të huaja, por edhe fise etnikisht të njëjta por gjeografikisht margjinale, kultura dhe dialekti i të cilave kishte karakteristika dalluese nga të dialekti i athinasve. Në këtë kuptim ekzistonte ndryshim kulturor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë e pohon edhe Tukididi në një vend tjetër, kur flet për qytetin në [[Amfiloki]]: ''Banorët e këtij qyteti, greqishten që flasin sot, e mësuan nga ambrakasit e ardhur, amfilokët e të tjerë janë ''barbarë''<ref>Tukid. po aty.</ref>. Në qoftë se amfilokët do të ishin grekëhelenë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasiqë nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t'i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjithë popujt e tjerë që nuk ishin grekë.
 
Ka mendime se me fjalën ''barbar''që ka përdorur, [[Tukididi]]/ nuk ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve. Ata i mëshojnë mendimit se helenët në përgjithësi, nga mesi i shekullit V p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala [[persianët]] dhe [[egjyptjanët]], të cilët ata i quanin ''barbarë''.
Rreshti 64:
Mund të përmendet edhe një e dhënë më e vonë, që besohet të jetë nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i [[Stefan Bizantini]]t<ref>Steph. Byz. ;''De urbibus et populis'', shiko emrin Athamania.</ref>, i cili i quan [[athamanët]] ilirë.
 
Për këtë tezë që i njeh epirotët për ilirë flet edhe vetë shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir. Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grekhelen dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonie korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur [[Perikliu]] ftoi delegatët e [[Greqia Antike|Greqisë]] në konferencën panhelenike të Athinës, vetëm [[Ambrakia]] si koloni e Korintit u pranua nga qytet-shtetet e Epirit<ref>N.Nilson, vep. e cituar fq. 137, D.Mustilli, art. i cituar fq. 137</ref>. Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se: ''... populli i këtyre viseve ka pasur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e maqedonisë dhe të ilirisë''.
 
Një kontribut të rëndësishëm përsa i përket problemit të përkatësisë etnike të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë kryer në Shqipërinë e Jugut, si p.sh. në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës dhe Kakavisë në [[Dropulli i Sipërm|Dropullin e Sipërm]], në [[Mashkullora|Mashkullorë]] të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.
Rreshti 92:
Një grumbull emrash ilirë kemi edhe tek burimet antike. Nga emrat që na kumton Tukididi, lidhur me prijësin e kaonëve, të tesprotëve, atintanëve e parauejve, katër janë ilirë.<ref>Steph. Byz. , ''De urbibus et populis'', (shiko fjalën Algestaio).</ref>
 
Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër grekehelene as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia), Atamania, Anfilokia, Prosaibia, Tesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit)<ref>E.Çabej, ''Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve'', në Bul. e shke. shoq. nr. 2, 1958, fq. 61</ref> , qenë thirrur edhe Aigestë. Të njejtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou, Aheron, Ahelou dhe Thyamis, prej të cilit e ka marrur sot emrin Çamëria<ref>Strab. VII, 328</ref> dhe emrat e maleve Tomar, Asnau, Aeropus, etj.
 
Dihet se, ashtu si të gjithë popujt e tjerë jogrekë të Ballkanit edhe ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre gjithnjë shkronja të gjuhës grekegreqisht e latine. Në qoftë se sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime grekehelene e latine, kjo nuk do të thotë se ilirët u helenizuan dhe më vonë u romanizuan. Straboni i trajton një pjesë të epirotëve si bilingë (dygjuhorë), pra, [[Straboni]]<ref>[[Malte Brun]], ''Précis de la géographie universelle'', [[1810]]-[[1829]], [[Paris]]</ref> nënkupton që epirotët flisnin si ilirishten, ashtu edhe greqishten.
 
Gjeografi danez [[Malte Brun]], autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek. XIX, që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij, në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë: ''Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekëthelenët gjysmëbarbarë''. Përsa i përket Epirit të gjithë autorët grekëhelenë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia. Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë. Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia, Molosia. Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase. Me sa duket, gjuha shqipe rrjedh prej saj<ref>Pouqueville, ''Udhëtime në More, në Konstandinopojë, në Shqipëri dhe në vende tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve 1798, 1799-1800]] dhe 1801'', [[Paris]] [[1805]]</ref>. Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se: ''... këto vende, (në kohën e tij) quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptarë''<ref>Ch. Brouchneri, ''Fjalor gjeografik'', [[Venedik]], [[1770]]</ref>.
 
Ch. Brouchneri, gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan: ''Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane, që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë, në jug me Livadhjanë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë''<ref>[[Teodor Momsen]], ''Historia e Romës së Lashtë''</ref>.
Rreshti 104:
Lajbnici, filozofi më i madh i kohës së tij, i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne, falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijes. Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim, ashtu si albanologu [[Erik Hemp]], ''... një dijetar të hershëm, të vërtetë, të gjuhësisë shqipe''<ref>M.Reiter, ''Leibnizen's Albanel - Briefe'' - Zeitschrift fur Balkanologie Jg. XVI, [[1980]], fq. 82-93</ref> , udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë, që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare, me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe. Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotecistit mbretëror të Berlinit, tanimë të njohur në botën shkencore si: ''Letrat shqiptare të Lajbnicit''<ref>C.V.Lajbnic, ''Albaner - Brife'', [[Hanovër]], [[24 janar]] [[1705]]</ref>. Në letrën e parë të datës [[24 janar]] të vitit [[1705]], ai shprehte mendimin se; ... gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir''<ref>J.G.Herdez, ''Ideen zur Geschichte der Menschheit'', [[Leipzig]], [[1868]], vol. III, fq. 99</ref> .''
 
Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire, si Lajbnici shprehen edhe J. G. F. Herder<ref>J.E.Tunman, ''Kërkime rreth historisë së popujve të Evropës Lindore'', [[Leipzig]], [[1774]]</ref> , J. E. Tunman, i cili thotë: ''Edhe në Epir banonin vetëm popuj jogrekë, të cilët flisnin maqedonisht, siç është e njëjtë, me gjuhën ilire''<ref>Franc Bop, ''Uber das Albanesisch in seinen verwandtschaftlichen Beziehungen'', [[1855]]</ref> . Por mendim të tillë kishin edhe F. Bop<ref>J.Riter von Ksilander, ''Gjuha e albanezëve ose e shqiptarëve'', [[Frankfurt am Main]], [[1835]]</ref> , J. R. F. Ksilander<ref>J.G.von Han, ''Albanesische Studien'', [[Wien]], [[1854]]</ref> , J. G. F. Han<ref>J.F.Falmerajer, ''Elementi shqiptar në Greqi'', [[Munchen]], [[1857]]</ref> , J. F. Falmerajer<ref>[[T.Mommsen]], ''Historia e Romes'', [[Leipzig]], [[1932]]. ''Historia e Romës së lashtë'', [[Roma]]-[[Torino]] [[1904]] vëll. II, Libri i IV, kreu V, fq. 142</ref> , T. Mommsen<ref>[[Paul Kreqmer]], ''Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache'', (''Hyrje në historinë e gjuhës greke''), [[Göttingen]], [[1896]]</ref> , P. Kreçmerku<ref>P.Kretschmer, po aty.</ref> thotë: ''Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve, që nga kufijtë e krahinës së Epirit, qysh herët, të paktën që nga koha e [[Herodoti]]t<ref>P.Kretschmer, ''Fiset Ilire'', po aty.</ref> , është përdorur emri i përbashkët Ilirët, ose siç quheshin në kohët më të lashta, Hilirët''<ref>P.Kretschmer, ''Sprachliche Vorgeschichte des Balkans'', (''Parahistoria gjuhësore e Ballkanit''), Revue Internationale des e'tudes balkaniquee, vol. II viti [[1935]] fq. 41-48</ref> . Ky emër vjen mbase nga jugu, nga Illyrii proprie dicti <small><sup>Plin. III-144. Male II-3</small></sup> dhe u përhap më vonë nga grekëthelenët në të gjitha fiset e ngjajshme me ta, që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut<ref>H.Frëmmer, po aty (''Vitet e errëta'') [[565]]-[[850]]</ref> .
 
Ndërsa Hansjërg Frëmmer<ref>[[Hansjërg Frëmmer]], ''Die Illyrer'', [[Karlsruhe]], [[1988]]</ref> në librin e tij ''Ilirët'', që ai e botoi në vitin 1988, thotë: ''Ndarja më tresh e Ilirisë, ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent, u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave, të Dioklecian Konstantinit, Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës, si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë. Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent, rreth Shkodrës, si provinca Prevalitana, bënte pjesë në dioqezën e Dakisë. Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën grekehelene''<ref>Deukalioni, ''Fjalor i Mitologjisë'', fq. 57</ref> dhe të Pirros<ref name=gjeneruar_automatikisht1>Po aty.</ref> .
 
Antigonea, qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua, të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea. Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin, para se të martohej me [[Ptolemeu]]n<ref>Av. M.Kokolari, ''Nuk mbulohet dielli me shoshë'', "Bashkimi i shqiptarëve" nr. 6, fq. 4, dt. [[15 shtator]] [[1993]], [[Tiranë]]</ref> . Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur. Sipas historianëve antikë Ambrakia ([[Narta]] e sotme), ka qenë kryeqyteti i Pirros. Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore (monumente), Plini sh. I, tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e [[Pirro Mollosi]]t<ref name=gjeneruar_automatikisht1 /> .
Rreshti 116:
Për periudhën e antikitetit të Gjirokastrës, kësaj qyteze-kështjellë, hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike. Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës, në verën e vitit 1983. Gërmimet në territorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme, sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë. Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra, sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro. Si pasojë, kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin, që në këtë kështjellë nuk gjenë ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike. Ky qytet nuk ka pasur nevojë për gurë të tillë, përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm, të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie, që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.
 
Emile Isambert, duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek. I cili del me hamendje se: ''Gjirokastra është Argia e dikurshme''<ref>[[Emile Isambert]], vëll. i cituar fq. 859-867</ref> . Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit. Aty rrjedh edhe një lum i vogël, i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë. Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr. Milan Shufflaj<ref>Dr. [[Milan Shuflai]], ''Serbët dhe shqiptarët'', fq. 180</ref> në veprën e tij ''Serbët dhe Shqiptarët''. Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arianitasve. ''Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas, ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur [[Argias]]''<ref>Av. M. Kokolari, vep e cituar, Dr. [[Ali Hadri]], HPSH. [[Prishtinë]], [[1966]], fq. 42-43</ref> . Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar. Te vepra e Emile Isambert, afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme, siç e shkruanin më vonë grekëthelenët.
 
Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj. Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit. Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek. XIV. Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës. Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi. Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar, për nder të udhëheqësve të lartpërmendur, kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër. U quajt kështu sepse të dy prijsat e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin. Me fjalë të tjera u quajt;Qyteza-kështjellë e Gjinit<ref>Dr. [[Ali Hadri]], po aty.</ref>. Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra, si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit, që tingulli (n) shndërrohet në (r).