Aleksandër Meksi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Biografia e Z.Aleksander Meksi
Rreshti 22:
}}
 
<br />
'''Aleksandër Meksi''' është politikan shqiptar, ish [[Lista e Kryeministrave të Shqipërisë|Kryeministër]] i Shqipërisë gjatë viteve [[1992]] - [[1997]]. Në dhjetor 1990 merr pjesë në themelimin e [[Partia Demokratike e Shqipërisë|Partisë Demokratike]]. Gjatë periudhës se qeverisjes së Meksit ekonomia u transformua në një ekonomi kapitaliste.
 
Meksi dallohet gjithashtu edhe për studimet e tij në lëmin e [[Arkeologjia|arkeologjisë]].
= Aleksandër Meksi (8 mars 1939, Tiranë) është një studiues dhe restaurator i monumenteve të arkitekturës mesjetare (kryesisht kisha e xhami) dhe politikan. I ati Gabriel Meksi (Labovë 1894-1958) mësues i Historisë dhe nëna Efigjeni Haxhistasa (Berat 1912-1983). Është i martuar me Dhurata Shala dhe ka dy djem Endri e Redon. =
 
= Ka kryer studimet universitare në degën e ndërtimit në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetin Shtetëror të Tiranës  (1955-1960). Deri në fund të vitit 1990 ka punuar kryesisht në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Në vitin  1965 ka kryer specializim (6 muaj) në “''Scuola di perfezionamento per lo studio e il restauro dei monumenti''” pranë fakulteti të arkitekturës të Universitetit të Romës. Në vitet shkollore nga 1974 -1977 ka dhënë lëndën e Historisë së arkitekturës në Degën e ndërtimit në  UT. Ndërsa në vitin shkollor 1989-1990 ka qenë pedagog për dy lëndë (ushtrime e seminare-në semestrin e parë) në ''Universitetin e Marburgut.'' Aktiviteti kërkimor dhe ai për gjurmimin dhe restaurimin e monumenteve është pasqyruar në dhjetëra artikuj dhe monografi si autor i vetëm apo dhe si bashkautor.  Mban gradat shkencore Kandidat i Shkencave (1982) dhe Doktor i shkencave (1988) si dhe titullin Profesor (1995). =
 
= Karriera politike  i fillon në dhjetor 1990 si bashkëthemelues dhe hartues i Programit minimal, i Statutit të Partisë Demokratike dhe anëtar  i Komisionit Nismëtarë të saj. Qysh atëherë e deri ne vitin 1997 ka qene anëtar i Kryesisë se PD dhe më vonë, me ndonjë shkëputje (1997- 2001), anëtar ''ex oficio'' i Këshillit Kombëtar. Që nga zgjedhjet e para pluraliste është zgjedhur deputet për në Kuvendin e Shqipërisë (1991-2001). Pas fitores së Partisë Demokratike në 22 mars 1992, më 13 prill zgjidhet Kryeministër i Qeverisë Demokratike, post që e mbajti deri ne 13 mars 1997 (pasi dha dorëheqjen në 1 mars). Ajo Qeveri ndërmori reformimin e shtetit  shqiptar  nga një shtet i diktaturës së proletariatit në një shtet demokratik të së drejtës, me ekonomi të tregut të lirë, ku respektohen të drejtat e njeriut. Detyra të vështira për një vend në krizë të plotë politike-ekonomike e sociale, në një vend të rrënuar nga marrëzia komuniste e diktatura e proletariatit. Me ndihmën e vendeve të Evropës së Bashkuar dhe Sh.B.A. u përmbys shteti komunist, u krijua një shtet i ri me Kode e ligje të reja, me ndryshime rrënjësore në sistemin politik dhe ekonomik që tjetërsuan në ato vite Shqipërinë.  Qysh nga  viti 2001 është kritik ndaj drejtuesve  të Partisë Demokratike për mungesën e demokracisë së brendshme si dhe keqqeverisjes gjatë viteve 2005-2013; por vazhdon të jetë aktiv në jetën politike të vendit me shkrime politike si opozitar, intervista e biseda në mediat televizive. =
 
== Tituj të veprave ==