[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
""""FENOMENI"""
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 2:
 
==Fenomeni==
Kohë më kohë ndodh që [[Dielli]] fillon të mbulohet nga një hije e zezë , që nis nga skaji perëndimor (i djathtë) i tij dhe shkon duke u rritur, derisa e zë krejt atë. Ky fenomen quhet '''eklips (zënia) i Diellit'''. Në mënyrë të ngjashme, Hëna e plotë fillon të zhytet në errësirë dhe disku i argjentë i saj bëhet i kuqërremtë i errët. Ky është '''eklipsi (zënia) i Hënës'''. Shkaku i eklipseve është shumë i thjeshtë dhe i natyrshëm: Dielli është më i madh se Toka dhe Hëna, prandaj të ndriçuara nga Dielli, këto lëshojnë kone hijeje konvergjente dhe kone gjysmehijeje divergjente. Nëse ndodhin ose jo eklipset, varet nga kushtet astronimike. Kemi eklips Hëne, nëse Hëna futet në atë pjesë te hapësirës ku i bie hija e Tokes dhe kemi eklips Dielli, nëse hija e Hënës bie në Toke.
 
Sikur Hëna të levizte ne planin e ekliptikes, atehere çdo muaj do te kishte dy eklipse, eklips Dielli në Henën e re dhe eklips Hëne në Hënën e plote. Meqënëse plani i orbitës së Hënës formon njefare këndi (rreth 509’), me planin e ekliptikës nuk ndodh kështu. Me të vërtetë, Hëna mund të jetë në fazen e Hënës së re por ndodhet në një ojesë të orbites qe eshte larg ekliptikës, në këto raste hija e saj nuk e prek Tokën.
 
Eklipset mund te ndodhin kur Hëna është ne planin e ekliptikës ose pranë tij. Në rastet kur Hëna futet plotesisht në hijen e Tokës, kemi eklips të plote të Hënës. Kur hija e Tokes mbulon vetëm nje pjesë të Hënës mund kemi eklips të pjesshëm. Kuptohet se eklipset e Hënës shihen nga të gjithë vrojtuesit per të cilët gjatë kohës së eklipsit, Hëna gjendet mbi horizont. Ngjyra e kuqërremtë e errët qe merr Hëna në kohën e eklipsit te plotë të saj, shpjegohet kështu: Rrezet e Diellit perthyhen në atrnosferën e Tokes dhe hyjne në konin e hijes së saj. Rrezet qe thithen më pak prej atmosferes së Tokës jane të kuqet, pra këto mberrijnë më me shumice në Hënë dhe ndriçojnë zbehtë. Edhe eklipset e Diellit jane te pjesshme dhe të plota. Eklips i plotë i Diellit shihet vetëm nga ato vende ku bie njolla e hijes së plote të Hënes, kurse eklipsi i pjesshëm duket ne ato vende ku bie gjymëhija e Hënës. Gjatë zhvendosjes së Hënës nëper orbiten e saj, njolla e hijes dhe e gjysmëhijes së saj lëvizin nepër sipërfaqen e tokes nga perendimi në lindje, duke pershkruar një brez të ngushtë të eklipsit të plotë (me gjerësi që nuk i kalon 250 km) dhe një brez të gjerë të eklipsit të pjesshëm (me gjerësi rreth 4000 km). Përveç eklipsit të plotë dhe të pjesshëm të Diellit , ka edhe eklips Dielli në formë unaze. Ky eklips ndodh kur hija e plotë e Hënes nuk arrin në siperfaqen e Tokës, d.m.th. kur në kohën e eklipsit largësia Tokë - Hënë është me e madhe se largësia e konit të hijes së plotë të Hënes. Çdo eklips fillon me fazën e eklipsit te pjesshëm dhe mbaron përsëri ashtu.
 
==Referenca==