Ndryshimi mes inspektimeve të "Berati"

1 byte removed ,  1 vit më parë
(fotografi)
 
====Ura e Goricës====
[[Skeda:berat-ura e gorices.png|thumb|left|250px|Ura e Goricës]]Ura e Goricës është një nga monumentet e kulturës dhe të arkitekturës së Beratit dhe njëkohësisht një nga simbolet e tij. Rreth viteve 1780 me përkujdesjen e Ahmet Kurt Pashës, nga urë druri në pjesën e sipërme, ajo u ndërtua e gjitha prej guri. Ajo u rindërtua përsëri duke marrë pamjen që ruan sot, me parmakë betoni, në vitin 1922 nga bashkia e qytetit. Është 129,3m e gjatë, 5,3m e gjerë, ngrihet 10m mbi lumë dhe ka 7 harqe me hapësira 9 deri 16,7m.
 
====Ndërtesat e kultit====
Disa kapitale dhe kolonada dëshmojnë se në Berat kanë ekzistuar kisha paleokristiane të shekujve IV–VI (Shën Todri). Ndër kishat më të bukura të ndërtuara në shekujt XIII-XIV janë : Shën Mari Vllaherna, Shën Triadha dhe Shën Mëhilli. Në Berat ka edhe një numër ndërtesash të fesë islame, me vlera të shquara arkitektonike e artistike, si: [[Teqeja halevite (Berat)|teqeja e Helvetive]], [[Xhamia e Beqarëve]], [[Xhamia e Plumbit (Berat)|Xhamia e Plumbit]], [[Xhamia e Hysen Pashës]], [[Xhamia e mbretit (Berat)|Xhamia e mbretit]], [[Xhamia e Telelkave]], [[Xhamia e Kuqe (Berat)|Xhamia e Kuqe]] [[Xhamia e Bardhë]] etj. Këto kisha, xhami dhe ndërtesa të tjera urbane, sidomos ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricë, janë perla të arkitekturës mesjetare. Nga përshtypja e veçantë që të krijon ansambli i Mangalemit, Berati është quajtur edhe qyteti i një mbi një dritareve.
Anonymous user