[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Removed redirect to Ymet
Etiketa: Hoqi ridrejtimin
Rreshti 1:
[[Skeda:Islam in Europe-2011.svg|parapamje|Përqindja e muslimanëve në Evropë]]
#Ridrejto [[Ymet]]
Termi [[Feja islame|islam]] '''ummet''', nga turqishtja edhe '''ymet''' ([[Gjuha arabe|arabisht]] أمة = umma = bashkësi, komunitet), rrallë edhe ''ummah'', cilëson si fjalë e huaj në [[gjuhët evropiane]] bashkësinë fetare të të gjithë [[Myslimani|mysimanëve]], më saktë në arabisht الأمة الإسلامية = al-umma al-islamiyya = al-umma al-islāmīya, ndërsa në arabishten moderne edhe kombin si dhe „[[Bashkësia|bashkësi]]“ të tjera (të konceptuara në këtë formë). Koncepti fetar i ''umma''-s është në konkurencë me konceptin laik të „[[kombi]]t“ të zhvilluar në Evropë, si për shembull tek fjalët „kombi arab“ (arabisht الأمة العربية = al-umma al-arabiyya = al-umma al-ʿarabīya).
 
Kjo fjalë, në kohën para-islame pothuaj e papërdorur, gjendet shpesh në [[Kurani|kuran]]. Kjo fjalë arabe siç duket është huazuar nga ajo [[Gjuha hebreike|hebreishte]] ''umma'' (''fis, klan''), e cila ndoshta rrjedh nga ajo [[Gjuha asiriane|asirishte]] ''ummanu''. Por e mundshme është edhe [[Rrënja e fjalës|rrënja]] [[Gjuhët semite|semite]] e përbashkët.
 
Përdorimi i saj në kuran bëhet në lidhje me bashkësitë [[Etnia|etnike]] ose fetare si psh. çifutët, të krishterët dhe myslimanët. Më vonë ky term u bë i përdorshëm për ndjekësit që i mblodhi [[Muhamedi]] rreth vetes në [[Medina|Medinë]] dhe të cilët nuk e përcaktonin veten sipas [[Fisi|marrëdhënieve fisnore]] dhe afërsisë familjare (''[[asabijja]]'') por nëpërmjet fesë së përbashkët. Për një kohë të gjatë me të nënkuptohej kryesisht bashkësia fetare e myslimanëve, prej [[Shekulli i 19-të|shekullit të 19-të]] edhe kombi në kuptimin e sotëm. Prej vitit 1967, pas humbjes në [[Lufta gjashtëditore|luftën gjashtëditore]] dhe pas fillimit të rënies së [[Nacionalizmi arab|nacionalizmit arab]], filloi të mbizotërojë konceptimi fetar. Në hebreishte fjala ''umma'' (אמה) shërben si vetë-emërtim i çifutëve [[Sefardët|sefardë]] që prej dëbimit të tyre nga [[Spanja]] në vitin 1492.
 
Ndryshe nga ymet, e cila nënvizon [[bashkësinë]], termi [[Dar al-islam-i|dar al-islam]] ("shtëpia e fesë islame") cilëson vendin, ku myslimanët kanë [[pushteti]]n në dorë; e kundërta është [[dar al-harb-i]] ("shtëpia e luftës").
 
Ndërsa termi i përdorur shpesh sot, "[[bota islame]]", nuk është i përkufizuar saktë.
 
== Shih edhe ==
* [[Vatani]]
 
== Literaturë ==
* Jonas Grutzpalk: ''Umma und Asabijja''. Në: „Tönnies-Forum“, 1, 2007, f. 29-44
 
== Weblinks ==
* [http://www.ssoar.info/ssoar/files/2009/1361/umma%20und%20asabiya.pdf Umma und Asabiya] (Umma dhe asabija) (PDF-Datei; 1,18 MB) ''(gjemanisht)''
 
[[Kategoria:Feja islame]]
[[Kategoria:Fjalë e shprehje arabe]]